Dita nderkombetare e ujit, thirrje per mbrojtjen dhe perdorimin racional

Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka shpallur 22 Marsin, qe prej vitit 1992 si Dita Boterore e Ujit dite ne te cilen, ne shume vende te botes organizohen aktivitete me synim ndergjegjesimin e opinionit per mbrojtjen, ruajtjen dhe perdorimin racional te burimeve ujore. Sipas statistikave ne bote vetem 3 % e ujit eshte i fresket, ndersa 97 % ndodhet ne dete dhe oqeane. Po ashtu, vetem 1 % e ujit qe ndodhet ne toke eshte i pijshem. Situata ne fushen e ujerave ne nivel nderkombetar paraqitet mjaft problematike. Sipas statistikave, 18 % e popullsise se botes, nuk kane akses per uje te pijshem te paster dhe 40 % nuk kane akses per sherbime kanalizimesh. Deri ne vitin 2030, pothuajse gjysma e popullsise se botes do te jetoje ne zona, ku do te kete mangesi akute ne furnizimin me uje, rezulton nga raporti i OKB-se qe u be publik ditet e fundit, gjate punimeve te Forumit Boteror te Ujit ne Stamboll. Autoret e raportit bejne thirrje per permiresimin e menaxhimit te krizes, shkaktare te se ciles jane kryesisht ndryshimet klimatike dhe shtimi me ritme te shpejta i popullsise qe shoqerohet dhe me shtimin e kerkeses per energji. Keto jane vetem disa nga faktoret qe po e vene gjithmone e me shume ne veshtiresi, burimin e shtershem me uje te paster te botes. Sipas raportit te OKB-se vitet e ardhshme, sidomos ne vendet ne zhvillim, mangesite akute ne furnizimin me uje, do te behen gjithmone e me shume pjese e realitetit. Raporti thote se sfidat qe shtrihen perpara, jane te medha por jo te pakapercyeshme. Per kete kerkohet marrja urgjente e masave, si investime ne infrastrukture, ne konservimin dhe ne skemat e riciklimit te ujit.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos