Luan Memushi: “Te Meta shkova se jam i majtė”

Autori i Lajmit: Jakup Gjoēa
Takim me Profesor Memushin pas 25 vjetėsh

Ėshtė njė nga suprizat e kėndshme tė jetės. Qė , pas 25 vjetėsh, tė ritakohem me njė nga profesorėt e mi tė Universitetit. E kėndshmja ėshtė se ritakimi i ndėrkohės 25 vjeēare ndodhi pikėrisht nė vendlindjen time. Nė Gjirokastėr, Profesori ynė i Botanikės, Luan Memushi mbetej nė ndėrgjegjen e sudentėve ( pa pėrjashtuar askėnd) profesori i rreptė, por i drejtė dhe i barabartė pėr tė gjithė, dhe njėkohėsisht edhe shėmbėlltyrė pėr ne studentėt nė kėrkimin e arritjeve tė reja tė shkencės tė biologjisė shqiptare.
Personaliteti i njeriut e bėn pėr tė tjerėt edhe politikėn mė tė besueshme , dhe rrallė ndodh e kundėrta. Qė politika tė bėj tė besueshme te tė tjerėt personalitetin e njeriut. Pavarėsisht, nėse je pro apo kundėr politikisht nė bindje me profesorin, prapėseprapė, ndėrgjegjėsimi i moralit tė porfesor Luan Memushi nė kujtesėn e ish studentėve, tė jep atė mirėbesim nė fjalėt e tij , atė mirėbesim tė bindjeve tė njė personaliteti tė shquar. Jakup Gjoēa, Athinė

Intervistė nga Jakup Gjoēa

Profesor,kontributi dhe pėrvoja juaj shkencore ju dha shumė. Edhe titujt mė tė lartė shkencorė. Mirėpo, politika, mė duket kahu i kundėrt i shkencės. Pėr ju, ēfarė pėrfaqėson politika , meqė keni qenė edhe 12 vjet i zgjedhur i popullit nė parlament, si edhe 4 vjet Ministėr i Arėsimit dhe i Shkencės ( 2002-2005 )?
Detyrimi im nė kėrkimet shkencore asnjėherė nuk ėshtė ndėrprerė pėr shkak tė angazhimit tim nė politikė. Kam vazhduar tė zhvilloj mėsim nė Universitetin e Tiranės dhe jam angazhuar sistematikisht pėr hartimin e teksteve shkollore e teksteve universitare, krahas botimeve tė tjera nė fushėn e biologjisė, didaktikės dhe politikave arsimore.
Nga pozicioni i ministrit tė Arsimit dhe Shkencės nė vitin 2003 pata kėnaqėsinė tė publikoj librin Reformimi i shkollės proces dhe strategji. Nė kėtė libėr pėrgjithėsohet filozofia e reformės arsimore nė disa vende tė botės, tė cilat ashtu si edhe vendi ynė kanė ndryshuar sistemin politik e shoqėror nė fund tė viteve 90-tė. Aty pasqyrohen edhe drejtimet e nevojshme tė reformimit tė sistemit tonė arsimor parauniversitar, tė cilat mė vonė, nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore u materializuan me Strategjinė Kombėtare tė Zhvillimit Kombėtar tė Arsimit Parauniversitar tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave nė gusht tė vitit 2004. Mbi bazėn e kėsaj strategjie, Shqipėria ka tani njė arsim bazė tė detyrueshėm 9 vjeēar dhe njė arsim tė mesėm tė pėrgjithshėm (gjimnaz) 3 vjeēar, sikurse ėshtė edhe nė pjesė tė tjera tė Ballkanit ku jetojnė shqiptarėt, nė Kosovė dhe nė Malin e zi. Ky unifikim i sistemit tonė arsimor nė pothuajse pjesėn mė tė madhe tė hapėsirave shqiptare, pėrbėn njė ngjarje tė madhe kombėtare pėr tė sotmen dhe tė ardhmen tonė.

Mundė tė piketoni arritjet e shkollės e tė arsimit shqiptar , nė ndėrkohėn 2002-2005, kur ju ishit titullari politik i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės?
Anėtarėsimi i Arsimit tonė tė Lartė nė Procesin e Bolonjės nga shtatori i vitit 2003, ngritja e Kėshillit tė Akreditimit tė Arsimit tė Lartė dhe pėrcaktimi standardeve tė kėtij akreditimi, pėrbėjnė disa nga kulmet e zhvillimeve pozitive nė Arsimin tonė tė Lartė. Edhe hapja e shumė drejtimeve tė reja tė studimit dhe e degėve tė reja, sikurse ishte hapja e degėve tė informatikės nė pothuajse tė gjitha universitetet, i hapi rrugė futjes mė vonė tė mėsimit tė saj nga klasa e shtatė e arsimit bazė e deri nė universitet. Zhvillime pėr tu shėnuar ka qenė edhe hapja e disa universiteteve private nga profesorėt e shquar A. Luarasi, T. Shehu, G. Pashko, K. Ēashku etj. Futja nė Arsimin e Lartė e sistemit tė krediteve dhe e suplementit tė diplomės, pėrshtatja e sistemit tė studimit dhe e kurrikulave sipas Kartės sė Bolonjės, rritja e numrit tė pranimeve nė shkollat e larta nga 62% deri nė 77% dhe nė gusht 2005 deri nė 100% tė maturantėve tė diplomuar, hapja e sistemit me kohė tė pjesshme (part time) etj. janė gjithashtu zhvillime pozitive pėr kėtė nivel arsimimi.
Zhvillimet nė arsimin parauniversitar kanė qenė gjithashtu spektakolare.U vendos dhe filloi nga zbatimi sistemi i ri arsimor me arsimin fillor 5 vjeēar, me arsimin bazė tė detyrueshėm 9 vjeēar. Ky proces u pasua nga hartimi i kurrikulave tė reja, u hartuan dhe u vunė nė veprim standardet e arritjes, u vu nė veprim sistemi kombėtar i vlerėsimit nė arsim, u ngritėn strukturat e inspektimit nė arsim dhe u hartuan standardet e inspektimit. Strukturat drejtuese tė drejtimit tė arsimit u riorganizuan me sektorė inspektimi e trajnim-kualifikimi nė qarqe dhe me sektorė administrimi ekonomik e metodik nė nėnprefektura. U hap kursi pėr drejtues nė shkolla, u ngrit Qendra e Kualifikimit tė Mėsuesve, u ngrit Instituti i Kurrikulave, u vendosėn standardet lėndore etj. Numri i nxėnėsve qė mbaronin arsimin bazė 8 vjeēar dhe regjistroheshin nė shkollat e mesme u rrit nga rreth 64% qė ishte nė vitin 2002, deri nė 79% nė vitin 2005. Nė kėto vite filloi zbatimi i projektit tė futjes sė sistemit tė teksteve alternative me konkurs pėr klasėn e parė, klasėn e dytė dhe klasėn e gjashtė. Ky sistem vazhdoi nė vite edhe pėr klasat e tjera pasardhėse. Tekstet shkollore u dhanė nė pėrdorim falas pėr tė gjithė nxėnėsit e arsimit bazė pėr rreth 3 vite tė qeverisjes sonė. Hapa tė rėndėsishme u hodhėn pėr decentralizimin nė arsim. U fut mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat e mesme, mėsimi i informatikės u shtri nė tė katėr vitet e shkollimit tė arsimit tė mesėm. Pjesa mė e madhe e shkollave e arsimit bazė dhe tė arsimit tė mesėm u pajisėn me kabinete fizike, me kabinete kimie dhe kabinete biologjie. Shkollat e arsimit tė mesėm profesional u pajisėn tė gjitha me kabinete informatike. Po kėshtu, me kėto kabinete u pajisėn edhe shkollat e mesme tė pėrgjithshme nė mjaft qytete tė vendit, si Tirana, Tropoja, Tepelena, Delvina, Erseka, Berati etj. U bė informatizimi i sekretarive shkollore dhe i dokumentacionit tė tyre pėr tė gjitha shkollat e mesme.
Ndėrtimi dhe rikonstruksioni i disa qindra godinave shkollore dhe universitare ka qenė njė tjetėr zhvillim pozitiv i arsimit nė kėto vite.

Si e vlerėsoni ju politikisht ecurinė e shkollės dhe tė arsimit nė Shqipėri nė vitet 2005-2009?
Reformimi i decentralizimit nė arsim jo vetėm nuk u thellua, por pėsoi regres. Sistemi i inspektimit dhe i kualifikimit tė mėsuesve nuk u krye sipas studimit qė e kėrkonte kurrikulat e reja. Nuk u bė vlerėsimi sistemit kombėtar tė arsimit dhe nuk ėshtė kryer akaditimi i universiteteve publike . Nė hapjen e universiteteve private nuk janė respektuar standartet pėrkatėse.

Kjo ėshtė njė mangėsi cilėsore? Sipas jush , pėrse? Paaftėsi , apo fshihen qėllime tė caktuara?
Janė hapur degė e universitete ku nuk ka pasur stafe akademike e shkencore tė profesorėve. A mund tė bėsh fjalė, paskėsaj, pėr cilėsi nė kėto degė e universitete?
Kjo u ka shėrbyer privilegjeve abuzive tė individėve tė veēantė, dhe viktimė ėshtė sigurisht ēvlerėsimi cilėsor i diplomave.

Atėhere, ēfarė detyrimi politik shtrohet pėr arsimin nė tė ardhmen?
Pėr konceptin tim programet partiake nė kėtė fushatė zgjedhore formalisht deklarojnė qė kanė tė fokusuar nė qendėr tė politikės arsimin , duke premtuar rritje tė buxhetit.Shikoni se ēndodhi me demokratėt e Berishės. Premtuan se do tė dyfishonin buxhetin e arsimit nga 25 miliardė qė e kishim nė 2005.Mirėpo , nė fakt ata e rritėn deri nė 41 miliardė.Ky premtim politik i pambajtur nga qeveria e Berishės pėr arėsimin ishte demagogji, globalist, qė nuk materializohet ne treguesit e standartet .

Ēfarė mė shumė se njė rritje aritmetike e buxhetit, kėrkohet pėr arsimin?
Qė tė ketė tė bėjė me tregues tė cilėsisė nė arsim, si psh, u rrit aritmetikisht buxhetin, por nuk u analizua se sa ndikoi kjo nė rritjen e arsimit nė planin sasior e cilėsor , sa ndikoi kjo rritje e buxhetit nė uljen e braktisjes tė shkollės, nė rritjen e numrit tė nxėnėsve nė shkollat profesionale.

Nė jetė , nuk ėshtė dhe kaq e zakonshme qė personalitete tė shquara tė shkencės tė pėrzihen me politikėn.Vėrtet, ju, si u gjendėt nė politikė?
Nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1997, Partia Socialiste pėrfshiu nė listat e deputetėve edhe shumė individ me integritet dhe emėr publik tė njohur qė vinin nga stafet e profesoratit tė shkollave tė larta. Pjesa mė e madhe e tyre nuk ishin tė angazhuar mė parė nė politikė. Kujtojmė qė kjo parti nė vite ishte akuzuar si bartėse e trashėgimisė sė sistemit tė kaluar politik qė tashmė kishte ndryshuar. Nė kėtė proces reformimi tė pėrfaqėsimit dhe tė politikave tė reja tė saj, nė vitin 1997 nė grupin parlamentar tė Partisė Socialiste u pėrfshinė edhe profesorėt R. Mejdani, E. Andoni, A. Tato dhe unė qė vinim nga Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, si dhe profesorėt Z. Pepa, H. Hoxha e Sh. Bundo qė vinin nga Fakultetet Ekonomik. Besoj se edhe ky imazh i ri pėrfaqėsimi, ndikoi pozitivisht nė demokratizimin e kėsaj partie. Pas disa viteve tė qėndrimit nė parlament, na u kėrkua qė tė anėtarėsoheshim edhe nė parti dhe tė merrnim pesė e tė drejtonim komisione tė caktuara tė saj. Kėshtu, shkallė-shkallė ne filluam tė kontribuojmė por edhe tė organizohemi e kualifikohemi nė praktikat qeverisėse e ligjvėnėse. Kjo ishte me tė vėrtet njė pėrvojė dhe eksperiencė e ēmuar. Politika u bė kėshtu njė mision. Nė emėr tė kėtij misioni tani gjendem nė qarkun e Gjirokastrės, si misionar shoqėror.

Pėrse shumė nga intelektualėt e shquar u distancuar nga politika? Kush zhgėnjeu tjetrin?
Pothuajse tė gjithė intelektualėt e shquar , njeri pas tjetrit u lanė jashtė listave tė pėrfaqėsimit. Madje jo vetėm ata qė u pėrfshinė nė politikė nė vitin 1997, por edhe mjaft profesorė tė tjerė qė kishin dhėnė kontribute tė ēmuara nė vitet paraardhėse. Mė vonė ndodhi edhe pėrēarja e Partisė Socialiste dhe formimi i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim.

Edhe ju, tashmė , nuk jeni mė nė PS? Keni ndryshuar bindjen politike?
Vėshtirė, qė intelektualėt e vėrtetė tė ndryshojnė bindjen politike. Ndodhi, kur partia ndryshoi , dhe nuk mė pėrmbush bindjet e mia politike, dhe jam i detyruar moralisht , qė tė qėndrosj besnik vetvetes e ndėrgjegjes tė pėrkrah atė parti qė ėshtė mbartėse e bindjeve tė mia tė majta.

Dhe kandidoni me siglėn e LSI nė qarkun e Gjirokastrės, pėr zgjedhjet e 28 qershorit 2009?
Po. Jam duke kandiduar nė qarkun e Gjirokastrės me siglėn e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim qė drejtohet nga Z. Ilir Meta qė gjithashtu ėshtė njė nga socialistėt dhe drejtuesit e socialistėve nė vite. Edhe shumė shoqe e shokė tė tjerė qė unė i gjeta nė Partinė Socialiste nė vitin 1997 e qė sot gjenden nė Lėvizjen Socialiste pėr Integrim janė gjithashtu socialist, apo jo? A nuk janė socialist Petrit Vasili, Ndre Legisi, Spartak Braho, Prof. Sabit Brokaj, Dritan Prifti, Prof. Hasan Hoxha etj.? Ne gjendemi nė politikė tė afishuar me bindje dhe pikėpamje tė majta. Kjo mjafton. Dhe unė aty gjendem, nė pjesėn e majtė dhe jo tej tė majtės apo tej tė djathtės.

Mė falni qė pyes. A nuk ėshtė pak e vėshtirė qė tė ndryshosh partinė, pėr hir tė njė mospajtimi me udhėheqėsin?
Fare natyrshėm. Nė jetėn politike tė Partisė Socialiste tė viteve tė fundit ka pasur zhvillime, reagime, kundėrshti e oponencė jo tė pakta dhe jo nga pak pėrfaqėsues. Madje kohėt e fundit ndodhi njė pėrēarje tjetėr e saj. U krijua Partia Socialiste e Vėrtetė 91. Mėnyra e tė bėrit opozitė nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim, qėndrimi kundėrshtues ndaj ndryshimeve tė Kushtetutės dhe ndaj Kodit zgjedhor, janė disa nga momentet qė ndikuan pėr njė pėrafrim mė tė dukshėm tė qėndrimit tim me Z. Ilir Meta. Le tė shtojmė kėtu edhe aspiratėn tonė pėr tė grumbulluar sa mė shumė vota tek e majta dhe pėr tė bėrė ēdo pėrpjekje pėr ribashkim jo vetėm nė bashkėqeverisje pas 28 qershorit por edhe politikisht e organizativisht.

Mos ėshtė njė e metė juaja, profesor, qė nuk keni artikuluar me foorcė nė media oponencėn tuaj pėr zhvillimet e kontestuara tė PS nga njė pjesė e anėtarėsisė sė saj? Edhe heshtja politikė pėrbėn bashkėfajėsi politike.
Problemet e shtėpisė nuk nxirren tė gjitha nė treg. Partia Socialiste dhe e majta nė tėrėsi janė tashmė pėr mua shtėpia ime politike qė mė dhimbset. Shumė probleme i kam ngritur nė vendin dhe nė kohėn e duhur. Disa reagime e kundėrshti kanė qenė edhe publike. Tė tilla kanė qenė p.sh. vota ime kundėr e ndryshimeve tė Kushtetutės, vota kundėr e Kodit zgjedhor qė nė fakt nuk siguron zgjedhje tė deputetėve, por emėrim tė tyre sipas radhės nė listė qė kanė caktuar kryetarėt e partive. Po kėshtu nė parti u vlerėsua gabim firma e hedhur prej meje qė Z. Fatos Nano, lideri historik i sė majtės shqiptare, tė kandidonte pėr president i Republikės.
Profesor, opinioni i deritanishėm nga Permeti , Gjirokastra e Tepelena, ju jep juve njė pėrparėsi . Ndoshta , kjo mė shumė i dedikohet personalitetit tuaj, sesa partishmėrisė tė kandidatit .A ka ardhur koha qė edhe votuesi tė votojė pėr personalitetet dhe jo pėr partishmėrinė e kandidatit, qė nesėr tė mos zhgėnjehet politikisht?
Kjo fitore nuk do tė mė pėrkas mua si individ. Ajo do tė jetė fitore e menēurisė dhe mprehtėsisė politike e shoqėrore e gjithė zgjedhėsve tė qarkut tė Gjirokastrės. Tė gjithė janė mėrzitur nga pazaret dhe demagogjia politike e dy partive tradicionale. Vetėm dy parti parlamentare nuk garantojnė demokraci reale pėr kushtet qė ka Shqipėria. Kėtė populli e ka kuptuar mirė prandaj dhe ka vendosur tė korrigjojė me votė rrezikun e mundshėm tė zėvendėsimit tė ekuilibrit demokratik me pazare e marrėveshje tė dyshimta tė dy partive tradicionale. Prandaj populli do tė votojė Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, si njė forcė politike serioze e reale me rol tė veēantė pėr tė shmangur pazaret e radhės tė dy forcave politike tradicionale. Fitorja e kandidaturės sime, nga ana tjetėr do tė jetė verdikt i shtresės sė majtė nga unė kam origjinėn time. Kjo fitore do tė jetė vlerėsim e mirėnjohje e brezave tė nxėnėsve, studentėve dhe e familjeve tė tyre pėr punėn e qindra mėsuesve e pedagogėve qė sikurse unė i a kushtuam jetėn edukimit dhe arsimimit tė tyre. Njė ndėr pikat e forta tė fitores sime ėshtė programi i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim me tė cilin konkurroj dhe qė ėshtė vlerėsuar pothuajse njėzėri si program modern e realist qė garanton daljen nga kriza dhe rritje ekonomike, punėsim, mbėshtetje tė prodhuesve vendas nė bujqėsi e blegtori, miratim tė statusit tė pensionistėve, minatorėve e ushtarakėve dhe lehtėsim tė barrės fiskale. Kjo fitore do tė jetė mirėnjohje, nderim dhe respekt edhe pėr tė gjithė ata koleg deputet qė papritur nuk u pėrfshinė sėrish nė listat e kandidimit tė kėtyre zgjedhjeve edhe pse njihen si vlera tė ēmuara qė i kanė dhėnė sė majtės vetėm fitore nė vite. Kjo fitore do tė jetė edhe njė mėsim i nevojshėm pėr hartuesit e listave tė kandidatėve pėr deputet me emra dėshtakėsh e humbėsish tė zgjedhjeve tė vitit 2005 qė e ēuan tė majtėn nė opozitė. Kjo fitore do tė jetė edhe njė shprehje tjetėr e kundėrshtimit popullor ndaj pėrfshirjes nė listat e kandidimit pėr deputet tė individėve anonim dhe tė xhaketave tė vjetra tė kthyera sė prapthi pėr tė marrė pozat komike tė politikės sė re.

Si do tė reagoni ndaj kunėdrshtarėve tuaj politikė, A.Dade, G.Ruli., E.Ruka, etj?
Mė lejoni tė saktėsoj. Meqenėse unė jam i pari nė listėn e kandidatėve tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, kundėrshtari im politik nė zgjedhje ėshtė i pari nė listė i kandidatėve tė Partisė Demokratike tė djathtė, Z. Genc Ruli. Kandidatėt e majtė nuk i vlerėsoj kundėrshtar, por aleat. Nga ana tjetėr, duke qenė i pari nė listė, mė takon tė jem nė garė me tė parėt. Kėshtu, zotit Ruka qė erdhi sė fundmi i treti nė listėn e kandidatėve pėr deputet tė Partisė Socialiste, i takon tė pėrballet me njė tjetėr tepelenas, ish nxėnėsin tim tė respektuar A. Ēulli qė kandidon po i treti nė listėn e kandidatėve pėr Partinė Demokratike.

Ka zėra se E.Ruka u pėrcaktua si kandidat nė qarkun e Gjirokastrės, si personi qė mund t ju marrė juve shumė vota.
Ne jetojmė nė njė shoqėri tė hapur dhe e drejta pėr konkurrim nuk mund t i hiqet asnjė njeriu. Aq mė tepėr kjo e drejtė nuk mund t i hiqet kolegut dhe mikut tim tė respektuar qė ju pėrmendėt. Me kėtė rast unė nuk mund tė fsheh keqardhjen time qė zotit Ruka nuk i ėshtė dhėnė vendi qė meriton nė listat e kandidatėve tė Partisė Socialiste, duke e rreshtuar tė tretin. Asnjė ēast nuk kam menduar se ai ka marrė me dėshirė rolin e plan prishėsit. Gjithsesi, duhet tė deklarojmė qartė. Me listat e minutave tė fundit tė kandidatėve tė dy partive tradicionale nė KQZ, Tepelena rrezikohet seriozisht tė mos ketė asnjė nga pesė deputetėt e qarkut.

BIOGRAFIA SHKENCORE

-Ka botuar
-Si lindi jeta nė tokė
-Dukuri tė botės sė gjallė
-Librin REFORMIMI I SHKOLLĖS PROĒES DHE STRATEGJI
Me bashkėautorė
-Botanika pėr Universitetin Bujqėsor
-Biologjia pėr shkollat e mesme mjekėsore
-Biologjia e pėrgjithshme 1 dhe 2 pėr shkollat e mesme tė pėtgjithshme e profesionale,
-Biologjia Humane
-Antropologjia
-Dituri Natyre 4 dhe Biologjia 9 pėr sistemin e ri 9 –vjeēar
She shumė artikuj e studime shkencore nė shtypin shkencor jashtė e brenda vendit.

jakupgjoca@hotmail.com

Ky lajm ėshtė publikuar: 08/06/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos