KIĒO BLUSHI, Odiseja e njė shkrimtari mes Korēės dhe Tiranės



Petrika GROSI
Personazhi i kėsaj jave nė “Albania Weekend” ėshtė publicisti dhe shkrimtari Kiēo Blushi, i cili rrėfen ekskluzivisht pėr gazetėn “Albania” mbi jetėn e tij, fėmijėrinė, dashuritė e para platonike, lidhjen me bashkėshorten, largimin nga Korēa dhe ardhjen nė Tiranė, marrėdhėnien me prindėrit, por edhe marrėdhėnien e djeshme e tė sotme me tė birin, deputetin dhe shkrimtarin Ben Blushi. Gjithashtu, biseda nuk anashkalon kohėn e vėshtirė tė diktaturės, daljet e para tė Kiēo Blushit jashtė shtetit, nė Paris e nė Trieste, pėrballjet me realitetin e huaj perėndimor, situata tė dhimbshme e gazmore, tė cilat ai i mban tė freskėta nė kujtesė... Bisedės nuk i mungon as gjykimi mbi aktualitetin; Blushi jep mendimin e tij edhe pėr tranzicionin e vėshtirė social, politik e kulturor qė po kalon shoqėria jonė.

Me ēfarė jeni duke u marrė kohėt e fundit sa i takon krijimtarisė?
Kam shkruar dy skenarė me temė aktuale dhe njė roman, tė cilin kam dy vjet qė e kam nė dorė, ndėrkohė qė merrem edhe me publicistikė. Nuk e kam me ndonjė ngut pėr tė botuar libra; romanin e fundit e kam nxjerrė nė vitin ’92... Mė duket se nė Shqipėri tregu i librit ėshtė shumė i ēalė.

Pra, nuk shkon libri te lexuesi doni tė thoni?
Jo. Ėshtė prishur ajo marrėdhėnia e shkrimtarit me lexuesin dhe nuk ka ura normale komunikimi mes tyre, siē funksionon kudo nė botė. Shumica e njerėzve tė kėsaj shoqėrie nė tranzicion luftojnė pėr mbijetesė. Duket si njė gjė luksoze sot tė mbash njė libėr nė duar dhe ta lexosh. Kultura ka nisur tė duket si njė luks i madh. Mos shko mė larg; gazeta tuaj boton njė suplement letrar. Jam i sigurt se kjo nuk i siguron ndonjė publik tė gjerė, por ėshtė dėshirė e botuesve qė ta kenė diēka letrare. Po tė shohėsh pastaj, nuk kemi njė revistė letrare, njė revistė shkencore apo albanologjike. Nuk ka njė vend ku njė gazetar, shkrimtar ose intelektual tė shkojė dhe ta dijė se aty do tė takojė elitėn e qytetit. Nė kohėn e Zogut ka qenė njė lokal i tillė pas ish-Komitetit Ekzekutiv. Nuk e kam fjalėn pėr Lidhje tė Shkrimtarėve, pasi organizata tė tilla vdiqėn qė nė vitet ’90. Po kėshtu nuk ka shoqata kompakte shkrimtarėsh, artistėsh dhe gazetarėsh qė tė ngrenė debate publike dhe tė ushtrojnė ndikim nė opinion...

Pse kjo ēoroditje, sipas jush?
Shoqėria shqiptare, me ndryshimet e mėdha sociale, politike e kulturore qė pėsoi, nuk ka dalė ende nga faza e zgjidhjes sė problemeve tė vėshtira tė mbijetesės. Pėr ta shtjelluar mė tej si ide, ju them se jam i bindur qė edhe shkollat e larta kėtu janė shumė tė cekėta. Nuk ėshtė ēudi tė takosh njerėz me dy apo tre fakultete dhe qė janė gjysmanalfabetė. Arsimi nuk po punon pėr ta bėrė njė njeri tė kulturuar, qė ta bėjė kulturėn dhe tė pėrpiqet pėr tė. Ndaj dhe njerėzit qė kanė para i ēojnė fėmijėt tė studiojnė jashtė. Njė gjendje e tillė nuk jep shpresė pėr zhvillimin e kulturės kombėtare. Pastaj, jemi njė vend i vogėl, me njė gjuhė tė vogėl, e cila nuk ka lidhje me njė publik tė gjerė, siē janė gjuhėt e tjera, ato sllave, europiane etj. Nėse kalojmė nė njė aspekt tjetėr, mjaft tė kujtoni se kush kanė qenė ministra Kulture kėto 20 vjet... Shumica e tyre nuk kanė pasur lidhje fare me kulturėn, por edhe ata qė kishin lidhje, nuk kanė pasur nė dorė tė bėnin shumė. Mė kujtohet i ndjeri Vath Koreshi, qė kur ishte ministėr Kulture mė thoshte se vendi i njė ministri tė Kulturės nė qeveri ėshtė karrigia e fundit. Mungon njė strategji kombėtare, qeveritare, shtetėrore, e cila ėshtė shumė e rėndėsishme pėr popuj tė vegjėl si ne qė kanė probleme tė mėdha ekonomike. Po tė shikosh fushatėn dhe debatet e politikanėve, nuk dėgjojmė tė flitet kurrė pėr kulturėn, aq mė pak pėr njė strategji kombėtare.

Pse nuk keni aplikuar me skenarėt tuaj pėr t’i bėrė filma?
Sot ėshtė bėrė e pamundur tė bėhet njė film pėr sė mbari nė Shqipėri. Filmi do punė tė madhe dhe investime tė mėdha. Mėnyra e organizimit tė kėtyre institucioneve qė japin fonde pėr filmat shqiptarė nuk ėshtė efikase. Edhe ato pak filma qė janė bėrė kėto 20 vite janė parė pas 8 vjetėsh ose nuk shihen fare. Problemet janė shumė tė mėdha.

Si ka mundėsi qė me pėrjashtim tė Kadaresė, Agollit dhe ndonjė tjetri, shumė pak shkrimtarė shqiptarė e pėrballojnė tregun e librit tė sotėm?
Kjo ndodh sepse nuk ka politika qė ta ndihmojnė dhe favorizojnė kulturėn kombėtare. Nuk e kam idenė qė shteti tė japė para pėr t’i botuar librin autorit. Problemi ėshtė se ēfarė bėn shteti pėr gjuhėn kombėtare, pastėrtinė e saj? Edhe gjuha qė pėrdor shtypi i pėrditshėm gati ėshtė bastarduar, madje nga gjysmė-injorantėt po flitet qė tė vendoset sistemi i dygjuhėsisė. Nuk ėshtė logjike tė thuhet se, meqė standardet e gjuhėsisė u vendosėn nė kohėn e Enverit, duhet t’i ndryshojmė ato. Gjuha i ka brenda edhe toskėrishten, dhe gegėrishten. Njerėz tė tillė krijojnė kakofoni pėr tė prishur standardin e gjuhės kombėtare. Biseda tė tilla serioze nuk mund tė bėhen nga njerėz joseriozė, nė organe shtypi joprofesioniste.

Sa u takon shkrimtarėve dhe mosvendosjes sė urave tė komunikimit mes tyre dhe lexuesit, mos vallė ėshtė paaftėsi e tyre? E them kėtė duke pasur parasysh dy raste bestsellerėsh, siē janė Rudina Xhunga nė fillim dhe tashmė Ben Blushi pėr tė dytėn herė.
Kėto janė raste tė veēanta dhe merita u takon autorėve. Ēdo pėrjashtim nuk shpjegon rregullin. Duhet qė tė ketė njė platformė, strategji, njė preokupim shtetėror pėr kulturėn dhe artistėt. Nėse njė autor ka sukses, kjo nuk ėshtė meritė e bashkėsisė intelektuale, e njerėzve tė kulturės dhe e njė politike favorizuese pėr kulturėn kombėtare. Rastet qė pėrmendėt tregojnė se me gjithė vėshtirėsitė, individi edhe kėtė det tė vėshtirė mund ta kapėrcejė.

A ka tė bėjė pikėrisht fama me suksesin ose dėshtimin e autorėve?
Tė shiturit e librit dhe fama nuk ėshtė provė as e suksesit, as e dėshtimit. Ka pasur mjaft gjeni qė pėr sė gjalli nuk janė vlerėsuar dhe anasjelltas. Peshoren e vlerave e pėrcakton koha dhe tė tjera kritere. Shqetėsimi im kryesor mbetet se nė Shqipėri nuk ka njė sistem vlerash, por funksionon mė tepėr njė sistem antivlerash. Njė njeri qė ka pasuri, ose qė ka prindėr tė pasur, mund tė shpallet i famshėm nėpėr televizione sepse paraja punon pėr tė. Ne nuk kemi as kritikė. Janė kritikėt ata qė pėrpiqen t’i vėnė gjėrat nė peshoren e vlerave dhe tė mbajnė njė lloj ekuilibri. Gjithė ky anormalitet qė mbjell shumė anonimė, tė cilėt lindin e vdesin brenda njė nate, e ka bėrė botėn e kulturės shqiptare tė vėshtirė. Njė gjė e tillė nuk mė dėshpėron personalisht, sepse unė vazhdoj tė punoj dhe tė krijoj. Shqetėsohem pėr atė brez tė ri tė shoqėrisė shqiptare qė ka nevojė pėr njė ushqim tė shėndetshėm kulturor.

Kur e keni marrė vesh qė Beni po shkruante librin e dytė?
E mora vesh kur e kishte mbaruar sė shkruari.

Shqiptarėt vdesin pėr thashetheme, e sipas disa prej kėtyre, thuhet se qėndron dora e Kiēos nga pas librit tė Ben Blushit.
(Qesh.) Jo. Madje ju siguroj se nuk jam ndėr tė parėt qė e kanė lexuar librin e tij. Pasi e kishte mbaruar mora vesh se kishte bėrė njė roman tjetėr. Mendoja se ai do tė rrinte pak kohė, sa tė pėrtypej romani i parė.

Jeni mė tepėr kritik, apo euforik sa i takon Benit?
Pozicioni im nuk ma lejon as njėrėn, as tjetrėn. Sa u takon librave, pėrpiqem qė si lexues tė jem sadopak objektiv.

Mungon diskutimi mes jush, apo ēfarė?
Nuk ėshtė se mungon diskutimi, por praktikisht, atė gjė qė e kam pasur dhe unė e ka Beni. Kur njė krijues bėn njė vepėr duhet tė jetė vetvetja dhe sa mė shumė i pandikueshėm.

Pasi mbaron sė shkruari veprat, nuk diskuton Beni me ju?
Flasim. Nė tė dyja romanet ai ėshtė shumė skrupuloz. Kur e quan veprėn pėrfundimisht tė mbaruar nuk ėshtė nga ata autorė qė e mban veprėn gjatė nė dorė, sepse e ka tė pjekur dhe tė ndėrtuar qė nga fraza, konstrukti etj. Pra, mėnyra se si e bėn ai letėrsinė nuk lė vend pėr njė ripunim ose ndryshime tė mundshme.

Cili nga dy romanet ju pėlqen mė shumė?
Tė dy librat mė duken si vėllezėr binjakė qė ngjajnė dhe nuk ngjajnė mes tyre. Ngjajnė nga tema afėrsisht, tė dy janė larg nė histori, ngjajnė nga pėrqasjet qė kanė me aktualitetin. Ngjajnė edhe nga fakti qė ėshtė i njėjti autor dhe ka mėnyrėn e tij se si e ndėrton frazėn, konstruktin, marrėdhėnien me personazhet, por nė kėtė romanin e dytė, Beni e ka ndryshuar spektrin, duke e kaluar nga Lindja nė Perėndim. Sigurisht, problemet dhe situatat janė tė ndryshme, po kėshtu edhe qasja ndaj historisė, por bashkohen nė njė pikėvėshtrimi qė ka ai ndaj problemeve tė Shqipėrisė.

Po tė bėhej djali juaj, Ben Blushi, ministėr Kulture, ēfarė do t’i kėshillonit?
Nuk e kam pėr zakon tė jap kėshilla. Nėse njė njeri ta kėrkon kėshillėn, duhet tė ta kėrkojė tė paktėn tri herė kėshillėn, atėherė mund tė bindesh qė ta japėsh. E kam kėtė parim pasi mund tė gabohesh me kėshillėn tėnde, ndaj dhe unė e kam si zakon qė jo vetėm atij, por edhe tė tjerėve nuk u jap shumė kėshilla.

“Nuk ka dy pa tre”, thonė italianėt. E kemi ndoshta qė tani njė roman tė tretė nga Beni?
Nuk e di. Ai ka hyrė seriozisht nė letėrsi dhe me siguri qė do tė ketė roman tjetėr, por tani ėshtė ende herėt pėr tė folur.

Politika, a i jep dorė shkrimtarit nė punėn e tij krijuese?
Nuk e shoh letėrsinė siē thuhej dikur, “njė kullė e fildishtė ku nuk hyn dot asnjė gjė”. Letėrsia i ka dyert dhe dritaret hapur. Duhet tė hyjė jeta, publicistika, politika etj. Fundja, njė shkrimtar qė nuk e njeh politikėn do tė ishte shumė artificial.

Kujtimi mė i largėt nga fėmijėria?
Nuk mbaj mend shumė gjėra, por jam me fat qė nuk ėshtė ushtruar dhunė ndaj meje. Kjo ėshtė gjėja mė e mirė qė ka bėrė familja. Jam pėrpjekur qė brenda atij mentaliteti patriarkal korēar tė rezistoja me dėshirėn dhe prirjen time pėr t’u marrė me art, me letėrsi. Kjo prirje mė ka bėrė tė mos zhytem nė atė pellgun e provincės. Mbaj mend njė poezi qė e kam botuar kur erdha nė Tiranė. Aty denoncoja frymėn mikroborgjeze tė vogėl tė provincės nė Korēė. Njė shkrimtar i qytetit, nuk ia pėrmend emrin se ka vdekur, bėri njė kundėr-poezi ndaj meje duke mė thėnė se e kisha harruar Korēėn, si kishte mundėsi qė ta shaja etj. Edhe atėherė, dhe tani mė pėlqen fakti se bėj atė qė pėlqej, qė dua ta bėj dhe qė mė duket e drejtė.

Ēfarė kishit ndėr mend kur thatė se ndiheni me fat qė ndaj jush nuk ka pasur dhunė?
Shembuj ka plot, por kujtoj kohėn kur isha nė vit tė parė nė gjimnaz dhe papritur njė shoku im i ngushtė gjen dhe e lexon fletoren time me vjersha. M’u duk sikur zbuloi njė sekret tė tmerrshėm, gjėra qė nuk duhet t’i shikonte njeri dhe nuk ia fala kėtė gjė derisa erdha nė Tiranė. Ky pra ishte mentaliteti qė e bėn njeriun tė ndrojtur. Njeriu qė kėrkon t’u pėrkushtohet artit dhe kulturės duhet tė dalė nga ai rrethi i ngushtė dhe vetėm nė metropol mund tė japėsh njė cilėsi tė mirė.

I bie qė tė mos mbetet kėmbė artisti nė provinca?
Provinca e vendeve tė vogla, sidoqoftė, tė kufizon. Ėshtė si tė jesh mbyllur nė njė dhomė tė vogėl dhe tė mos shikosh det, horizont dhe hapėsira tė tjera. Ėshtė njėsoj si ne qė kemi jetuar atė kohė dhe nuk dilnim dot jashtė shtetit. Madje, njė dalje jashtė shtetit, pėr njė njeri tė kulturės ishte si njė universitet. Por edhe nė kėtė kohė, njė dalje jashtė shtetit pėr njė njeri tė kulturės ėshtė sikur tė dalė nga burgu.

Dalja juaj e parė jashtė shtetit?
Ishte nė vitin ’83, nė Javėn e Filmit Shqiptar, qė u bė nė Francė.

U tronditėt nga ai realitet?
Nuk u trondita, pėrkundrazi, u zhgėnjeva. Korēa e ka pasur dhe e ka Francėn dhe kulturėn e saj si pjesė tė traditės. Parisin e pėrfytyroja tė magjishėm, por nuk e gjeta siē e kisha pėrfytyruar.

Ka dy fytyra Parisi, mos vallė keni parė atė tė shėmtuarėn?
Jo. Parisi ėshtė i bukur, por siē duket, kur e idealizon pa mbarim njė gjė, pastaj zhgėnjehesh. P.sh., nė rininė tonė, tė takoje njė shkrimtar tė Tiranės dukej si njė gjė e shenjtė, por kur erdhėm kėtu dhe i pamė e i njohėm, u zvogėluan nė sytė tanė sepse ishin njerėz si gjithė tė tjerėt, me dobėsitė e tyre dhe mediokritete.

Po tani, a ka ndonjė vend jashtė shtetit ku keni dėshirė patjetėr qė tė shkoni?
Tė them tė drejtėn, mė ka rėnė dėshira pėr tė udhėtuar jashtė. Ndoshta edhe sepse kam udhėtuar shumė. Nė atė kohė mbaj mend kur kemi udhėtuar me anije. Ishim shumė tė kufizuar pėr tė lėvizur, ndonėse dėshironim tė shihnim pėr orė tė tėra pa pushim rrugė e pallate. Mendoni, nė udhėtimin qė bėra pėr nė Trieste, ne ndenjėm dy javė aty dhe dietat ime ishte 3 dollarė e gjysmė. Problemi nuk ishte qė s’mund tė blije asnjė gjė me ato dieta dhe qė s’mund tė uleshe as tė pije njė kafe si njeri, por, kur tė ktheheshe sėrish nė Shqipėri, duhej qė t’u sillje njerėzve dhurata. Jam ndier shumė keq nė kėto udhėtime. Pa lejen e komisarit nuk mund tė dilje mė pak se katėr veta. Edhe kur dilnim, duhej tė mos ndaheshim. Nėse njė nga ne do tė hynte nė ndonjė dyqan, atėherė edhe tė tjerėt duhej ta ndiqnin brenda. Kur shkonim nė dyqanet e Parisit, me atė pamjen tonė varfanjake, kuptoheshim menjėherė se nuk kishim pėr tė blerė asgjė dhe shitėset frikėsoheshin, pasi kujtonin se mos do t’i sulmonim. Tė gjitha kėto kanė anėn e tyre komike, por edhe tė trishtojnė shumė. Vjen njė moment qė hyn nė njė botė tė madhe jashtė dhe shikon se nuk depėrton dot e as nuk je i njėjtė me tė tjerėt. Kur je i ri, njeri i artit dhe pėrjashtohesh automatikisht, ndihesh vėrtet keq. Besoj se emigrantėt e kuptojnė mė mirė pėr ēfarė e kam fjalėn.

Pavarėsisht se ishit mirė, a e keni menduar ndonjėherė arratisjen nga Shqipėria?
Ndokujt mund tė mos i pėlqejė kjo qė po them, por kurrė nuk e kam konceptuar dhe nuk e kuptoj dot as sot e kėsaj dite, se si njė njeri mund tė guxonte qė tė arratisej dhe tė shkatėrronte me egoizmin personal jetėn e tė gjithė njerėzve tė tij tė dashur, pa pyetur se do tė vuanin dhe do tė internoheshin.

Javėn e kaluar, Ben Blushi ka thėnė te “Zonė e lirė” nė Vizion Plus, se “Korēa ėshtė vend i mirė vetėm pėr t’u plakur”... Si do ta komentonit kėtė?
Tė trishton fakti qė Korēa ka pak rini. Nuk e di nė ē’kuptim e ka thėnė Beni, por unė shkoj shpesh nė Korēė dhe i vetmi vend qė duhet tė kthehem herė pas here ėshtė ky qytet. Njė nga miqtė e mi atje pėrdor njė shprehje: “... bėn vaki, edhe qė tė shikosh ndonjė korēar, nėse del xhiro nė Korēė...”. Qyteti nuk ėshtė prishur shumė si qytetet e tjera dhe ngjan si i vjetėr. Njerėzit janė larguar nė masė dhe nė kėtė kuptim ka tė mirat e tė kėqijat e saj. Ėshtė qytet i qetė, ku nuk ndihesh i kėrcėnuar nga zhurma, lėvizja dhe zhvillimet e mėdha qė kanė metropolet. Nė kėtė kėndvėshtrim, Korēa ėshtė vend i mirė pėr fėmijėt dhe pėr t’u plakur.

Ēdokush, nė rini, ka dashuritė e veta platonike. Po ju?
Deri nė moshėn 20-vjeēare tė gjithė janė poetė. E kėrkon jo vetėm dashurinė, por edhe vetveten aty ku nuk ėshtė. Kėrkon gjėra qė mbase nuk vijnė kurrė dhe jeta merr rrugėn e vet.

Megjithatė, a e keni pasur njė imazh pas tė cilit u dashuruat fillimisht?
Mė shumė ka qenė njė dashuri e fantazisė. Jetėn artistike e kam nisur me pikturėn e pastaj me poezinė. Nė atė moshė jeton mė shumė me iluzione. Ėshtė njė botė ndryshe, qė e shikon me njė sy tjetėr, larg banaliteteve tė pėrditshme.

Po bashkėshorten, si e njohėt?
Mė parė nuk e besoja, por ēuditėrisht njeriu nė jetė ka njė destin. Kur isha nė gjimnaz babanė e kisha shofer dhe mė merrte me makinė, mė linte qė tė lahesha nė liqen nė Pogradec. Pastaj vinte tė mė merrte dhe ktheheshim nė shtėpi sė bashku. Duhet tė kem qenė rreth 16 vjeē. Aty e kam parė pėr herė tė parė time shoqe. Edhe ajo vinte nga Tirana bashkė me tė atin dhe i bėnte pushimet nė Pogradec. Nuk e dija kush ishte dhe nuk fola me tė. Pas pak vitesh erdha nė fakultetit se mė doli e drejta e studimit pėr gjuhėn ruse dhe gjuhė-letėrsinė shqipe. Kur isha nė vit tė tretė, ēuditėrisht shikoj qė vjen nė vit tė parė ajo vajza e liqenit... E bėra lidhjen qė ishte i njėjti njeri, sepse kishte disa karakteristika tė veēanta dhe nuk kishte ndryshuar pėr gjithė ato vite. Aty u njohėm dhe pa e mbaruar ajo shkollėn, ne u lidhėm dhe u martuam.

I treguat pėr soditjen teksa ajo lahej nė gjol?
Po, po, patjetėr. Dhe e priti mirė. Siē ju thashė, nuk kam besuar te destini nė jetė, por ja qė ka dhe njė tė tillė.

Momenti mė i vėshtirė?
Kam pasur mjaft, por nuk mė pėlqen t’i kujtoj.

Po mė i lumturi?
Nuk i kam thėnė ndonjėherė vetes qė jam i lumtur, i kėnaqur po. Ēėshtja e lumturisė besoj se ėshtė mė tepėr njė shabllon qė ekziston nė adoleshencė. Lumturi tė vėrtetė nuk kam pasur ndonjėherė dhe nuk jetoj me ekstaza.

Thuhet se momenti kur bėhesh prind pėr herė tė parė ėshtė shumė i ēuditshėm dhe emocionues pėr ēdo mashkull. Po pėr ju si ishte?
Beni, qė ėshtė djali im i parė, lindi natėn e Vitit tė Ri. Nė orėn 12 e 2 minuta mė morėn nė telefon nga materniteti dhe mė thanė qė u bėra me djalė. Kisha vėrtet njė ndjesi tė ēuditshme. Pastaj nuk dija se nė cilin vit ta regjistroja djalin, nė atė qė iku, apo nė vitin qė hyri. Vendosa ta regjistroj njė vit mė vonė.

Jeni skenarist i filmit “Beni ecėn vetė”. Ē’lidhje tė padukshme keni me kėtė emėr, tė cilin duket se e keni pėr zemėr ta pėrdornit shpesh?
Mė pėlqente si emėr dhe e kisha pėr lehtėsi, por nuk ka ndonjė lidhje tė veēantė.

Ēfarė babai keni qenė?
Nė fakt, nuk e gjykon dot vetes se duhet tė tė gjykojnė fėmijėt. Jam pėrpjekur tė mos jem shumė autoritar, sepse edhe prindėrit e mi nuk janė treguar ashtu me mua. Ata ishin njerėz tė thjeshtė dhe nuk mė ndėrhynė asnjėherė nė zgjedhjet e mia. Tė njėjtin model e kam ndjekur me fėmijėt e mi. Nuk ka gjė mė tė keqe se ta detyrosh fėmijėn dhe pastaj tė shikosh se rruga qė ti i ke imponuar pėr mirė, i del keq dhe me zhgėnjime.

Sė fundi, dėshironi ta shikoni njė ditė Benin kryeministėr ose president?
Kur mė kapin njerėzit dhe mė flasin pėr Benin vihem nė pozitė tė vėshtirė. Dua vetėm qė Beni tė jetė besnik i vetvetes, tė jetė njeriu qė bėn atė qė mendon, kėrkon atė qė do dhe qė beson se ėshtė mė e drejtė. Mund tė pendohesh pėr shumė gjėra, por ėshtė shumė mė keq tė pendohesh pėr ato gjėra qė nuk i ke nga vetja, por nga dikush tjetėr. Nuk duhet ta hedhėsh barrėn te askush tjetėr, apo tė bėsh atė qė duan tė tjerėt.


6 Qershor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos