Njė kėrkesė pėr anėn emocionale tė Evropės





Grupi i ekspertėve (Think Tank) tė EFA “Imazhi i Evropės” me Presidentin e KE-sė, Barosso, rezultoi me njė thirrje tė kineastėve pėr edukimin e filmit nė shkolla. Njėzet krijues liderė nga fushat e regjisė, skenarit, aktrimit, produksionit, distribucionit dhe edukimit, u takuan me José Mannuel Barosso, Presidenti i Komisionit Evropian, pėr tė shkėmbyer kėndvėshtrimet e tyre mbi impaktin qė imazhet dhe kinemaja kanė mbi identitetin e Evropės dhe mėnyrėn se si evropianėt identifikohen me kontinentin e tyre mėmė. Presidenti, i cili ndoqi ftesėn e Akademisė pėr ta marrė takimin nėn patronazhin e tij, u shpreh se Unioni Evropian shpesh shihet nga qytetarėt e tij si ”bashkim kryesisht ekonomik”, dhe deklaroi: “Ne duhet tė pėrqendrohemi mė shumė nė anėn emocionale tė Evropės”. Takimi u vendos nė dritaren e grupit tė ekspertėve (Think Tank) Imazhi i Evropės, organizuar nga Akademia Evropiane e Filmit, nė Metropolisin Ruhr tė Gjermanisė, Kryeqytet i Kulturės Evropiane 2010, me mbėshtetjen e Fondacionit tė Filmit North Rhine-Westphalia dhe RUHR 2010. Me ftesėn e Wim Wenders and Volker Schlöndorff, ndėr tė cilėt ishte i ftuar dhe kineasti shqiptar, Kujtim Ēashku, rektor i akademisė sė filmit “Marubi”, pjesėmarrėsit diskutuan mbi shumė tema si dėmi i vazhdueshėm qė vjen nga pirateria dhe problemet e distribucionit jashtė vendit tė origjinės sė njė filmi. Siē Wim Wenders shprehu: “Ėshtė njė kinema e re nga njė gjeneratė e re dhe optimiste, e cila lėviz lirshėm pėrmes kontinentit pa kufij. Vetėm se filmat e tyre brilantė nuk udhėtojnė po aq sa kineastėt e tyre”. Nė mėnyrė unanime u ra dakord se filmi mund tė luajė njė rol tė pamatė, nė mėnyrėn e marrėdhėnieve evropiane me kontinentin e tyre dhe se njė sensibilitet pėr kultura e vende tė tjera mban gjallė shpirtin e diversitetit, si dhe krijon njė vlerėsim mbi pasurinė e kulturės evropiane. Siē Volker Schlöndorf nėnvizoi, ėshtė koha “tė konsiderojmė njė tjetėr Lingua Franca, gjuhėn e imazheve”.

Diskutimet i drejtuan pjesėmarrėsit t'u bėjnė thirrje vendeve anėtare tė Unionit Evropian qė tė pėrfshijnė filmin, ashtu si literaturėn, nė kurrikulat e shkollave e t’u mėsohet studentėve qė jetojnė nė njė botė tė dominuar nga imazhe, duke nisur qė nga shkolla fillore e mė tej, mbi gramatikėn e imazheve nė lėvizje po siē mėsojnė gramatikėn e fjalės sė shkruar. Pjesėmarrėsit e Grupit tė Ekspertėve EFA, ku pėrfshiheshin Costantin Costas Gavras (France, Missing, Amen), Agniezska Holland (Poland, Europa Europa), Marjane Satrapi (Iran/France Persepolis), Istvąn Sząbo (Hungary, Mephisto, Colonel Redl) and Fernando Trueba (Spain, Belle Epoque, La Nina De Tus Ojos) i ofruan Komisionit Evropian ndihmėn e tyre nė formėsimin e sė ardhmes sė Kinematografisė Evropiane si pjesė e identitetit evropian. Pjesėmarrėsit do tė shėrbejnė si ambasadorė nė vendet e tyre, pėr tė shpėrndarė pėrmbajtjen dhe rezultatet e kėtij takimi. Wim Wenders dhe Volker Schlöndorff deklaruan se Akademia Evropiane e Filmit ėshtė gati tė marrė pėrsipėr njė rol mė madhor duke kontribuar nė zhvillimin e njė programi panevropian pėr edukimin filmik dhe duke eksploruar rrugė dhe mjete tė tjera qė mund tė ndihmojnė nė formėsimin e “Anės Emocionale tė Evropės”.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos