Ligji, pensionet shtesė pėr ushtarakėt, punonjėsit e SHISH-it dhe tė Policisė sė Shtetit





Qeveria miraton ligjin pėr pensionet shtesė



Pėrfitues edhe ish-ushtarakėt e liruar nga detyra





Ushtarakėt nė detyrė, ish-ushtarakėt, punonjėsit e SHISH-it dhe punonjėsit e Policisė sė Shtetit pėrfitojnė pensione mė tė larta se ato qė marrin sot. Kėshilli i Ministrave miratoi dhe dėrgoi nė Kuvend projektligjin pėr “Sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura, tė punonjėsve tė Policisė, tė Gardės, tė SHISH-it, tė Policisė sė Burgjeve, tė Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe tė SHKB-sė”. Projektligji nė fjalė ka si qėllim garantimin e pėrfitimeve shtesė nė pensionet e profesioneve tė pėrmendura mė lart. Ky projektligj bėn unifikimin e pėrfitimeve suplementare tė tė gjitha kategorive tė ushtarakėve, kur ata kanė ndėrprerė ose ndėrpresin karrierėn. Njėkohėsisht, nisma ligjore parashikon mbrojtje me tė ardhura nė mėnyrė tė unifikuara pėr disa shėrbime, ndėrkohė qė parashikon qė shuma mujore e tė ardhurave tė jetė e arsyeshme dhe e krahasueshme pėr tė gjitha kategoritė e pėrfituesve dhe pėr tė gjitha fushat e mbrojtjes.

Ky projektligj parashikon se tė gjithė personat qė janė nė karrierė, do tė paguajnė kontribute shtesė, mbi ato tė pėrcaktuara nė ligjin e sigurimeve shoqėrore, gėrshetuar me pagesėn e kontributeve. Pėrfitimet qė parashikohen tė jepen nga ky ligj, parashikohen tė diferencuara, duke favorizuar personat qė kanė paguar apo vazhdojnė tė paguajnė kontribute shtesė. Nė bazė tė kėtij projektligji, njė pension i pėrkohshėm nuk mund tė jetė kurrė mė i lartė se njė pagesė kalimtare e cila i jepet pėrfituesit menjėherė pas pėrfundimit tė karrierės.

Kush pėrfiton

Sipas kėtij ligji, pėrfituesit do tė jenė ushtarakėt aktivė tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė: oficerė, nėnoficerė, studentė, ushtarakė dhe kursantė, pėr nėnoficerė, ushtarė me pagesė ose profesionistė, ushtar i shėrbimit tė detyrueshėm, ushtarak nė rezervė/lirim/pension pleqėrie. Punonjėsit e Policisė sė Shtetit kur janė aktivė, me pagesė kalimtare, nė pension pleqėrie, studentė, kursantė dhe ushtarė (ndihmės agjentė). Punonjėsit e Gardės, qė gjenden nė karrierė, punonjėsit me status si kursantė, studentėt dhe ushtarėt, ish-punonjėsit e Gardės, qė janė nė dispozicion, nė pritje pėr riemėrim nė detyrė dhe ish-punonjėsit e Gardės, qė kanė dalė nė rezervė ose nė lirim, punonjėsit e Shėrbimit Informativ tė Shtetit, punonjėsit e Policisė sė Burgjeve, kur janė aktivė, me pagesė kalimtare, punonjėsit e Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimit, punonjėsit e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm dhe anėtarėt e familjeve tė ushtarakėve dhe tė SHKB-sė.

Pėr efekt tė periudhės sė shėrbimit nė strukturat pėrkatėse dhe pėr efekt tė moshės, projektligji parashikon qė tė plotėsojė vjetėrsinė nė shėrbim 12 vjet pėr femra dhe 15 vjet pėr meshkuj si dhe tė ketė mbushur moshėn 42 vjeē pėr femra dhe 47 vjeē pėr meshkujt.

Sa pėrfitohet

Efektet financiare qė mbart ky ligj pėr pensionet suplementare tė ushtarakėve qė kanė pėrfituar pensione para vitit 91, parashikohen rreth 45 milionė lekė nė muaj, ndėrkohė qė vazhdojnė tė trajtohen dhe tė rillogariten pensionet aktuale tė parakohshme pėr 9603 ushtarakė tė tjerė, tė cilėt kanė pėrfituar nga ligji i mėparshėm. Njėkohėsisht, edhe 382 ish-policė si dhe 4 761 pensione suplementare tė njohura tashmė.





Pėrfituesit



1. Ushtarakėt aktivė tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė: oficerė, nėnoficerė, studentė, ushtarakė dhe kursantė, pėr nėnoficerė, ushtarė me pagesė/profesionistė, ushtar i shėrbimit tė detyrueshėm, ushtarak nė rezervė/lirim/pension pleqėrie.

2. Punonjėsit e Policisė sė Shtetit kur janė aktivė, me pagesė kalimtare, nė pension pleqėrie, studentė, kursantė dhe ushtarė (ndihmės agjentė).

3. Punonjėsit e Gardės, qė gjenden nė karrierė, punonjėsit me status si kursantė, studentėt dhe ushtarėt, ish-punonjėsit e Gardės, qė janė nė dispozicion, nė pritje pėr riemėrim nė detyrė dhe ish-punonjėsit e Gardės, qė kanė dalė nė rezervė ose nė lirim pas hyrjes nė fuqi tė ligjit nr. 8869, datė 25.3.2003, "Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė", tė ndryshuar, tė cilėt trajtohen me pagesė kalimtare apo qė kanė dalė nė pension.

4. Punonjėsit e Shėrbimit Informativ tė Shtetit, nė marrėdhėnie pune me kėtė shėrbim, ata nė lirim, me pagesė kalimtare, nė pension, si dhe kursantėt.

5. Punonjėsit e Policisė sė Burgjeve, kur janė aktivė, me pagesė kalimtare, nė pension pleqėrie, studentė, kursantė dhe ushtarė (ndihmės agjentė).

6. Punonjėsit e Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimin.

7. Punonjėsit e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm.

8. Anėtarėt e familjeve tė personave tė pėrmendur nė pikat 1-7.







Kushtet pėr tė pėrfituar pension suplementar



Vjetėrsia nė shėrbim



1. Vjetėrsia nė shėrbim, sipas kategorive tė pėrfituesve, ėshtė ajo e pėrcaktuar nė ligjet nr.9210, datė 23.3.2004, "Pėr statusin e ushtarakut tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė", nr.9749, datė 4.6.2007, "Pėr Policinė e Shtetit", nr.8869, datė 22.5.2003, "Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė", tė ndryshuar, nr.9357, datė 17.3.2005, "Pėr Shėrbimin Informativ tė Shtetit", nr. 10032 datė 11.12.2008, "Pėr Policinė e Burgjeve", nr.8766, datė 5.4.2001, "Pėr mbrojtjen nga zjarri dhe pėr shpėtimin", dhe nr. 10002, datė' 6.10.2008, "Pėr Shėrbimin e Kontrollit te Brendshėm, nė ministrinė e Brendshme".

2. Pėr efekt tė zbatimit tė kėtij ligji, vjetėrsia e shėrbimit, e njohur sipas ligjeve tė sipėrpėrmendura, bashkohet.

3. Pėr efekt tė pėrllogaritjes sė pėrfitimeve, viti i shėrbimit njihet vetėm kur ėshtė vit i plotė.

4. Nė vjetėrsinė nė shėrbim pėrfshihen edhe:

a) Koha e ndėrprerjes sė karrierės, pėr shkak tė njė urdhri a vendimi tė' padrejtė, tė deklaruar me vendim gjykate;

b) Koha e plotė e vuajtjes sė dėnimit me burgim ose internim, pėr motive politike, pas titullimit nė karrierė, nga personat, qė' kanė shėrbyer nė strukturat e pėrcaktuara nė kėtė ligj, kur kanė pėrfituar sipas ligjit nr.7514, datė 30.9.1991, "Pėr pafajėsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish-tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė".

5. Pėr efekt tė llogaritjes sė vjetėrsisė nė shėrbim, koha e shėrbimit nė disa funksione organike, me specifikė tė veēantė vėshtirėsie, llogaritet me 1,5-fishin. Pėr pėrmbajtjen e kėsaj dispozite shprehen strukturat respektive, me shkrim, se cilat do tė jenė funksionet e veēanta organike, qė do tė rivlerėsohen me 1.5-fishin. Kėto funksione organike miratohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.



Paga referuese



1. Pėrfitimet, qė jepen nga ky ligj, llogariten nė bazė tė pagės referuese.

2. Paga referuese pėrbėhet nga paga bazė mujore pėr gradė, sipas viteve tė shėrbimit, dhe shtesat mbi pagė, ose nga paga bazė mujore pėr funksion dhe shtesat, tė cilat pėrcaktohen e zbatohen pėr tė njėjtėn gradė a funksion nė datėn e lindjes tė sė drejtės sė njė pėrfitimi.

Pėr efekt tė pėrcaktimit tė pėrfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve tė qėndrimit nė atė gradė apo funksion.

Pagat referuese tė njėsuara dhe rregullat e llogaritjes sė pagės mesatare referuese pėr tė gjithė karrierėn, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

3. Pėr studentėt e shkollave tė larta, qė pėrgatiten si ushtarakė, si punonjės tė Policisė sė Shtetit, si punonjės tė Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė, si punonjės tė Policisė sė Burgjeve e tė tjerė, apo kursantėt, qė pėrgatiten si punonjės tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit, paga referuese, pėr efekt pėrfitimi, ėshtė paga e gradės a funksionit mė tė ulėt tė oficerit ose e inspektorit tė SHISH-it, ndėrsa pėr kursantėt pėr nėnoficerė, paga referuese ėshtė paga mė e ulėt e gradės a funksionit tė nėnoficerit ose ndihmėsinspektorit tė SHISH-it, tė nivelit pėrkatės.

4. Kur funksioni ose grada, qė kishte pėrfituesi, nuk ekziston mė, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshėm (drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, komandanti i Gardės), ministri i Drejtėsisė dhe drejtori i SHISH-it, me urdhėr, bėjnė njėsimin e tyre me ato funksione apo grada, qė janė nė fuqi, nė ēastin e lindjes tė sė drejtės pėr pėrfitim.



Llojet e pėrfitimeve suplementare dhe kushtet e pėrfitimit



Personave tė pėrcaktuar nė nenin 2, tė kėtij ligji, apo familjeve tė tyre u sigurohen pėrfitime suplementare, mbi ato tė pėrcaktuara nė ligjin nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, pėr:

a) paaftėsi tė pėrkohshme nė punė e shėrbim;

b) parandalim pėr sėmundje;

c) rehabilitim shėndetėsor;

ē) shpėrblim i menjėhershėm dhe pagesė kalimtare, kur nxirren nė lirim/rezervė;

d) pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi;

dh) pension suplementar, mbi pensionin e plotė tė pleqėrisė;

e) pension suplementar invaliditeti;

ė) pension suplementar familjar;

f) pension suplementar familjar, kur, pėr shkak tė detyrės, humbasin jetėn;

g) pagesa suplementare pėr shpenzime varrimi.

Kushtet e pėrfitimit pėr paaftėsi tė pėrkohshme nė punė



Ushtaraku i shėrbimit aktiv nė Forcat e Armatosura, punonjėsi i Policisė sė Shtetit, i Gardės, i Shėrbimit Informativ tė Shtetit, i Policisė sė Burgjeve, i Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimin dhe punonjėsi i Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm pėr kohėn qė, pėr arsye shėndetėsore, bėhet i paaftė pėr punė, paaftėsi e cila vėrtetohet me raport mjekėsor, merr pėrfitime suplementare.



Masa e pėrfitimit pėr paaftėsi tė pėrkohshme nė punė



Masa e pėrfitimit suplementar pėr paaftėsi tė pėrkohshme nė punė llogaritet:

a) 100 pėr qind e pagės referuese tė muajit tė fundit kalendarik tė shėrbimit, kur paaftėsia e pėrkohshme zgjat deri nė 14 ditė;

b) 20 pėr qind e pagės referuese tė muajit tė fundit kalendarik tė shėrbimit nga dita e pesėmbėdhjetė e paaftėsisė e nė vazhdim;

c) 10 pėr qind e pagės referuese tė muajit tė fundit kalendarik tė shėrbimit pėr periudhėn e shtrimit nė spital, kur pėrfituesi ka persona nė ngarkim.



Rehabilitim shėndetėsor



Shpenzimet pėr trajtimin shėndetėsor pėrballohen nga buxheti i shtetit. Kriteret dhe masa e trajtimit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.



Shpėrblimi i menjėhershėm dhe pagesa kalimtare



1. Ushtaraku i shėrbimit aktiv tė pėrhershėm, i Forcave tė Armatosura, i Policisė sė Shtetit, i Gardės sė Republikės, i SHISH-it, i Policisė sė Burgjeve, i Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimin dhe punonjėsi i Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, i cili pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji nxirret nė rezervė apo lirim, merr njė shpėrblim tė menjėhershėm, nė masėn e dy pagave referuese mujore dhe pas kėtij fillon trajtimi financiar me pagesė kalimtare.

2. Pagesė kalimtare jepet kur pėrfituesi ka jo mė pak se 3 muaj shėrbim. Pagesa kalimtare llogaritet nė masėn 50 pėr qind tė pagės referuese mujore dhe fillon nė muajin e tretė nga data e nxjerrjes nė rezervė apo lirim.

3. Trajtimi financiar me shpėrblimin e menjėhershėm dhe me pagesė kalimtare, pėr tė dyja llojet e pėrfitimeve sė bashku, zgjat pėr aq muaj sa pėrfituesi ka vjetėrsi shėrbimi, por jo mė shumė se 24 muaj.

Masa e pėrfitimit tė pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi

1. Pensioni i parakohshėm pėr personat, qė plotėsojnė kushtet e pėrfitimit, ėshtė sa 50 pėr qind e pagės mesatare referuese mujore. Pėr ēdo vit tjetėr tė vjetėrsisė nė shėrbim, sipas pėrcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 pėr qind tė pagės mesatare referuese.

2. Masa e pensionit tė parakohshėm, e llogaritur sipas pikės 1, tė kėtij neni, nė ēastin qė lind e drejta pėr pėrfitim:

a) pėr personat, qė nuk kanė paguar kontribute suplementare, nuk mund tė jetė mė e madhe se dyfishi i pensionit bazė, tė pėrcaktuar nga Kėshilli i Ministrave, nė pėrputhje me ligjin nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

b) pėr personat, qė kanė paguar kontribute suplementare, nuk mund tė jetė mė e madhe se, dyfishi i pensionit bazė, tė pėrcaktuar nga Kėshilli i Ministrave, nė pėrputhje me ligjin nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, shtuar me 2 pėr qind tė pagės mesatare referuese, pėr ēdo vit sigurimi suplementar. Nė kėtė rast, shuma e pensionit mujor tė parakohshėm nuk mund tė jetė mė e madhe se dyfishi i pensionit bazė tė pleqėrisė, plus 20 pėr qind tė pagės referuese tė muajit tė fundit tė punės.



Kushtet e pėrfitimit tė pensionit suplementar e pleqėrisė



Ushtaraku i Forcave tė Armatosura, punonjėsi i Policisė sė Shtetit, i Gardės sė Republikės, i SHISH-it, i Policisė sė Burgjeve, i Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimin e punonjėsi i Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, qė pėrfiton pension pleqėrie, sipas ligjeve nr.4171, datė 13.9.1966, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė" dhe nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, gėzon tė drejtėn e njė pensioni suplementar pleqėrie.



Masa e pėrfitimit tė pensionit suplementar e pleqėrisė



Pensioni suplementar i pleqėrisė llogaritet me 1 pėr qind tė pagės mesatare referuese mujore pėr ēdo vit shėrbimi, por jo mė shumė se 50 pėr qind e pensionit tė pleqėrisė, qė pėrfituesi gėzon nė ēastin e lindjes tė sė drejtės pėr pension suplementar.



Kushtet e pėrfitimit tė pensionit suplementar e invaliditetit



Ushtaraku i shėrbimit aktiv tė pėrhershėm nė Forcat e Armatosura, punonjėsi i Policisė sė Shtetit, i Gardės sė Republikės, i SHISH-it, i Policisė sė Burgjeve, i Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpėtimin dhe punonjėsi i Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm pėrfiton tė drejtėn pėr pension invaliditeti suplementar nė rastet kur ėshtė deklaruar invalid dhe pėrfiton pension invaliditeti, tė plotė a tė" pjesshėm, sipas ligjeve nr.4171, datė 13.9.1966, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė", ose nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.



Masa e pėrfitimit tė pensionit suplementar e invaliditetit

1. Pensioni suplementar i invaliditetit llogaritet 1 pėr qind pėr ēdo vit shėrbimi mbi pagėn mesatare referuese mujore, por jo mė shumė se 50 pėr qind tė pensionit tė invaliditetit, qė pėrfitohet sipas ligjit nr.4171, datė 13.9.1966, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė", ose nr.7703, datė 11.5.1993, "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

2. Kur personat e sipėrpėrmendur bėhen invalidė nė krye tė detyrės apo pėr shkak tė saj, masa e pensionit suplementar tė invaliditetit do tė jetė 20 pėr qind e pagės referuese.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos