Letėrsia pėr fėmijė dhe kritika letrare

10/06/2009  Tryezė shkencore

Kėto ditė nė mjediset e Fakultetit tė Filologjisė nė Prishtinė u mbajt tryeza shkencore “Letėrsia jonė pėr fėmijė dhe kritika letrare”. Veprimtaria ishte organizuar nė kuadėr tė manifestimit letrar tė karvanit tė shkrimtarėve pėr fėmijė “Agim Deva”. Nga Republika e Shqipėrisė morėn pjesė Pandeli Koēi, kryetar i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj dhe nėnkryetari i kėsaj shoqate, dr. Xhahid Bushati.

Fjalėn e hapjes nė tryezė e mbajti drejtuesi i karvanit, dr. Xhevat Syla, i cili vlerėsoi nė rrafshin historik e aktual rolin e kritikės letrare nė zhvillimin e lartėsimin e vlerave artistike dhe edukative tė letėrsisė shqipe pėr fėmijė. Nė mėnyrė tė veēantė, u vlerėsuan ndihmesat e kritikėve dhe tė studiuesve B. Dedja, H. Mekuli, V. Shita, M. Xhaxhiu, A. Deva, Y. Elashani, O. Grillo, F. Bojku etj. Kritiku letrar dhe studiuesi Prend Buzhala mbajti kumtesėn “Trajtat e perceptimit tė kritikės nė letėrsinė pėr fėmijė”. Shkrimtari Pandeli Koēi nė kumtesėn “Ravgime nėpėr kritikėn e letėrsisė sonė pėr fėmijė” parashtroi disa probleme aktuale tė trashėguara tė kritereve e tė metodologjisė sė kėsaj kritike. “Rruga qė duhet tė ndjekė kritika” titullohej vėshtrimi qė paraqiti shkrimtari Arif Demolli. Ai theksoi nevojėn e thellimit tė kritikės nė analizat pėr ēėshtjet e gjuhės e tė stilit, tė kompozicionit e tė personazheve tė veprave, tė intertekstit dhe hipertekstit. Dr. Xhahid Bushati nė kumtesėn e tij u ndal te disa periudha tė zhvillimit tė letėrsisė pėr fėmijė, si ajo e viteve ’60 deri nė ditėt e sotme dhe theksoi domosdoshmėrinė e qarkullimit tė saj nė tė dyja anėt e kufirit dhe nė diasporė. Ai vuri nė dukje se roli i kritikės konstruktive ėshtė i pazėvendėsueshėm nė lanēimin e vlerave dhe nxjerr nė dritė dobėsitė e tė metat reale tė letėrsisė pėr fėmijė. Nė kumtesat e tyre Gani Xhafolli, Flamur Maloku, dr. Faik Shkodra, Qibrije Demiri dhe Ibrahim Kadriu shqyrtuan nga kėnde tė ndryshme metodologjike dhe estetike vlerat e antivlerat e kritikės, duke theksuar domosdoshmėrinė e analizės sė veprave me metoda tė reja bashkėkohore. Tryeza shkencore u vlerėsua e suksesshme dhe si pikė kulmore e veprimtarive tė sivjetme tė karvanit tė letėrsisė pėr fėmijė “Agim Deva”, qė mbushi 10 vjet tė pandėrprerė nė Republikėn e Kosovės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos