Fėmijėt, 7 vaksinat qė i mbrojnė nga sėmundjet

Ulja e rrezikut pėr t‘u prekur nga sėmundjet ngjitėse gjatė jetės bėhet nėpėrmjet vaksinave, ose siē quhet ndryshe programit imunitar. Secili shtet ka nė kalendarin e tij njė listė vaksinash periodike, pėr tė cilat nėnat e reja marrin informacion dhe programojnė periudhėn kohore pėr fėmijėt e tyre, nė konsultoret e lagjeve. Para viteve 1990, nė kėtė kalendar ishin parashikuar mė pak vaksina sesa sot, ndėrsa pritet qė kėsaj liste mbrojtėse t‘i shtohet edhe vaksina e meningjitit. "Pas situatės sė pėrfolur pėr meningjitin, prindėrit kanė kėrkuar tė marrin vaksinėn pėr parandalimin e kėsaj sėmundjeje. Kėtė vaksinė e presim tė na vijė kėtė vit, megjithatė mund tė themi qė lloji i sėmundjes qė kanė prekur pacientėt nuk ėshtė virusal dhe nuk rrezikon epidemi", tha mjekja e Poliklinikės 5 nė Tiranė, Yllka Poēi. Sipas saj, edhe pse nė listėn e vaksinave ende nuk ėshtė parashikuar mbrojtja ndaj meningjitit, njė pjesė e prindėrve qė kanė mundėsi financiare e kanė blerė jashtė vendit. Kalendari i mbrojtjes Ēdo fėmijė qė nga lindja e deri nė adoleshencėn e hershme merr njė listė vaksinash pėr tė parandaluar sėmundje, tė cilat mund tė sjellin defekte nė organizėm, apo mund tė shkaktojnė probleme tė rėnda infektive. "Qė nė lindje, fėmijėt kryejnė vaksinime dhe rivaksinime, sipas njė periudhe tė caktuar kohore. Vaksina e parė qė marrin ėshtė BCG, e cila merret pėr tė parandaluar tuberkulozin. Kjo bėhet vetėm njė herė. Mė pas kryhet vaksina dhe rivaksina e Hepatitit B. Kjo ka hyrė nė kalendar nė vitin ‘94", sqaroi mjekja Poēi. Sipas saj, veē Hepatitit, vaksinė e re pas viteve ‘90 ka qenė ajo e rubeolės nė vitin 2000 dhe e shytave nė 2005-ėn. Sipas Institutit tė Shėndetit Publik, nė muajin mars do tė nisė edhe vaksinimi pėr sėmundjet respiratore dhe meningjitin. Kjo vaksinė pėrfshin 3 doza dhe nuk ka nevojė pėr rivaksinimin. Ai nis nė moshėn dymuajshe, doza e dytė nė moshėn 4-muajshe dhe nė moshėn 6-muajshe doza e tretė. Vaksinat Vaksinat janė preparate biologjike, tė cilat pėrgatiten nga bakteret e gjalla dhe tė vdekura, ose nga helmet e tyre. Sipas pėrbėrjes ato mund tė jenė unike, tė pėrcaktuara vetėm pėr njė sėmundje ngjitėse, por mund tė jenė edhe tė kombinuara, pėr dy dhe mė shumė sėmundje ngjitėse. Vaksinat janė preparate biologjike dhe pėr kėtė nevojitet qė tė ruhen nė ambiente tė posaēme vetėm nė spital, por njėkohėsisht lipset ruajtja e tyre edhe gjatė transportit. Vaksinat janė tė ndjeshme nė temperaturė, dritė, lagėshti, mjete kimike. Sipas mjekėve, kėto medikamente mbrojtėse qė merr aktualisht popullata janė tė njė cilėsie tė lartė dhe vaksina e fundit qė do tė vijė nė dhjetor ėshtė njė nga mė tė mirat. Sipas ISHP-sė, vetėm njė e treta e vendeve nė zhvillim kanė arritur ta bėjnė vaksinėn HIB pjesė tė kalendarit tė vaksinimit. Kjo dozė do tė shėrbejė jo vetėm pėr parandalimin e meningjitit, por njėkohėsisht edhe pėr shtimin e mbrojtjes sė organizimit nga sėmundjet respiratore dhe pneumonia. Praktika Sipas praktikės, ēdo nėnė e re paraqitet nė konsultore sipas periudhave tė caktuara kohore. Nėse ndonjėra prej tyre nuk ka marrė informacionin e nevojshėm janė mjeket dhe infermieret e lagjeve tė cilat i njoftojnė nė shtėpitė e tyre se duhet tė vaksinojnė fėmijėn. "Kjo edhe si njė traditė e vendit, por edhe si pjesė e njė pėrgjegjėsie tė sistemit parėsor ka arritur tė ēojė nė 98 pėr qind masėn e popullsisė tė vaksinuar pėr vitin 2007", sqaroi drejtori i Autoritetit Shėndetėsor Rajonal, Mhill Gecaj. Sipas tij, kalendari i vaksinimit nė vendin tonė ėshtė i miratuar sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė. Tė gjitha vaksinat, pa pagesė Tė gjitha kėto vaksina, tė cilat bėhen nė sistemin publik, janė pa pagesė, pasi pėrballohen nga fondet e shtetit. Nė periudha tė ndryshme, kėto lloj vaksinash janė financuar nga projekte pėr ndihmė tė fėmijėve dhe programe tė cilat parandalojnė shfaqen dhe pėrhapjen e sėmundjeve ngjitėse. Qė nga viti 2000, nė kalendarin tonė tė vaksinimit janė futur 3 vaksina, ajo e rubeolės, parotitit (fruthit) dhe sė fundi HIB, pėr tė cilin aplikimi nė GAVI ka nisur dy vjet mė parė. GAVI, (Aleanca Globale pėr Vaksinat dhe Imunizimin ka financuar pėr vendin tonė po pėr njė periudhė 5-vjeēare edhe vaksinėn e Hepatitit B. Financimi i ndėrkombėtarėve prej 2.3 milionė dollarėsh do tė shkojė pėr aplikimin e vaksinės HIB. Kjo ėshtė njė pėrpjekje shumė e rėndėsishme pėr tė parandaluar sėmundje mjaft serioze te fėmijėt si meningjiti apo pneumonia, qė shkaktojnė numrin mė tė madh tė vdekjeve nė moshat e vogla. Tabelė Skeda Vaksinat qė duhet tė bėjnė fėmijėt nga lindja deri 14 vjeē BCG - vaksina qė bėhet pas lindjes, pėr parandalimin e Tuberkulozit (0 vjeē) Hepatiti B- vaksina qė parandalon prekjen nga sėmundja e Hepatitit B DTP - Vaksina qė bėhet pėr mbrojtjen nga difteriti, tetanosi, pertuzi (kolla e mirė) (3 doza) Vaksinimi bazal (nė 6 muaj bėhen 3 doza) Vaksina e poliomielitit (2 muajsh) Vaksina e rubeolės dhe parotitit (fruthit) Vaksina e shytave (12-15 muajsh) dT - vaksina e fundit (bėhet nė moshėn 14-vjeēare) Kalendari Vaksina e detyrueshme Mosha Poliomieliti Difteriti Hepatiti Fruthi 3 muajsh x x x x 5 muajsh x x x 11 muajsh x x x 12-15 muajsh 3 vjeē x 5-6 vjeē x 12 vjeē x Tabelė Sėmundjet Tuberkulozi Sėmundjet e tuberkulozit janė sėmundje ngjitėse kronike, qė shkaktohen nga mikrobi tuberkle bacillus. Nga kėrkimet shkencore rezulton se njė pacient, qė vuan nga tuberkulozi i mushkėrive, mund t‘ia ngjisė kėtė sėmundje 10 deri nė 15 vetave brenda njė viti. Hepatiti B Pėrhapet nėpėrmjet seksit, shiringave dhe nga nėna shtatzėnė te bebja. 1-2 pėr qind e tė sėmurėve bėhen bartės kronikė tė virusit, pėrqindja ėshtė mė e lartė nė tė sėmurėt me mangėsi imune dhe te fėmijėt. Deri nė 90 pėr qind tė bebeve tė lindura nga nėnat me hepatit B bėhen bartės kronikė Poliomeliti Ėshtė njė sėmundje infektive e shkaktuar nga njė virus, i cili pushton sistemin nervor dhe mund tė shkaktojė paralizėn totale brenda pak orėsh. Zakonisht prek fėmijėt nėn pesė vjeē. Simptomat fillestare janė temperatura, lodhja, dhimbja e kokės tė vjellat dhe mpirja e qafės dhe e gjymtyrėve. Difteria Ėshtė njė sėmundje qė provokon formimin e njė shtrese tė dendur myku qė mund tė sjellė probleme nė frymėmarrje, paralizė, madje dhe vdekje. Tetanosi ėshtė njė tjetėr sėmundje qė shkakton njė mpirje tė fortė tė muskujve, nė pėrgjithėsi nė tėrė muskujt e trupit. Mund tė shkaktojė njė bllokim tė nofullės, kėshtu qė i sėmuri nuk ėshtė nė gjendje tė hapė gojėn dhe as tė pėrtypet.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos