Komisioni i Shėrbimit Civil, anėtarėt rrezikojnė shkarkimin



Kuvendi i Shqipėrisė mund tė shkarkojė nga detyra anėtarėt e Komisionit tė Shėrbimit Civil. Kryetarja e kėtij komisioni prezantoi dje raportin vjetor tė kėtij komisioni, mbi mėnyrėn se si janė trajtuar punonjėsit civil nė administratė, por raporti nuk ėshtė firmosur nga tė 5 anėtarėt. Deputetėt e tė dy krahėve kritikuan komisionin, duke e paralajmėruar atė pėr shkarkimin e anėtarėve. “Nuk ėshtė raport qė shpreh vullnetin e organit kolegjial, por ėshtė raport i njėanshėm”, - tha deputeti i PR-sė, Arjan Madhi. Deputeti i PS-sė, Besnik Dervishi, u shpreh: “Pėrderisa nuk jeni tė aftė tė firmosni njė raport, unė hedh dyshime se keni probleme tė tjera nė punė pėr sa i pėrket mbrojtjes sė punonjėsve civilė”. Edhe deputeti Bashkim Fino kritikoi punėn e kėtij institucioni. “Ėshtė njė material i cili ka ardhur, pasi siē thotė dhe kryetarja, komisioni ėshtė mbledhur gjashtė herė dhe nuk ka lidhur dot gjuhėn e pėrbashkėt pėr tė miratuar njė raport pėr t’ia sjellė Kuvendit tė Shqipėrisė”, - tha Fino. Nė fund tė mbledhjes, kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Ilir Rusmali, i kėrkoi kėtij komisioni tė rimblidhet dhe tė miratojė raportin tė firmosur nga tė gjithė anėtarėt brenda 10 ditėsh. Ai tha se Bordi i Monitorimit tė Kuvendit do tė ndjekė nga afėr procedurat. “Nė pėrfundim tė 10 ditėve ne kemi nevoje tė kemi vendimin mbi tavolinė, vendimin e Komisionit tė Shėrbimit Civil qė miraton raportin, nė tė kundėrt, ne jemi tė detyruar tė informojmė Kuvendin pėr mosfunksionimin e KSHC-sė dhe t’i bėjmė propozimet pėrkatėse Kuvendit”, - tha Rusmali.



Ambasadori britanik, zgjedhjet me rėndėsi pėr Shqipėrinė



Ambasadori britanik nė Shqipėri, Frezėr Uillson, deklaroi dje se procesi zgjedhor i lirė dhe i ndershėm ėshtė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. Ai ka ftuar partitė politike tė angazhohen pėr arritjen e standardeve nė zgjedhjet e ardhshme tė qershorit. Duke i konsideruar zgjedhjet si vendimtare pėr integrimin e Shqipėrisė, Uillsoni u shpreh se arritja e standardeve nė zgjedhjet e qershorit janė njė element me rėndėsi. Deklarata e ambasadorit britanik ka ardhur gjatė takimit tė sotėm me kreun e PDK-sė, Nard Ndoka.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos