Rritet numri i femijeve qe punojne, shkon ne rreth 40 mije

Ne Shqiperi eshte rritur numri i femijeve qe punojne. Kjo shifer, shkon ne 40 mije, nderkohe qe rreth 7.000 nga keta jane nxenes, qe kane braktisur shkollen. Tirana, Elbasani, Korca, Shkodra shenojne edhe shifrat me te larta te femijeve qe punojne dhe te atyre qe kane braktisur shkollen. Sindikalistet shprehen se rreth 1.600 arsimtare po punojne ne projektet pilot, per te luftuar keto fenomene. "Ne qofte se flasim per Fierin, Elbasanin dhe Korcen jane kryesisht zonat, te dy grupet dhe ata qe jane ne rrezik per ta braktisur dhe braktisjet te komuniteti rom kryesisht, po dhe te tjere per shkaqe ekonomike. Shkodra natyrisht ka specifike vecanerisht fenomenin e gjakmarrjes, ndersa zona e Bathores ne Tirane, ka specifik problemin e vajzave. Braktisin kryesisht vajzat nga klasa e gjashte", ben te ditur Xhafer Dobrusha, kryetar i Sindikates se Arsimit. Ministria e Punes, se bashku me sindikalistet, kane zhvilluar dje nje tryeze rreth ketyre fenomeneve shqetesuese per shoqerine shqiptare. Nderkohe ne bote, sipas te dhenave te ILO-s, numerohen rreth 165 milione femije, qe punojne. Nder keta rreth 72 milione jane femije te moshes se shkollave 9-vjecare, ku shumica jane femra. Sindikalistet kane deklaruar se ne vendin tone numerohen 40 mije femije, te cilet punojne ne te zeze dhe 7 mije prej tyre kane braktisur shkollen. Kreu i Sindikates se Arsimit, Xhaferr Dobrusha thote se keta femije punojne ne ndertim, bujqesi por edhe ne lavazhe apo ne tekstil. Ne Diten Nderkombetare te Luftes Kunder Punes se Femijeve, organizata nderkombetare e punes, ka publikuar shifra te perhapjes se ketij fenomeni ne bote. Sipas ketyre statistikave, rezulton se 165 milione femije te moshes 5- 14 vjec punojne. Mes ketyre 74 milione jane te ekspozuar ne pune te rrezikshme.



Te dhena mbi braktisjen e shkolles

40 mije femije rezultojne se punojne

7 mije nga keta jane nxenes, qe kane braktisur shkollen

1.600 arsimtare ne projektet pilot per rikthimin e femijeve ne shkolle

165 milione femije, qe punojne ne te gjithe boten

74 milione femije jane te ekspozuar ne pune te rrezikshme

300 femijeve ne rrethet; Tirane, Korce e Berat jane rikthyer ne pune

350 femije pritet te rikthehen kete vit ne shkolle

265 femije do te asistohen per t'iu rikthyer shkolles

50 femije te tjere do te sigurohet formimi profesional

15 prej tyre do te sigurohen mjetet per krijimin e nje biznesi familjare



Ministria e Punes, projekt per rikthimin e femijeve ne shkolle

Pas rikthimit ne shkolle te 300 femijeve ne rrethet; Tirane, Korce e Berat, te cilet punonin ne rruge, te trafikuar, apo ne risk trafikimi, do te nise faza e dyte e projektit "Sistemi i monitorimit te punes se femijeve ne Shqiperi", mbeshtetur nga Programi IPEC (ILO). "Permes fazes se dyte te ketij projekti, do te perfitojne shume shpejt edhe rreth 350 femije te tjere, qe punojne ne Tirane, Korce, Shkoder, Elbasan dhe Berat", konfirmoi sot zv/ministrja e Punes, Marjeta Zace, ne nje takim me rastin e Dites Boterore te Luftes Kunder Punes se Femijeve, te organizuar me bashkepunimin e Sindikates se Arsimit dhe Shkences. "Edhe ne fazen e dyte te tij, ne fokus per femijet do te jete krijimi i metejshem i alternativave si arsimimi, formimi profesional, punesimi i ligjshem dhe ndihma per familjet e tyre, me synim integrimin e femijeve ne jeten sociale", u shpreh Zace. Sipas saj, ne kuader te ketij projekti, 265 femije do te asistohen per t'iu rikthyer shkolles, per 50 femije te tjere do te sigurohet formimi profesional dhe per 15 prej tyre do te sigurohen mjetet per krijimin e nje biznesi familjare.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos