Analizat qė kryhen nė ISTN janė tė standardeve tė kėrkuara

23/04/2009  Instituti i Ndėrtimit ėshtė i vetmi institucion shtetėror qė kryen analizat e tė gjitha materialeve tė ndėrtimit qė prodhohen nė vendin tonė, apo importohen nė vendin tonė. Drejtori i kėtij institucioni, Artur Roshi, shprehet se ky institut zotėron laboratorė sipas standardeve evropiane, ku punon dhe njė staf i kualifikuar dhe analizat qė kryhen aty janė tė standardeve tė kėrkuara.

Shqipėria prej mė shumė se 19 vjetėsh ėshtė shndėrruar, si tė thuash, nė njė kantier ndėrtimi dhe vitet e fundit ėshtė shtuar edhe mė shumė. Ndėrkohė, siē shprehet drejtori i Institutit tė Ndėrtimit Artur Roshi, prej disa kohėsh puna nė kėtė institut ėshtė intensifikuar dhe pėrshtatur me standarde tė reja, nė pėrputhje dhe me politikat e qeverisė pėr tė rritur cilėsinė e ndėrtimeve.

- Zoti Roshi, sa laboratorė janė nė Institutin e Ndėrtimit dhe sa tė rėndėsishme janė analizat e materialeve ndėrtimore?

- Nė Institutin e Ndėrtimit janė 6 laboratorė, qė kryejnė analizat pėr materialet e ndėrtimit sipas standardeve tė reja tė akredituara nė Agjencinė e Akreditimit pranė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės. Deri tani ėshtė akredituar laboratori i ēimentos, materiali lidhės dhe ėshtė nė proces dhe akreditimi i laboratorit tė materialeve konstruktive, hekur-betonit. Njė staf i kualifikuar, nė tė vetmin laborator me stazh pune mbi 40 vjet, ēdo ditė kryen analiza tė materialeve tė ndėrtimit. Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė se edhe teknologjia ėshtė pėrmirėsuar. Pajisjet janė tė viteve tė fundit, brenda standardeve teknike tė funksionimit tė tyre. Kėto analiza janė tė nevojshme pėr tė gjitha materialet e ndėrtimit Kryerja e analizave ka njė rendėsi tė veēantė, pasi ky proces lidhet jo vetėm me rritjen e cilėsisė sė ndėrtimeve, por edhe indirekt me rritjen e sigurisė dhe cilėsisė sė jetės. Analizat nė kėtė Institut marrin njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr faktin se janė tė certifikuara nga njė ndėrmarrje shtetėrore, qė krijon njė besueshmėri mė tė madhe, pasi certifikata jepet nė emėr tė shtetit pėr cilėsinė dhe sigurinė. Nė departamentin e laboratorit, ndryshe nga vitet e mėparshme, ėshtė kryer dhe informatizimi i tyre. Nė kėtė kuadėr, janė pėrpiluar dhe programe testimi, qė ofrojnė shpejtėsi dhe cilėsi nė bėrjen e analizave, por eliminohen edhe abuzimet. Ky proces plotėson njė nga pikat e kryesore tė akreditimit, si dhe mėnjanon kontaktin e klientėve me personelin qė kryen analizat laboratorike. Tashmė ėshtė hapur dhe zyra e pranimit tė mostrave, qė rregullon dhe trajtimin e klientit, sipas koncepteve tė tregut tė lirė, qė do tė thotė se klientit i ofrohet shėrbimi, cilėsia dhe saktėsia e analizave tė materialeve nė njė kohė tė shkurtėr.

- A ka kryer Instituti i Ndėrtimit analiza pėr materialet e ndėrtimit qė importohen nė vend?

- Instituti i Ndėrtimit kryen analiza edhe pėr materialet e ndėrtimit qė importohen. Ne kemi ofruar shėrbimin tonė pranė tė gjitha pikave doganore pėr tė certifikuar kėto materiale.

- Pranė kėtij Institutit tė Ndėrtimit ndodhet dhe Departamenti i Inspektimit dhe Kontrollit tė Komfrontitetit. Ku qėndron rėndėsia e tij?

- Departamenti i Inspektimit dhe Kontrollit tė Komfrontitetit ėshtė pėrshtatur nė kushtet e sotme qė kėrkon tregu i ndėrtimit dhe nė pėrputhje me standardet evropiane. Deri tani ka njė trupė inspektimi tė akredituar dhe ėshtė e vetmja nė Shqipėri. Si objekt pune ky departament nė fazėn e parė ka kryerjen e inspektimeve gjatė kohės qė produkti i ndėrtimit ende nuk ka dalė nė treg. Ndėrsa faza e dytė konsiston nė inspektimin e produkteve tė ndėrtimit nė treg, ose e thėnė ndryshe objekteve qė tashmė janė nė ndėrtim ose nė pėrfundim.

- Instituti i Ndėrtimit ėshtė njė institut i ri, a ka njė bazė ligjore pėr tė funksionuar?

- Puna e Institutit tė Ndėrtimit deri tani ėshtė rregulluar mbi bazėn e tė ashtuquajturave "leje teknologjike", njė ligj i cili kishte mangėsi nė kushtet e zhvillimit tė sotėm, kur sektori i ndėrtimit u bė njė ndėr shtyllat e zhvillimit tė vendit. Por ne kemi hartuar dhe e kemi dėrguar nė qeveri njė p/ligj, qė pritet tė miratohet shumė shpejt. Ėshtė njė bazė ligjore qė i jep tė drejtė Institutit tė Ndėrtimit ushtrimin e kontrollit tė plotė tė materialeve pėr ndėrtim, inspektime tė cilat do tė rritin mė tej cilėsinė e sigurinė e ndėrtimeve. Me hyrjen nė fuqi tė kėtij vendimi tė qeverisė merr fund dhe faza e tranzicionit pėr kontrollin e materialeve tė ndėrtimit dhe i hap rrugėn edhe trupave tė tjera tė inspektimeve private qė janė nė pėrputhje me tregun.

- A bėn Instituti i Ndėrtimit oponencė pėr ndėrtimet, hidrocentralet apo rrugėt nė ndėrtim?

- Pranė Institutit tė Ndėrtimit ėshtė njė departament qė bėnė oponencėn teknike pėr objektet me vlerė tė preventivit mbi 100 milionė lekė si dhe pėr ndėrtimet qė kanė sipėrfaqe shtesė nga leja e ndėrtimit nė bazė tė ligjit "Pėr disiplinėn e punimeve tė ndėrtimit" si dhe ligjit "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe informalizimin e ndėrtimeve pa leje". Ky departament ka sektorė tė veēantė pėr hartimin e rregulloreve teknike, qė janė kushtet teknike tė projektimit dhe ato tė zbatimit. Bėn edhe projekte, por vendos edhe standarde pėr materialet e produktet pėr ndėrtim. Ndėrsa ėshtė edhe sektori i veprave hidroenergjetike, qė ofron studime hidroenergjetike pėr hidrocentrale tė veēanta,apo nė kaskadė, si dhe konsulencė teknike dhe studime pėr problemet qė lindin me shfrytėzimin e ujėrave ndėrkufitare, por edhe rezervat ujore. Pranė IN-sė ėshtė bėrė oponenca pėr projektzbatimin e tė gjitha TEC-ve apo HEC-ve tė dhėna me koncesion nga qeveria shqiptare. Ndėrsa oponenca pėr studimin e fizibilitetit ėshtė bėrė nga Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore. Nė Institutin e Ndėrtimit janė bėrė edhe oponencat e tė gjitha akseve rrugore qė janė ndėrtuar nė vendin tonė.

Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė fakti se si institucionet qeveritare, por edhe ato private, kanė marrė parasysh tė gjitha sugjerimet dhe kufizimet e parashtruara pas hartimit tė oponencės si nė fazėn e projektidesė, ashtu edhe nė fazėn e zbatimit dhe ndėrtimit tė projekteve.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos