Bashkia e Tiranės dhe Banka Botėrore, marrėveshje pėr fuqizimin e tė rinjve

Tiranė, 6 nėntor NOA - Banka Botėrore dhe Bashkia e Tiranės firmosėn sot njė marrėveshje pėr zbatimin e njė Granti prej 1.2 milionė dollarėsh tė Fondit Social Japonez pėr Fuqizimin e tė Rinjve pėrmes Zhvillimit tė Komunitetit nė Shqipėri.

Ky grant do tė mbėshtesė njė program pilot nė Tiranė dhe nė Durrės qė synon tė rrisė pėrfshirjen e rinisė sė qytetit nė zhvillimin e komunitetit dhe pjesėmarrjen qytetare, si dhe tė zgjerojė mundėsitė e tyre pėr trajnim, sipėrmarrje dhe punėsim.

Banka Botėrore do ta administrojė grantin nė emėr tė Qeverisė Japoneze.

Marrėveshja u firmos nga Kryetari i Bashkisė sė Tiranės z. Edi Rama dhe znj. Camille Nuamah, Pėrfaqėsuese e Pėrhershme e Bankės Botėrore nė Shqipėri.

Ceremonia e firmosjes u mbajt nė prani tė Konsullit tė Pėrgjithshėm tė Nderit tė Japonisė nė Shqipėri z. Avni Ponari, si dhe stafit tė projektit.

Ndėrsa vendi shkon drejt asocimit dhe integrimit me ekonomitė evropiane dhe globale, tė rinjtė e Shqipėrisė kanė njė rol shumė tė rėndėsishėm, -deklaroi Camille Nuamah, Pėrfaqėsuese e Pėrhershme e Bankės Botėrore nė Shqipėri.

Ne kemi besim, - shtoi ajo, - se ky grant do tė ndihmojė nė gjetjen e mekanizmave tė rinj pėr tė nxitur interesin e tyre nė angazhimin qytetar, politikėn publike dhe sipėrmarrjen.

Ky grant do t'ju shėrbejė jo vetėm tė rinjve qė do tė pėrfitojnė direkt prej tij, por edhe tė gjitha njėsive tė tjera vendore duke testuar modele qė pėrmirėsojnė angazhimin e tė rinjve nė tė ardhmen, tha Konsulli i Pėrgjithshėm i Nderit tė Japonisė nė Shqipėri, z. Avni Ponari.

***

Projekti mbėshtet fuqizimin e tė rinjve dhe aktivitete tė zhvillimit tė komunitetit nė bashkitė e Tiranės dhe Durrėsit.

Ai synon tė arrijė objektivin e tij kryesor pėrmes disa programeve pilote tė cilat synojnė:

tė rrisin pjesėmarrjen e tė rinjve nė ēėshtje tė komunitetit pėrmes granteve tė zhvillimit tė komunitetit;

tė ndihmojnė tė rinjtė e qytetit tė pėrfitojnė aftėsi, tė cilat mund tė mbėshtesin kalimin nga arsimi i mesėm drejt tregut tė punės;

tė rrisin aksesin e tė rinjve nė aktivitete biznesi dhe mundėsive tė punėsimit pėrmes granteve qė mbėshtesin aktivitetet sipėrmarrėse tė tė rinjve.

 

e.l/f.sh/NOA

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

News of Albania

Publikuar nga: News of Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos