Problemet e lėkurės, vajrat kozmetik bimorė qė nevojiten pėr trajtimin e tyre

Specialistja Mimoza Petani shpjegon efektet dhe pėrdorimin e tyre

Me ardhjen e stinės sė vjeshtės dhe dimrit lėkura e njeriut pėson mjaft ndryshime. Temperaturat e ulėta janė shkaktari kryesor i problemeve tė lėkurės sė fytyrės dhe trupit nė kėto stinė, tė cilat bėjnė qė lėkura ta humbasė vitalitetin. Pikėrisht pėr tė evituar kėto probleme rekomandohet pėrdorimi i vajrave kozmetik bimorė, tė cilėt jo vetėm e kthejnė lėkurėn nė normalitet, por e bėjnė atė edhe rezistente ndaj temperaturave tė ulėta, duke i dhėnė njėkohėsisht edhe shkėlqim. Ndėr problemet mė tė shpeshta qė lėkura e fytyrės dhe trupit fillon tė shfaq gjatė sezonit tė dimrit janė, tharja, plasaritja, humbja e shkėlqimit, fiksim ose shtim tė rrudhave pėr shkak se lėkura ėshtė e ngurtėsuar nga i ftohti etj. Njė trajtim tepėr efikas pėr tė luftuar tharjen e lėkurės nė dimėr ėshtė pėrdorimi i vajit tė bajames, i cili ėshtė mjaft i pasur me vitaminė E, qė lufton plakjen e parakohshme tė saj.
Vajrat
Vajrat esencial bimorė kanė gjetur njė pėrdorim tė gjerė edhe nė fushėn e kozmetikės pėr trajtimin e tė gjitha problemeve tė lėkurės. Vajrat eterikė, tė pėrftuar nga bimė tė ndryshme janė tė pasur me shumė lėndė ushqyese dhe kuruese dhe nė sajė tė pėrbėrjes sė tyre kanė specifikat e veta nė veprim. Specialistja e mjekėsisė bimore, Mimoza Petani shpjegon gjithēka pėr mėnyrėn se si duhet tė pėrdoren vajrat, si dhe efektet qė ata kanė. Pėrveē rėndėsisė qė kanė vajrat eterikė nė organizmin e njeriut, ju do tė njiheni edhe me mėnyrėn e pėrdorimit tė tyre. Pėrveē trajtimit tė problemeve tė lėkurės sė fytyrės, vajrat bimorė mund tė pėrdoren edhe pėr lėkurėn e trupit. Aromaterapia ėshtė njėra ndėr fushat mė tė popullarizuara tė mjekėsisė tradicionale dhe ėshtė e pranishme nė shumė kultura, sė fundi edhe nė vendin tonė. Dhjetė vitet e fundit, kur njeriu i ėshtė kthyer natyrės, ajo ėshtė riaktivizuar.
Aromaterapia
Aromaterapia ėshtė formė e mbajtjes sė mirė fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundėsi qė nė mėnyrė tė natyrshme tė shfrytėzojė ekstraktet e bimėve. Pėr shembull, nėpėrmjet masazhit me vajra tė ndryshėm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisė, trupi ēlirohet nga ngarkesat si dhe qetėsohet nga emocionet e tij. Sipas specialistes Mimoza Petani, aromaterapia mund tė pėrdoret edhe pėr problemet e sėmundjeve tė ndryshme, ku aplikohen vajra tė ndryshėm qė aplikohen pėr tė zvogėluar dhe qetėsuar simptomat e sėmundjeve. Kjo formė ėshtė forma mė e vjetėr e shėrimit nė historinė e njerėzimit. Kėto vajra kurues bėhen edhe kombinime: pėr relaks, freski, tonifikim, shėrim tė plagėve, bukuri lėkure, hidratim, smaliatura etj. I pari qė njihet, qė ėshtė marrė me aromaterapinė, mendohet tė jetė kimisti Rene Maurice. Gjatė njė prove qė ai ka dhėnė, ka djegur dorėn e tij dhe pėr tė ndalur dhembjet ka urinuar nė vajin e lavandės, e cila ndodhej mė afėr tij. Pas kėsaj, ai ka hetuar se veprimi i lavandės ka filluar tė ndikojė shpejt nė mbylljen e djegies.
Vajrat esencialė
Vajrat esencialė mund tė merren nė dy lloj mėnyrash: nėpėrmjet kanaleve tė frymėmarrjes dhe nėpėrmjet lėkurės. Po kėshtu, kėto vajra bimorė mund tė pėrdoren dhe tė pėrgatiten pėr masazhin, pėr kujdesin e fytyrės dhe trupit, pėr fėrkim lokal, pėr kompresa, pėr hapjen e poreve etj. Vajrat esenciale mė shumė pėrdorim kanė gjetur pėr hapjen e kanaleve tė frymėmarrjes, pėr problemet e sistemit tė tretjes, nė rastet e mosfunksionimit tė mirė tė mėlēisė dhe tėmthit, nė problemet reumatizmale, ku vajrat veprojnė nė mėnyrė tė shkėlqyer. Gjithashtu, kėta vajra kurues ndihmojnė pėr nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), pėr probleme tė lėkurės, nė rėniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e veēanta e vajrave nė tė cilat bazohet aromaterapia ėshtė veprimi i tyre i shkėlqyer nė tė gjitha nivelet e qenies sonė, pasi ata nuk japin asnjė lloj efekti negativ. Kėto lloj vajrash apo pėrzierjesh kthejnė harmoninė, vitalitetin dhe qetėsinė shpirtėrore.
Pėrbėrėsit
Pėrbėrėsit e vajrave qė merren nga bimėt nuk dallohen vetėm nga lloji, por edhe ku ėshtė mbjellė ajo bimė dhe karakteristika tė tjera si: ku rritet bima, teknologjia qė pėrdoret pėr nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, mėnyra e pėrzierjeve nė persona tė ndryshėm, nė lėkura tė ndryshme, nė metabolizmin e njerėzve tė ndryshėm dhe te ēdo njeri njė vaj ka efekte tė ndryshme biologjike. Ėshtė e rėndėsishme qė nė kėta vajra tė kemi njė garanci tė plotė nė teknologjinė e nxjerrjes sė tyre duke u bazuar qė nė analizė tė bimės, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, sėmundjeve tė ndryshme dhe parazitėt. Ėshtė mirė qė bima tė jetė biologjike. Gjithashtu, vajrat bimorė mund tė pėrdoren edhe nė pėrbėrjen e kremrave tė ndryshėm, tė cilėt pėrdoren pėr: probleme tė artritit, artrozės, spondiolartrozės, nė dhembje tė pėrgjithshme tė shtyllės kurrizore. Kėshtu pėr kėto dhembje rekomandohet pėrdorimi i kremit “Leni” qė ėshtė njė kombinim i pėrsosur nga bimė tė ndryshme si ēajra ose pėrdorimi i kapsulave bimore qė shėrbejnė pėr kėto dhembje. Edhe ilaēi bimor “Arnika” (qė pėrdoret pėr trauma tė ndryshme) nga ndjesia e freskisė qė jep zėvendėson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet etj.







Vaji i limonit
Njė ndėr vajrat esencialė qė pėrdoret gjatė dimrit pėr trajtimin e problemeve tė lėkurės, veēanėrisht pėr rrudhat rreth syve ėshtė vaji i limonit. Aplikimi i kėtij vaji nė fytyrė ėshtė tepėr i thjeshtė. Mjafton qė tė keni larė mirė duart para se tė bėni kėtė trajtim, dhe mbi mollėzat e gishtit tregues dhe atij tė mesit tė keni hedhur dy-tri pika nga ky vaj, tė cilat duhet t’i pėrhapni me lehtėsi rreth zonės sė syve, nėse dėshironi mund ta shpėrndani vajin edhe nė tė gjithė fytyrėn. Ndėrsa pėrsa i pėrket kohės sė pėrdorimit, ky vaj rekomandohet tė aplikohet nė darkė para se tė flini dhe ta mbani fytyrėn gjatė gjithė natės me vajin e limonit, si dhe nė mėngjes para se tė dilni nga shtėpia. Pas larjes sė fytyrės nė mėngjes, mund ta lyeni atė me pak vaj limoni, pasi nuk pėrbėn asnjė problem edhe pėr vendosjen e kremrave tė ndryshėm sipėr tij, madje i krijon mundėsinė qė ata tė pėrhapen njėtrajtėsisht dhe mė lehtė. Pėrveē pėrdorimit kozmetik, vaji i limonit mund tė pėrdoret dhe si aromatizues pėr gojėn dhe mund tė merret tri herė nė ditė nga njė pikė. Nėse pėrdoret para ngrėnies, vaji i limonit ėshtė shumė i mirė pėr celulitin, pėr mykun. Si pėrdorues i jashtėm, vaji limonit ka efekte pozitive pėr forcimin e thonjve, jep hidratim dhe shkėlqim lėkure, heq rrudhat, njollat, puērrat etj. Gjithashtu, ky vaj mund tė pėrdoret edhe pėr masazh dhe freskim. Pėr kėtė, ai duhet tė shfrytėzohet pas lodhjes pėr ta pėrtėrirė trupin. Ndėrsa nė rastet e reumatizmės, kur keni dhembje muskujsh, vaji i limonit pėrzihet me vajin e gėshtenjės pėr tė qetėsuar dhe larguar dhembjet. Pas masazhit, trupin e pushton njė ndjenjė e mirė nxehtėsie dhe relaksimi.
Vaji i portokallit
Vaji esencial i portokallit mund tė pėrdoret me pika nga goja, duke e marrė tre ose katėr herė nė ditė nga njė pikė pėr tė larguar erėrat e kėqija nga goja, mund tė largojė aromat e kėqija tė djersės duke u pėrdorur nė vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminėn C, jep ndjenjėn e nxehtėsisė duke u ndier mirė dhe i qetė. Portokalli ėshtė i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripėra kalciumi, fosfori etj. Lėngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, ėshtė freskues. Nga lėvozhga e portokallit del vaj eterik shumė i mirė, i cili gjen pėrdorime tė shumta nė prodhimin e pijeve, aromave, ilaēeve etj. Lėngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qė ndalon kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to, nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut. Lėngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pėlqehet edhe nga fėmijėt e vegjėl dhe kėshillohet tė pėrdoret qysh nė muajin e tretė pas lindjes. Portokallet pėrdoren me efekt tė mirė nė luftimin e anemisė, duke pasuruar gjakun me elemente tė reja. Portokalli ka pėrmbajtje tė lartė tė Vitaminės C. Kjo vitaminė merr pjesė nė shumė procese tė shkėmbimit tė lėndėve nė organizėm. Lėvozhgat janė tė pasura me elemente aktive dhe lėngu i fituar nga zierja e tyre pėrdoret edhe nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve.
Vaji i avokados
Ėshtė tonifikues shumė i mirė dhe trupi ndihet i tonifikuar dhe i qetė, duke i dhėnė atij njė ngjyrė tė bukur dhe tė hidratuar. Vaji i avokados ėshtė shumė aktiv pėr tė gjitha llojet e lėkurės. Ai rekomandohet tė pėrdoret pas dushit, pas rrezeve tė diellit ose solarit. Mund tė bėhen pėrzierje tė vajit tė avokados, jojobės, si dhe vitaminės E, qė merret nga vaji i bajames. Kjo lloj pėrzierjeje ushqen lėkurėn e fytyrės dhe tė trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, nė mėnyrė stimuluese ndikon nė rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcėn e tyre, depėrton thellė nė shtresat e lėkurės duke e hidratuar atė nė thellėsi. Pėrmirėson rezistencėn dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lėkurėn tė re, elastike, tė fortė dhe nė tė njėjtėn kohė e bėn atė tė butė, tė mėndafshtė dhe tė shndritshme. Vaji i avokados ngadalėson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshėm tė rrudhave. Ky vaj pėrthithet lehtė nga lėkura, nuk lė nė tė shenja yndyre dhe nuk ngjitet pas trupit dhe rrobave. Ai gjithashtu mund tė pėrdoret nė fytyrė ose nė qafė para kremit tė natės, pastaj mund tė vazhdohet edhe nė tė gjithė trupin. Pėr njė lėkurė tė mplakur shumė mund tė kėshillohet me Aloe vera xhel. Vaji i avokados depėrton thellė nė shtresat e lėkurės duke penguar tharjen e saj. Vaji i jojobės i kombinuar me vajin e avokados e bėn lėkurėn tė butė dhe tė lėmuar.
Vaji i farės sė grurit
Vaji i nxjerrė nga farat e grurit ėshtė i pasur me vitaminė E dhe F. Ai rrit shtresėn mbrojtėse tė lėkurės dhe ruan lagėshtirėn nė tė. Substancat ushqyese tė kėtij vaji ndihmojnė lėvizshmėrinė e lėkurės nė mėnyrė stimuluese. Ky vaj e mbron, zbut dhe e ndihmon lėkurėn tė ruajė butėsinė dhe elasticitetin. Nė tė njėjtėn kohė, ai depėrton thellė nė lėkurė duke e ushqyer atė. Ky vaj ėshtė ideal pėr kujdesin e lėkurės sė thatė ose dhe tė zhubravitur, sė cilės i dhuron bukuri dhe pamje tė mėndafshtė duke e rikthyer sėrish lėkurėn nė tė lėmuar dhe elastike. Vaji i farės sė grurit pengon procesin e plakjes, krijimin e parakohshėm tė rrudhave, ndėrsa ato ekzistueset bėhen mė tė buta dhe mė pak tė dukshme. Ky vaj mund tė pėrzihet me atė tė bajames duke e pėrdorur pėr fytyrėn dhe trupin. Nxit qarkullimin e gjakut dhe forcon muskujt. Ėshtė shumė e kėshillueshme qė ky vaj tė pėrdoret patjetėr njė javė para ekspozimit nė diell ose si solar gjatė diellit dhe mbas tij.
Lecitina di soja
Pėrbėrėsit e tij kryesorė janė koloni dhe inozitoli, nė formė tė fosfatdilkolinės. Ky vaj rekomandohet tė pėrdoret pėr mbajtjen nė formė tė lėkurės duke u marrė nga goja. Po kėshtu, edhe vaji i bajames ose i grurit mund tė pėrdoren pėr pirje nga goja. Efektet e Lecitina di sojės janė vetėm nėpėrmjet organizmit ashtu si edhe vaji i peshkut, domethėnė janė tė efektshėm vetėm nga marrja me gojė. I tillė ėshtė edhe vaji i enoterės, i cili pėr probleme tė lėkurės duhet patjetėr tė merret nga goja. Lecitina di soja ėshtė e rėndėsishme pėr absorbimin e vitaminave tė shkrira nė yndyra. Ai ėshtė shumė i domosdoshėm pėr personat nė moshė mbi 40 vjeē, nė sėmundjet e venave dhe zgjerimit tė tyre. Ndėrsa nė rastet e osteoporozės Lecitina di soja aktivizon fosforin nė organizėm, i cili ėshtė nė pėrbėrje tė eshtrave. Me marrjen e Lecitina di sojės, organizmi furnizohet mė shumė me oksigjen. Lecitina di soja rehabiliton qelizat e mėlēisė sidomos tek alkoolistėt, pėrdoret pėr detoksikimin e qelizave tė mėlēisė, forcon mukozėn e qelizave nervore, shpejton metabolizmin e yndyrės, ndihmon nė shkrirjen e yndyrės nė personat mbi peshė dhe ka veprim antistres. Lecitina di soja vepron nė mėnyrė tė shkėlqyer nė personat qė kanė prirje pėr t’u sėmurur nga kanceri. Mbron mukozėn e amzės dhe gjinjtė nga problemet kanceroze. Ndėrsa te personat qė vuajnė nga arterioskleroza Lecitina di soja gjatė pirjes shpejton nxjerrjen e yndyrės jashtė dhe ul kolesterolin e tepėrt. Ky vaj ėshtė i suksesshėm pėr t’u pėrdorur nė tė gjitha fazat e sėmundjes edhe pas shėrimit, sidomos edhe nė sėmundjen e anemisė.
Vaji i mentės
Vaji i mentės ėshtė njė vaj esencial shumė i mirė pėr t’u pėrdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon qė tė rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon qė qimja tė depėrtojė nė lėkurė (qimja del drejt). Nėse pėrdoret pėr masazh nė tė gjithė trupin, vaji i mentės jep freski dhe kėnaqėsi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymėmarrjes, pėrdoret nė rastet e ftohjeve, ndihmon nė uljen e temperaturės, nė bronkite dhe kollė, ku mund tė masazhohet dhe vetėm pjesa e gjoksit. Vaji i mentės mund tė pėrdoret pėr t’u pirė nga goja kur keni probleme me fytin, nė erėn e padurueshme tė gojės, pėr kujdesie tė dhėmbėve ose zgavrės sė gojės ose mund ta pėrzieni me ujė pėr shpėlarje tė gojės me gargarė. Ai ėshtė dhe njė antimikrob shumė i mirė. Vaji i mentės ėshtė shumė i mirė tė pėrdoret pėr fėrkim kur keni probleme me venat, por ai mund tė pėrdoret edhe pėr lyerjen e kėmbėve pėr tė larguar aromat e pakėndshme tė djersės, sepse mban gjatė gjithė kohės kėmbėn tė freskėt.


Vajrat bimorė kozmetik qė pėrdoren pėr trajtimin e fytyrės

Vaji kozmetik avokados pėrdoret si tonifikues pėr fytyrat e lėshuara

Vaji kozmetik i kalendulės pėrdoret si eudermik pėr fytyrat e lodhura dhe tė lėshuara dhe tė plakura

Vaji kozmetik i karotės ėshtė njė mbrojtės shumė i mirė i lėkurės dhe i jep asaj njė rivitalitet

Vaji kozmetik i kamomilit pėrdoret pėr lėkurat e ndjeshme dhe tė acaruara tė cilat preken lehtė nga ndryshimet klimaterike dhe produktet e forta kozmetike

Vaji kozmetik i ederės ėshtė njė kurė shumė e mirė gjatė kohės qė mbani dietė pėr tė kuruar ēarjet e lėkurės dhe celulitin

Vaji kozmetik fieno greco pėrdoret nė momentet kur lėkura ka nevojė pėr lėndė ushqyese, pasi ky vaj ėshtė i pasur me shumė lėndė tė tilla dhe i jep fytyrės vitalitet dhe bukuri

Vaji kozmetik i rrėnjės sė grurit ėshtė njė hidratues i pasur me lėndė ushqyese sidomos me vitaminė E dhe pėrdoret pėr lėkurat e plakura para kohe, pėr ato tė rrudhosura dhe me njolla

Vaji kozmetik iperico pėrdoret pėr lėkurat e acaruara, plasaritura dhe tė skuqura aksidentalisht ose nga rrezet e diellit

Vaji kozmetik jojoba ėshtė njė mbrojtės dhe rigjenuerues i mirė pėr lėkurat e plakura dhe pa tone

Vaji kozmetik i limonit largon rrudhat dhe lodhjen nga rrathėt e syve

Vaji kozmetik i bajames i pasur me vitaminė E pėrdoret pėr t’i dhėnė gjallėri fytyrės, lėkurės sė trupit nėse ėshtė e acaruar, pėr ēarjet e gjoksit dhe si maskė pėr flokėt e dėmtuar

Vaji kozmetik querica marina pėrdoret pėr masazh nė tė gjithė turpin kundėr celulitit

Vaji kozmetik i recinės pėrdoret pėr tė riparuar flokėt e dėmtuar dhe pa shkėlqim



17 Tetor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos