Klasat pėrgatitore pėr fėmijėt 5-vjeēarė, dyfishohen shkollat pilot



Klasat parashkollore pėr fėmijėt pesėvjeēarė duket se do tė pėrhapen nė tė gjithė vendin vitin tjetėr dhe do tė bėhen tė detyrueshme. Kjo, pasi viti i parė i pėrdorimit tė kėtyre klasave pėrgatitore pėr fėmijėt qė janė nė pėrfundim tė kopshtit, ka rezultuar i suksesshėm, duke shtyrė Ministrinė e Arsimit qė tė kryejė edhe njė vit projektin pilot pėr tė parė rezultatet pėrfundimtare.

Sistemi i ri

Sistemi i ri i arsimit tė detyrueshėm, qė pėrfshin edhe klasėn pėrgatitore nė tė, ėshtė pilotuar kėtė vit nė tetė shkolla tė kryeqytetit, ku ka rezultuar i suksesshėm. Burime nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranės bėjnė tė ditur se ky projekt ėshtė parė pozitivisht si nga prindėrit ashtu edhe nga mėsuesit dhe se do tė zgjerohet vitin tjetėr edhe nė shkolla tė tjera, tė kryeqytetit, por jo vetėm.

Nėse edhe vitin tjetėr projekti-pilot rezulton i suksesshėm, atėherė prej vitit shkollor 2010-2011 tė gjithė fėmijėt pesėvjeēarė do tė duhet tė hyjnė nė bankat e shkollės, nė klasėn pėrgatitore, pėrpara se tė hyjnė nė fillore. Me kėtė ndryshim, shkolla e detyruar do tė bėhet 10 vjet, nga 9 qė ėshtė aktualisht. Klasa pėrgatitore nuk do tė jetė pjesė e shkollės nėntėvjeēare, por do t`i “bashkėngjitet” asaj.

Ndryshimi

Shkollimi qė pesė vjeē pėr herė tė parė nė vendin tonė ėshtė hedhur nė vitin 2002, kur po diskutohej nė lidhje me rinovimin e strategjisė sė atėhershme pėr arsimin parauniversitar. Por nė atė kohė, ajo u pa e parealizueshme dhe e parakohshme, pėr shkak tė mangėsive qė ekzistonin nė sistemin parashkollor.

Ndėrkohė qė kjo ide u pėrfshi pėr herė tė parė nė strategjinė ekzistuese dhjetėvjeēare pėr arsimin parauniversitar. Mėnyra e zbatimit tė kėsaj metode ėshtė pėrfshirja nė arsimin e detyrueshėm tė vitit tė fundit tė kopshtit. Kjo nuk do tė realizohet duke ndryshuar sistemin ekzistues tė sistemit shkollor dhe parashkollor, por thjesht duke detyruar nxėnėsit qė tė kenė pėrfunduar vitin e fundit tė sistemit parashkollor, pėrpara se tė hyjnė nė klasė tė parė.

Sipas strategjisė 10-vjeēare pėr zhvillimin e arsimit parashkollor, fėmijėt 5-vjeēarė duke ndjekur njė program tė rregullt pėrgatitor, do tė kenė mundėsi tė mėsohen me kėrkesat bazė tė tė nxėnit: tė mėsojnė tė flasin, tė njohin numrat dhe tė jetojnė nė njė mjedis tė pėrbashkėt. Pėr anėtarėt e Grupit Kėshillimor, Pėr Strategjitė Sektoriale tė Arsimit dhe Kėrkimit nė MASH, kjo nismė do tė realizohet pėrmes pėrvojės sė deritanishme. Ata mendojnė se kalimi nė ciklin fillor bėhet mė i lehtė, kur fėmijėt vijnė nga njė pėrvojė e mirė e edukimit parashkollor.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos