Studimi amerikan, virusi H1N1 nuk bashkėvepron me gripin e zakonshėm



Virusi vdekjeprurės i gripit tė derrit (H1N1) nuk shkakton mutacione nė rast tė bashkėveprimit me viruset e zakonshme tė gripit. Ky ėshtė rezultati mė i fundit, i dalė nga njė studim i Universitetit tė Merilandit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke lėnė mėnjanė shqetėsimin e mjekėve dhe shkencėtarėve, tė cilėt i trembeshin komplikacioneve qė mund tė sillte bashkėveprimi i viruseve. Por nga ana tjetėr, studimi i kėtij universiteti ngre shqetėsimin se virusi H1N1 do tė jetė mbizotėrues kėtė vit dhe mund tė jetė lehtėsisht i transmetueshėm. Tė dhėnat e studimit nga Universiteti i Merilandit nė SHBA nxjerrin nė pah nevojėn e vaksinimit si kundėr gripit tė zakonshėm edhe kundėr atij tė derrave. Vaksina kundėr virusit A/H1N1 pritet tė jetė nė treg nė mes tė muajit tetor.
Shenjat
Derisa virusi po na afrohet gjithnjė edhe neve, mjekėt infeksionit japin disa kėshilla se cilat janė shenjat e para tė prekjes nga ai. Simptomat e gripit tė derrave janė tė njėjta me simptomat e gripit tė zakonshėm, dhe pėrfshijnė ethe e temperaturė, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje tė hundėve, plogėshti, dhimbje koke. Shumica e njerėzve me grip tė derrave kanė diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me kėtė grip i ka sė paku dy nga kėto simptoma. Por kjo nuk do tė thotė se jeni prekur nga ky grip, pasi shumė sėmundje shkaktojnė kėto shenja. I takon analizave laboratorike tė vėrtetojnė nėse ky ėshtė gripi i derrave, grip i zakonshėm apo ndonjė sėmundje tjetėr.
Parandalimi
Ekzistojnė disa mėnyra pėr tė parandaluar marrjen e gripit, si dhe pėr tė mbajtur larg sėmundje tė tjera ngjitėse. Gripi pėrhapet nga njerėzit te njerėzit nga tė kolliturat dhe teshtimat e njerėzve tė infektuar. Mė poshtė jepen kėshillat e mjekėve pėr t’u mbrojtur nga infektimi. Mbuloni hundėn dhe gojėn me shami kur kolliteni apo teshtini. Mė pas, hidheni shaminė nė koshin e plehrave. Disa viruse dhe baktere mund tė jetojnė dy orė apo mė gjatė nė sipėrfaqe si tavolinat e kafeneve, dorezat e dyerve dhe bankat e shkollave. Pėr kėtė nevojitet larja e shpeshtė e duarve, e cila do t’ju ndihmojė qė tė reduktoni shansin e marrjes sė ndotjes nga kėto sipėrfaqe tė pėrbashkėta. Shmangni prekjen e syve, hundės apo gojės, pasi mikrobet pėrhapen edhe nė kėtė mėnyrė. Pėrpiquni tė shmangni kontaktet e ngushta me njerėz tė sėmurė. Mundohuni tė qėndroni nė gjendje tė mirė tė pėrgjithshme shėndetėsore. Flini mjaftueshėm; jini fizikisht aktiv; menaxhoni stresin; pini lėngje mjaftueshėm; hani ushqime tė ushqyeshme.


ISHP, rastet kur duhet tė merret mjekimi me medikamente

Specialistėt apelojnė pėr t’u drejtuar tek mjekėt, pėr tė gjithė ata persona qė vėnė re simptomat e para, tė ngjashme me virusin gripal. Kjo do tė mundėsonte shmangien e pėrhapjes sė virusit dhe do tė mundėsonte kurimin e menjėhershėm brenda afateve tė caktuara. Nė rast se Tamifluja nuk pėrdoret brenda afateve tė caktuara, ajo nuk mund tė japė efekt tek pacientėt. Specialistėt sqarojnė se kura e Tamiflusė aplikohet brenda 48-orėshit tė parė tė shfaqjes sė simptomave tė gripit tė derrit. Ndėrsa, lidhur me efektin shėrues tė ilaēit, pohojnė se arrin deri nė 98 pėr qind tė shkatėrrimit tė virusit. Por pėrdorimi i kėtij mjekimi qė rezulton si shkatėrrues i sėmundjes, rrezikon tė japė efektet e tij kuruese pėr shkak tė vonesave nė kthimin e pėrgjigjeve tė sakta tė analizave. Nė buletinin e ISHP-sė, specialistėt sqarojnė qartazi se cilėt persona mund tė quhen tė prekur nga virusi i gripit. ISHP-ja shprehet se raste tė konfirmuara janė ato tė cilat kanė plotėsuar pėrkufizimin e rastit dhe janė konfirmuar tė infektuar me virusin e gripit pandemik A(H1N1) nė laboratorin e referencės pėr Europėn Juglindore nė Rumani. Raste tė dyshimta janė tė gjitha rastet qė plotėsojnė pėrkufizimin e rastit. Ēdo ditė nė ISHP-sė pėrpunohen mostra tė rasteve tė dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera tė vendit. Laboratori i virologjisė ėshtė pjesė e rrjetit evropian tė survejancės sė gripit dhe raporton ēdo javė pranė kėtij rrjeti. Sipas ISHP-sė, tė gjitha rastet e mundshme tė identifikuara me virusin e Gripit A trajtohen njėsoj si A(H1N1) nga pikėpamja e ndjekjes dhe kontrollit. Specialistėt e shėndetit publik bėjnė apel pėr qytetarėt qė tė mos shqetėsohen, por dhe tė mos neglizhojnė rekomandimet e mjekėve. Ata vėnė theksin tek respektimi i rregullave tė higjienės personale dhe nė rast tė shfaqjes sė shenjave gripale, qytetarėt duhet tė drejtohen menjėherė tek mjeku. Pėr informimin e popullatės mbi simptomat dhe mėnyrėn e sjelljes nė rast tė prekjes nga ky virus, ISHP-ja ka marrė masa me shpėrndarjen e posterave tė ndryshėm, fletėpalosje, si dhe pėrgatitjen e spoteve televizive.


Simptomat e gripit tė derrave
Simptomat e gripit tė derrave janė tė njėjta me simptomat e gripit tė zakonshėm, dhe pėrfshijnė:
Ethe e temperaturė
Kollitje
Dhimbje fyti
Rrjedhje tė hundėve
Plogėshti
Dhimbje koke
Diarre dhe vjellje


Masat pėr parandalimin e gripit tė derrit
Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujė, veēanėrisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose pėrdorni facoleta me alkool
Shmangni kontaktin me njerėz tė sėmurė
Shmangni prekjen e gojės, hundės ose syve
Kujdesuni qė duart tuaja tė jenė vazhdimisht tė pastra
Nėse ndjeheni i sėmurė, qėndroni nė shtėpi
Mundohuni tė qėndroni nė gjendje tė mirė shėndetėsore
Flini mjaftueshėm
Jini fizikisht aktiv
Menaxhoni stresin
Pini lėngje mjaftueshėm
Hani ushqime tė ushqyeshme






10 Shtator 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos