Matura, degėt qė duhen zgjedhur, nė bazė tė profilit tė shkollės



Koeficientėt favorizojnė deri nė 1200 pikė

Kujdes! Zgjedhja e gabuar ju bėn jofitues



Njė zgjedhje e gabuar nė ditėt kur do tė plotėsoni formularin A2 mund t`ju bėjė automatikisht jofitues. Kjo, pasi vetėm nga koeficientėt e maturės, vendosen nė lojė 1600 pikė, qė do tė thotė mė shumė sesa diapazoni i fituesit tė parė me fituesin e fundit nė shumicėn e degėve. Koeficientėt e shkollave tė mesme zėnė peshėn kryesore nė kėtė diferencė me 1200 pikė ndryshim, nė njė zgjedhje tė gabuar.

Shumica e shkollave tė larta kanė respektuar edhe kėtė vit profilin e shkollave tė mesme, me pėrjashtim tė disa rasteve si fakultetet e ekonomisė. Kėshtu, nėse vazhdoni njė shkollė tė mesme profili natyror, do tė keni minimalisht 300 pikė avantazh sesa tė tjerėt, nėse zgjidhni njė degė fakulteti tė profilit natyror, si degėt e Fakulteteve tė Shkencave tė Natyrės, nė tė gjitha universitetet e vendit, tė gjitha degėt e Universitetit Politeknik dhe tė Universitetit Bujqėsor, me pėrjashtim tė Fakultetit tė Ekonomisė, si edhe nė disa prej degėve tė fakulteteve tė ekonomisė.

Nė tė kundėrt, nėse vazhdoni njė shkollė tė mesme tė pėrgjithshme profili shoqėror, zgjedhjet tuaja ngushtohen nė degėt e tė njėjtit profil nė universitetet e vendit, me pėrjashtim Politeknikun dhe Bujqėsorin, qė nuk kanė degė tė profilit shoqėror. Kjo situatė pėrsėritet ēdo vit, ku maturantė tė ndryshėm kanė minimalisht 300 deri nė 1600 pikė avantazh ndaj tė tjerėve, qė i bėn automatikisht fitues ose jofitues nė bazė tė zgjedhjes qė kanė bėrė.

Situata ndėrlikohet nė shkollat e mesme tekniko-profesionale, ku mundėsia e pėrzgjedhjes reduktohet ndjeshėm dhe qė kanė pėrballė maturantė tė shkollave tė mesme tė pėrgjithshme me tė njėjtin koeficient. Kėshtu, njė maturant qė pėrfundon njė shkollė tė pėrgjithshme Hoteleri-Turizėm, do tė ketė tė njėjtat shanse me njė maturant qė pėrfundon njė shkollė tė mesme tė pėrgjithshme profili shoqėror nė Fakultetin e Ekonomisė, por shanse mė tė pakta, nė tė gjitha degėt e tjera.

Pėr kėtė arsye specialistėt kėshillojnė qė maturantėt e shkollave tė mesme tekniko-profesionale, qė janė mė tė disfavorizuarit nga sistemi i koeficienteve tė Maturės Shtetėrore, tė jenė mė tė kujdesshėm gjatė plotėsimit tė formularit A2, duke vendosur tė gjitha degėt qė kanė koeficientė maksimalė, pasi mundėsia e tyre e zgjedhjes reduktohet ndjeshėm.

Skema e pranimit tė studentėve pėr vitin e ri akademik synon qė arsimi profesional tė ketė koeficientė mė tė lartė pėr kandidatėt qė do tė aplikojnė nė fakultetin qė do tė pėrzgjedhin, sipas Ministrisė sė Arsimit, por propozimet e shkuara nė kėtė ministri nga fakultetet, kanė lėnė de fakto, njė disfavorizim tė tillė.

Koeficientėt janė elementėt mė tė rėndėsishėm tė maturės, pasi ato shumėzohen mė pas me notėn mesatare dhe notat e dy lėndėve tė detyrueshme, Letėrsi dhe Matematikė, pėr tė prodhuar shumėn totale tė pikėve tė pėrfundimit tė shkollės sė mesme. Mė pas, kėto pikė, sė bashku me pikėt e grumbulluara nga lėndėt me zgjedhje qė llogariten me koeficientė tė veēantė pėrbėjnė pikėt me tė cilat maturanti konkurron nė shkollat e larta.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos