Ngrohja globale “risjell” malarien nė Shqipėri



Ngrohja globale mund tė risjellė nė Shqipėri sėmundje, qė prej vitesh nuk kishin prekur vendin tonė, si malaria. Pėr shkak tė ndryshimeve klimaterike dhe pozitės gjeografike, Shqipėria konsiderohet nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė si vend vulnerabėl dhe i prekshėm nga kėrcėnime tė tilla. Ky paralajmėrim erdhi gjatė seminarit tė pėrbashkėt tė OBSH-sė me Ministrinė e Shėndetėsisė, qė u zhvillua nė mjediset e Hotel Tirana.

Ndryshimet

Pėr tė pėrballuar kėtė rrezik, Shqipėria ka pėrpiluar njė projekt qė merr pėrsipėr parandalimin e sėmundjeve infektive qė shfaqen si pasojė e ndryshimeve tė klimės, nga temperaturat e larta, ciklonet, tajfunet, tėrmetet, nga dukuri tė pazakonta atmosferike. Projekti ėshtė hartuar nga OBSH-ja dhe MSH-ja me financim tė qeverisė gjermane.

Sipas specialistėve, dukuri si reshje, pėrmbytje, thatėsira, valė tė nxehti, ciklone kanė ndikuar ndjeshėm jo vetėm nė mjedisin pėrreth, por edhe nė shėndetin e popullatės. Edhe nė vendin tonė kėto ndryshime janė bėrė tė ndjeshme. “Ėshtė e qartė se ndryshimet e klimės shfaqen nė formėn e dukurive ekstreme apo tė pazakonshme tė motit dhe jo domosdoshmėrish nė njė trend linear tė qėndrueshėm.” – tha ministrja e Shėndetėsisė, znj. Anila Godo.

Sipas saj, kėto dukuri “kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė sigurimin e sasive tė mjaftueshme tė ushqimit, nė sigurimin e sasive dhe cilėsisė sė duhur tė ujit tė pijshėm apo larės, nė cilėsinė e ajrit, nė ndryshime tė ekosistemeve dhe shfaqjen e sėmundjeve infektive nė nivele jo tė zakonshme”.

Ndėrsa drejtori i Shėndetit Publik nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Gazmend Bejtja, tha: “Me rritjen e temperaturave, brezi i malaries mund tė zhvendoset mė nė veri. Pra, nė qoftė se malaria sot shihet vetėm nė Afrikė kryesisht, mund tė shfaqet dhe nė Evropėn Jugore, nė qoftė se ngrihet temperatura. Shqipėria pėr nga pozita gjeografike ėshtė njė vend i cili ėshtė vulnerabėl, pra, i prekshėm nga kėrcėnime tė tilla. Ėshtė njė vend qė mund tė preket dhe tė vuajė pasoja nga rritjet e temperaturės, nga thatėsira”.

Klima

Tashmė ekzistojnė mjaft fakte qė hedhin dritė mbi ndryshimet e klimės, shkaqet e mėnyrėn e shfaqjes sė kėtyre ndryshimeve, si edhe efektet e mundshme tė tyre mbi veprimtarinė e pėrditshme tė njerėzve e sidomos mbi shėndetin e tyre. Pa dyshim, njeriu ėshtė kontribuues nė ndryshimin klimaterik.

Shfrytėzimi pa kriter i pyjeve, i kullotave dhe tokave bujqėsore, shfrytėzimi jo perspektiv i rezervave ujore, emisionet nė atmosferė tė gazeve qė lidhen me djegien e lėndėve me origjinė fosilore, janė identifikuar si faktorė qė janė lidhur me ndryshimet klimaterike.

Sėmundjet infektive duket se do tė jetė kryefjala e shqetėsimeve tė specialistėve botėrorė tė shėndetėsisė. Kėta tė fundit kanė dhėnė alarmin pas shtimit tė rasteve tė prekura nga sėmundjet infektive. Kėsaj i shtohen edhe faktorėt ndikues pėr pėrhapjen e kėtyre sėmundjeve. Ndėrsa sė fundmi, ėshtė gjendur edhe njė lidhje me ndryshimet klimaterike.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos