Lirohet "Ben Qimja", provat tė pavlefshme

Gjykata e Tiranės vendosi dje lirimin e Arben Isufajt i akuzuar pėr vrasjen e Pirro Koēiut pėr hakmarrje nė vitin 2001


Provat qė mbanin nė burg tė pandehurin janė cilėsuar nga Gjykata si tė pavlefshme


TIRANĖ- Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė kryeqytet, nuk iu deshėn mė tepėr se tri seanca gjyqėsore pėr t'i dhėnė lirinė Arben Isufajt, duke qenė se prova kryesore qė e mbante nė burg atė u zhvlerėsua nga trupi gjykues.


Gjykata u bind se procedurat hetimore tė ndjekura nga institucioni i akuzės nė ngarkim tė Arben Isufajt i njohur ndryshe si "Ben Qimja", janė tė pavlefshme dhe cenojnė rėndė tė drejtat themelore tė njeriut. Kjo bindje e togave tė zeza, ka bėrė qė i akuzuari pėr vrasjen e Pirro Koēiut i njohur edhe si i "forti i Fierit" tė lėrė qelinė e paraburgimit "Jordan Misja" pasditen e djeshme, duke u kthyer pranė familjes pas 12 muajve izolim.


Sipas dispozitivit tė vendimit tė treshes gjykuese tė kryesuar nga Fatmira Hajdari qė u dha dje pas parashtrimit tė kėrkesave paraprake, Isufaj ėshtė mbajtur i izoluar nė qelitė e burgut duke shkelur haptazi Kushtetutėn, Konventėn Evropiane "Pėr Mbrojtjen e tė Drejtave Themelore tė Njeriut" dhe gjashtė nene tė Kodit tė Procedurės Penale.


"Gjykata, pasi u kėshillua nė dhomėn pėrkatėse vendosi tė pranonte kėrkesėn e tė pandehurit tė parashtruar nga avokati i tij mbrojtės, pėr shpalljen si absolutisht tė pavlefshme, tė tė gjitha akteve tė marra nga organi i akuzės pas datės 31 janar 2006, ditė kur ėshtė marrė edhe vendimi i pushimit tė akuzės ndaj tij, si dhe vendimi "pėr rifillimin e hetimeve" tė datės 1 tetor 2007 nga ana e Prokurorisė, nė lidhje me procedimin penal me nr. 1536 tė vitit 2002 nė ngarkim tė Arben Isufaj, si dhe tė gjitha aktet e mėparshme qė kanė ardhur pas kėtyre akteve. Pushohet gjykimi i ēėshtjes penale me nr. 1178 akti tė datės 21 prill 2009, pėr shkak se ky gjykim nuk mund tė vazhdojė.


Heqjen e masės sė sigurimit tė vendosur me vendimin e datės 25 korrik 2008 qė mban nr. 6381 akti, duke urdhėruar lirimin e menjėhershėm tė shtetasit Arben Isufaj nga paraburgimi nėse ndaj tij nuk ka ndonjė dėnim apo procedim tjetėr penal ose masė sigurisė "arrest me burg".


Kundėr kėtij vendimi lejohet ankim, sipas ligjit brenda 10 ditėve nė Gjykatėn e Apelit nė Tiranė, duke filluar ky afat nga e nesėrmja e shpalljes sė tij"-thuhet nė diapozitivin e vendimit tė lexuar nga kryesuesja e togave tė zeza, gjyqtarja Fatmira Hajdari.


Gjithashtu, mėsohet se treshja gjykuese e kėsaj gjykate, e ka cilėsuar vendimin e rifillimit tė hetimeve si njė shkelje e rėndė e nenit 1141, duke i kėrkuar Gjykatės sė Lartė t'i japė drejtim kėsaj dosje, pasi vetėm ajo ka juridiksionin rishikues, pasi me vendim tė kėsaj gjykate Isufaj ėshtė liruar nga akuzat.


Si dhe veprimet hetimore dhe izolimi i shtetasit Arben Isufaj nė qelit e paraburgimit pėr 12 muaj pėrbėn njė shkelje tė rėndė tė Konventėn Evropiane "Pėr Mbrojtjen e tė Drejtave Themelore tė Njeriut".


Ndėrkohė, edhe veprimet hetimore tė kryerjes sė akt-ekspertimit daktilografi tė kryer nė Angli, sipas gjykatės, ėshtė i pavlefshėm pasi ai datat e kryerjes dhe dėrgimit tė letėr-porosisė pėr bėrjen e kėsaj analize nuk pėrputhen.


Sipas prokurorisė, shtetasi Arben Isufaj ka kryer veprėn penale tė "vrasjes me paramendim" tė kryer nė bashkėpunim me Fatlum Kadiun ndaj shtetasit Pirro Koēiu, dhe akuza e "mbajtjes pa leje tė armėve luftarake". Mėsohet se vrasja e tij ka ndodhur pasditen e 12 gushtit tė vitit 2002 nė rrugėn "Him Kolli" nė kryeqytet.


Ky krim, sipas kėrkesės pėr gjykim qė tashmė u shpall e pavlefshme, ka ndodhur pasi dyshohej se shtetasi Pirro Koēiu disa vite mė parė i ka vrarė tė pandehurit babanė e tij nė qytetin e Fierit.


 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos