Durrėsi nderon dy aktorėt e tij

Dy aktorė tė Teatrit dhe Estradės profesioniste tė Durrėsit, Lutfi Hoxha dhe Roland Koēa, janė nderuar me "Mirėnjohja e qytetit" nė 75 dhe 60-vjetorin e lindjes sė tyre. Bashkia e qytetit organizoi njė ceremoni nderimi pėr figurėn dhe veprimtarinė artistike tė dy aktorėve tė mirėnjohur tė skenės dhe ekranit, duke festuar bashkė me familjarėt e tyre jetėn aktive nė skenė dhe kontributin nė artin durrsak. Nė njė ceremoni tė thjeshtė tė zhvilluar nė Pallatin e Kulturės nė Durrės, nė prani tė miqve dhe kolegėve tė tyre, si dhe autoriteteve tė pushtetit vendor, dy aktorėt janė nderuar pėr punėn e tyre tė gjatė si artistė tė njė niveli tė lartė. Regjisorėt Gjergj Vlashi e Mihal Luarasi, aktorėt Vera Urumi, Edi Luarasi, Mirush Kabashi, Terezina Dema, etj., kanė pėrshėndetur aktorin Lutfi Hoxha, i cili dje festoi edhe 75-vjetorin e lindjes. Bashkė me organizatorėt Haxhi Rama, Hysen Bashhysa dhe Xhelal Tafaj ata kanė kujtuar pjesė nga kontributi i "Artistit tė Merituar" Lutfi Hoxha. Kryetari i bashkisė, Vangjush Dako, pasi vlerėsoi kontributin e aktorit tė njohur durrsak si njė nga themeluesit e Teatrit profesionist nė Durrės i dorėzoi atij titullin "Mirėnjohja e qytetit". Rolet mė tė spikatura tė tij janė ato tė interpretuara nė pjesėt: "Votra e huaj" e Ndrek Lucės, "Bileta e lotarisė" e Dionis Bubanit, "Prindėr edukatorė" e Spiro Ēomorės, "Martesa" e Gogolit, "I sėmuri imagjinar" i Molierit dhe te "Dredhitė e Skapenit. Mė pas i ėshtė dorėzuar i njėjti titull edhe aktorit Roland Koēa nga kryetari i kėshillit bashkiak, Zamir Ramadani. Roland Koēa ėshtė ngjitur nė skenė nga regjisori i tij i parė, Gjergj Vlashi, i cili ka qenė i pari qė ka besuar tek talenti i tij. Aktori Roland Koēa, i cili ka spikatur veēanėrisht nė trupėn e estradės, ėshtė pėrshėndetur mė pas nga kolegėt e tij tė vjetėr, Aishe Stari, Fadil Hasa si dhe regjisorja aktuale e teatrit "Aleksandėr Moisiu", Driada Dervishi.

Aktori Lutfi Hoxha

Dje ai mbushi plot 75 vjet jetė dhe ende pasioni, profesionalizmi pėr aktrimin e mban nė skenė. Ėshtė njė nga kolosėt e roleve dytėsore nė kinematografinė shqiptare, po dhe njė nga aktorėt themelues tė Teatrit profesionist tė Durrėsit. Njė nga ata aktorė, portreti i tė cilėve nuk harrohet lehtė, pėr shkak tė profesionalizmit dhe mirėsisė qė gjeneron nė secilin prej roleve tė realizuara, mbetet i mbėrthyer fort pas saj. Ėshtė "Artisti i Merituar" Lutfi Hoxha, njeriu qė ka afro gjashtė dekada jetė skenike dhe nuk ndjehet i lodhur. I fundit ishte roli i Musait te filmi "Ne dhe Lenini". Dalja nė pension nuk e ka mbajtur larg skenės dhe filmit. Ai lindi nė Durrės mė 1 qershor tė vitit 1934 ku dhe kreu mėsimet e para pėr tė vijuar liceun artistik "Jordan Misja", dega e aktrimit. Nisi tė merret me teatėr qė kur ishte amator nė grupin e Kantierit Detar, ku spikati talenti dhe aftėsia e tij pėr tė krijuar karaktere. Nė estradėn e ushtrisė Lutfiu u shqua, sidomos pėr monologėt e tij tė realizuar me vėrtetėsi dhe humor tė kėndshėm. Mbi 100 role nė teatėr dhe afro 17 nė kinematografi pėrbėjnė gamėn e jetės sė tij artistike. Disa prej filmave nė tė cilat ka interpretuar janė "Detyrė e posaēme", "Thirrja", "Shoku ynė Tili", "Pylli i lirisė", etj.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos