Rezultojnė tė regjistruara rreth 6344 barna tė ndryshme

28/04/2009  Kontrollet, u hiqet licenca 15 subjekteve pėr kontrabandė

Jo pak, por 15 subjekte tė ndryshme farmaceutike janė penalizuar gjatė vitit tė shkuar pėr shkak tė problemeve tė paraqitura me tregtimin e barnave, pjesa dėrrmuese e tyre rezultonin tė ishin kontrabandė. Kreu i Qendrės Kombėtare tė Kontrollit tė Barnave Besnik Jakaj ka pohuar se pėr kėto kompani farmaceutike janė marrė masa ndėshkimore me heqje tė licencės, pėr shkak se tregtonin barna kontrabandė. Ndėrkohė ka shtuar se nėpėrmjet kontrolleve tė ushtruara nuk kanė rezultuar barna tė falsifikuara brendapėrbrenda territorit nga subjekte tė caktuara, ēka mund tė sillte pasoja tė rėnda shėndetėsore te popullata. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga ky institucion, rezulton se nė rrjetin farmaceutik shqiptar gjenden tė regjistruara e tė certifikuara jo pak, por 6344 barna tė llojeve e kategorive tė ndryshme trajtuese. Ndėrkohė i madhe ėshtė edhe numri i kompanive ofruese tė kėtij shėrbimi, qė gjithsej rezultojnė tė jenė rreth 344 kompani tė ndryshme farmaceutike (kjo shifėr nė raport me popullsinė, garantojnė mbulimin e nevojave tė duhura pėr barna, duke shmangur tė gjitha komplikacionet qė mund tė paraqiten. "Nė raport me numrin e popullsisė qė ka, Shqipėria konsiderohet njė ndėr vendet mė tė avancuara nė kėtė drejtim pėr numrin e barnave tė regjistruara dhe kompanive qė i kanė regjistruar ato", - ka deklaruar Jakaj. Sipas tij, nė vendin tonė nė bazė tė ndryshimeve tė vazhdueshme ligjore qė janė bėrė, mundėsohet futja nė treg e barnave tė njė cilėsie tė mirė, ashtu siē ndodh dhe nė vendet evropiane. "Ne kemi tė pėrcaktuar me ligj se barnat qė regjistrohen dhe qarkullojnė nė Shqipėri duhet tė jenė tė regjistruara nė njė nga vendet e BE-sė: nė Zvicėr, Kanada, Australi”, - ka vijuar Jakaj. Kjo gjė shkon edhe pėrkrah masave ligjore tė marra pėr liberalizimin e regjistrimit dhe sigurimit tė llojeve tė ndryshme tė medikamenteve, ēka ka penguar krijimin e monopoleve pėr sjelljen e alternativave tė caktuara tė tyre, tė cilat janė tė domosdoshme pėr popullatėn shqiptare. "Ne kemi pėrcaktuar nė ligj se brenda 20 ditėve subjektet farmaceutike qė duhet tė licencohen nė bazė tė formularit tė vetėdeklarimit marrin licencėn pėrkatėse, tė pėrcaktuara nė ligj, qė nga drejtoritė rajonale tė shėndetit publik deri te Komisioni i Licencimit nė MSH", - ka pėrfunduar drejtori i qendrės sė barnave.

Regjistrimi

Sipas tė dhėnave tė publikuara nga ky institucion rezulton se nė rrjetin farmaceutik shqiptar gjenden tė regjistruara e tė certifikuara jo pak, por 6344 barna tė llojeve dhe kategorive tė ndryshme trajtuese. Njėkohėsisht i lartė paraqitet tė jetė edhe numri i kompanive ofruese tė kėtij shėrbimi, qė nė total rezulton tė jenė rreth 344 kompani tė ndryshme farmaceutike, qė mundėsojnė shitjen e tyre.

Sigurimi

"Ne kemi pėrcaktuar nė ligj qė brenda 20 ditėve subjektet farmaceutike qė duhet tė licencohen nė bazė tė formularit tė vetėdeklarimit marrin licencėn pėrkatėse, tė pėrcaktuar nė ligj, qė nga drejtoritė rajonale tė shėndetit publik deri te Komisioni i Licencimit nė MSH. Barnat qė regjistrohen nė Shqipėri duhet tė jenė tė regjistruara nė njė nga vendet e BE-sė: nė Zvicėr, Kanada, Australi.”

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos