Ndotja e ajrit nė Shqipėri, notė kaluese nė vend, ngelėse nė BE

Grimcat e rrezikshme tė ajrit vazhdojnė tė jenė problematike nė vendin tonė. Megjithėse pas monitorimeve qė u kryen nė qytetet mė tė mėdha tė Shqipėrisė, thuhet se ka njė tendencė ulje, sėrish krahasimet bėhen me nivelet e vendit tonė e jo me ato normalet. Vlerat duhen llogaritur nė bazė tė tė dhėnave qė kanė tė gjithė vendet evropiane, ndėrkohė qė nė vendin tonė ato llogariten nė rang kombėtar e jo ndėrkombėtar. Qyteti mė i ndotur vazhdon tė rezultojė Tirana, ku pikat mė kulmore janė kryqėzimet e mėdha, dhe listėn e kryeson pika e 21 Dhjetorit. Njė ndėr grimcat mė tė rrezikshme qė ėshtė NO2 vazhdon tė jetė i pranishėm nė masa tė ekzagjeruara nė kryeqytet.
Rritje e NO2 te Kryqėzimi i  "21 Dhjetorit"
Ajri urban rezulton i pastėr pėr 4 tregues SO2, NO2, O3 dhe Pb, tė cilėt rezultojnė  brenda normave tė lejuara tė Standardit Shqiptar nė tė gjitha stacionet dhe qytetet e monitoruara, thanė tė mėrkurėn burime nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave. Sipas MMPA-sė, monitorimi i  cilėsisė sė ajrit urban ėshtė kryer pėr 6 indikatorėt mė kryesorė, PM10, LNP, NO2, SO2, O3, Pb dhe nė 1 stacion PM2.5, nė 5 qytete Tiranė, Elbasan, Durrės, Fier, Shkodėr, nė 9 stacione tė pėrzgjedhura nė zonat urbane mė tė rėnduara. Bazuar nė tė dhėnat e monitorimit, vėrehet njė tendencė nė rritje e pėrmbajtjes sė NO2 nė stacionin e monitorimit Kryqėzimi i  "21 Dhjetorit" (Tirana 1), pasi  vlerat e regjistruara tejkalojnė normat e BE, por janė brenda normave shqiptare. Kjo rritje, sipas tė njėjtave burime, shpreh ndikimin vendimtar tė shkarkimeve tė automjeteve nė rritjen e pėrmbajtjes sė NO2 nė ajėr, pasi dhe stacioni ėshtė zgjedhur i tillė qė tė jetė nė kryqėzim rrugėsh me trafik tė rėnduar. Gjatė vitit tė kaluar, pėrmbajtja e pluhurave nė ajrin urban  PM10 (grimca nėn 10 mikron) dhe LNP, (lėndė e ngurtė pezull) paraqet pėrmirėsim tė dukshėm nė krahasim me vitin 2007, pasi nė 4 stacione (nga 2 nė 2007) pėrmbajtja e PM10 rezulton brenda normave tė standardit shqiptar dhe 2 prej tyre plotėsojnė normėn e BE. Nė Tiranė, nė stacionin "21 Dhjetori", megjithėse tejkalohet norma, ka pėrmirėsim tė ndjeshėm, pasi pėrmbajtja e PM10 dhe LNP ėshtė ulur 3 herė nė krahasim me vitin 2007, theksojnė burimet nga MMPAU.
LNP, grimca qė po mbyt Elbasanin
Bazuar nė tė dhėnat e monitorimit, nė Elbasan ka gjithashtu pėrmirėsim progresiv tė cilėsisė sė ajrit urban, pasi nė stacionin nė qendėr tė qytetit vlera e PM10 nė 2008 rezulton brenda normės shqiptare, kurse LNP tejkalon shumė pak normėn. Nė 3 stacionet e tjerė (nė qytetet Shkodėr, Fier dhe Vlorė) pėrmbajtja e PM10 dhe LNP ėshtė pothuajse nė te njėjtat nivele, si gjatė vitit 2007. Monitorimi i ndotjes atmosferike nėpėrmjet analizės elementare tė aerosoleve, konfirmon se pėrmbajtja e  metaleve toksike nė ajrin urban nė qendėr tė Tiranės rezulton nė vlera mjaft mė tė ulėta se normat e lejuara. Ndėrsa, sipas tė dhėnave, elementet e lidhur me pluhurin tokėsor, si K,Ca, Ti dhe Fe janė nė pėrqendrime mė tė larta. Nė drejtim tė uljes sė konsumit tė substancave ozon-holluese (LOH) dhe respektimin e kuotave tė caktuara nga Protokolli i Montrealit, vendi ynė ka bėrė njė progres mjaft pozitiv, duke marrė edhe pėrgėzime zyrtare, pasi sasia e LOH tė konsumuara ėshtė ulur nga viti nė vit (nga  4.4 ton nė vitin 2007, nė 2.2 ton nė vitin 2008). Progres i rėndėsishėm ėshtė bėrė nė metodologjinė e matjeve tė indikatorėve tė cilėsisė sė ajrit. Vendosja e pajisjeve automatike dixhitale nė 4 stacione (2 nė Tiranė dhe 2 nė Elbasan) ka sjellė rritje tė frekuencės sė matjeve, cilėsinė dhe besueshmėrinė e tė dhėnave.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos