V E N D I M PĖR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRĖS SĖ TRAJNIMIT TĖ ADMINISTRATĖS TATIMORE DHE DOGANORE  

V E N D I M PėR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRėS Sė TRAJNIMIT Tė ADMINISTRATėS TATIMORE DHE DOGANORE Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės  dhe tė nenit 10, tė ligjit nr.9000,     datė 30.1.2003, “Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Ministrave”,  me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Krijimin e Qendrės sė Trajnimit tė Administratės Tatimore dhe Doganore (mė poshtė Akademia), si person juridik, publik, nė varėsi tė ministrit tė Financave, me seli nė Tiranė.  2. Akademia siguron formimin profesional tė administratės tatimore dhe doganore, i  cili pėrfshin trajnimin:  a)  nė periudhėn e provės;  b)  pėr zhvillimin e karrierės ; c)  pėr pėrshtatje profesionale, nė rastet e ndryshimit tė kėrkesave tė vendit tė punės, sipas ligjeve tė fushės;  ē)  me karakter tė posaēėm pėr kryerjen e detyrave tė veēanta;  d) pėr zhvillimin e njohurive profesionale. 3. Organet drejtuese tė kėsaj akademie janė : a) Drejtori; b) Bordi . 4. Bordi ka kėto detyra:  a) Pėrcakton ēdo vit programet e trajnimit tė detyrueshėm dhe atij fakultativ tė akademisė; b) Merr vendime pėr veprimtarinė e akademisė; c) Njė herė nė vit, miraton tarifat: -  pėr kurset e trajnimit bazė nė administratėn tatimore ose doganore, pėr personat qė dėshirojnė tė bėhen pjesė e kėtyre administrative; -    pėr trajnimin e personave, qė janė nė periudhė prove; -  e tjera pėr kurset fakultative; ē) Miraton kriteret shtesė, qė duhet tė plotėsojnė trajnuesit; d) Miraton statutin dhe rregulloren e brendshme tė Akademisė. 5. Bordi, i cili ngrihet me urdhėr tė ministrit tė Financave, kryesohet zėvendėsministri i  Financave dhe ka nė pėrbėrje: - Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Tatimeve; - Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Doganave; - Drejtorin e Drejtorisė sė Politikave Fiskale e Makroekonomike, nė Ministrinė e Financave; - Drejtorin e Akademisė. 6. Shpėrblimi i anėtarėve tė bordit, me pėrjashtim tė drejtorit tė Akademisė, do tė jetė 30% e pagės sė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Financave, pėr kryetarin, dhe 20%, pėr anėtarėt e tjerė. Paga e drejtorit tė Akademisė ėshtė e njėjtė me atė tė drejtuesve tė institucioneve qendrore, nė varėsi tė Ministrisė sė Financave.Pagesat pėr nėpunėsit e punonjėsit e tjerė me kohė tė plotė do tė bėhen nė pėrputhje me strukturėn e miratuar nga Kryeministri. 8. Drejtori emėrohet nga ministri i Financave.  Drejtori, pėrveē kėrkesave tė tjera nė pėrputhje me dispozitat, qė rregullojnė emėrimin e drejtuesve tė institucioneve qendrore, duhet tė plotėsojė edhe kėto kėrkesa: a) Tė jetė mbi 30 vjeē; b) Tė ketė diplomė tė arsimit tė lartė nė degėt ekonomi apo drejtėsi; c) ėshtė e preferueshme tė ketė gradė shkencore nė administrimin apo menaxhimin publik; ē) Tė mos ketė masa disiplinore tė largimit nga administrata publike pėr shkak tė njė shkeljeje tė rėndė disiplinore dhe tė mos jetė larguar nga shėrbimi civil pėr paaftėsi nė kryerjen e detyrave. 9. Drejtori ka kėto detyra: a) Pėrfaqėson akademinė nė marrėdhėniet me tė tretėt; b) Harton rregulloren e brendshme tė akademisė, tė cilėn ia paraqet pėr miratim bordit; c) Zbaton vendimet e bordit; ē)Lidh marrėveshje me qendra homologe dhe donatorė tė ndryshėm, me miratimin e bordit; d) I Raporton  bordit, njė herė nė gjashtė muaj, pėr veprimtarinė e qendrės, si dhe ministrit tė Financave, njė herė nė vit; dh) Me miratimin e bordit, lidh kontratat e punės me trajnuesit e pėrhershėm tė sistemit full-time; e) Lidh kontratat me trajnuesit e sitemit part-time, si dhe me trajnues tė huaj, sipas kritereve dhe shpėrblimeve, tė miratuara nga bordi; ė) Lidh kontrata pune me punonjėsit e administratės sė akademisė, sipas kritereve tė miratuara nga bordi dhe nė pėrputhje me organikėn e miratuar; f)Drejton stafin e akademisė si dhe tė trajnuesve tė pėrhershėm tė sistemit full-time dhe bashkėrendon punėn ndėrmjet tyre; g) Pėrgatit dhe  ndjek zbatimin e programit tė trajnimit nė ēdo fushė, pas miratimit nga bordi;  gj) Pėrgatit  projektbuxhetin e akademisė;  h) Lėshon certifikatat, tė cilat vėrtetojnė kryerjen me sukses tė trajnimit pėr ēdo nėpunės, nė mbėshtetje tė vlerėsimit tė bėrė nga trajnuesit e pėrhershėm. 10. Stafi i trajnuesve tė pėrhershėm pėrbėhet nga gjashtė persona, tė cilėt kanė kėto detyra: a) Tė sigurojnė mbėshtetjen administrative pėr organizimin e trajnimeve; b) Tė monitorojnė plotėsimin e programeve nga trajnuesit e sistemit part-time; c) Tė sigurojnė respektimin e programit tė trajnimit tė institutit; ē) Tė bėjnė vlerėsimin e rezultateve tė trajnimit, pėr ēdo nėpunės dhe nė rastet e vlerėsimit pozitiv, t'i propozojnė drejtorit, lėshimin e certifikatės pėrkatėse; d) Tė paraqesin propozimet e tyre pėr programin e trajnimit te drejtori i akademisė. 11. Trajnuesit e kontraktuar me kontarta part-time, pėrveē kritereve shtesė, qė mund tė miratohen nga bordi pėr programe tė veēanta, duhet tė jenė: a) pedagogė universitarė nė fushėn e legjislacionit, ekonomisė/financės, administratės publike  apo menaxhimit publik; b)  tė punėsuar nė poste drejtuese nė administratėn publike, me pėrvojė pune, tė paktėn 5- vjeēare;c) profesionistė tė liēencuar  qė ushtrojnė profesionin nė sektorin privat; ose ē) specialistė tė huaj. 12.  Tė ardhurat dhe pasuria e akademisė pėrbėhen nga: a) Financimi nga buxheti i shtetit  ;b) Pagesat pėr trajnimin bazė nė administratėn tatimore dhe doganore; c) Pagesat pėr trajnimin nė kurse me karakter fakultativ; c) Dhurimet dhe tė ardhurat e siguruara nga dhurues tė ndryshėm, vendas dhe tė huaj, tė interesuar pėr zhvillimin e administratės publike dhe, qė nuk cenojne qėllimin dhe funksionimin e akademisė. Buxheti i akademisė ėshtė pjesė e buxhetit tė Ministrisė sė Financave. 13. Trajnimi  pranė Akademisė ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė punonjėsit e kėtyre administratave. Kurset organizohen pėr punonjėsit nė periudhė prove si dhe nė vazhdimėsi pėr punonjės tė tjerė, sipas njė grafiku tė hartuar nė pėrputhje me listat emėrore tė paraqitura nga drejtoritė pėrkatėse. Gjatė kohės sė trajnimit nėpunėsi merr pagėn e plotė. Nė pėrfundim tė ēdo kursi, organizohet provimi i vlerėsimit tė dijeve tė marra. Vlerėsimi i dhėnė nė perfundim tė provimit bėhet pjesė e vlerėsimit vjetor tė tė punėsuarit nė administratėn tatimore apo doganore. Punonjėsit nė periudhe prove, tė cilėt nuk kalojnė provimin e vlerėsimit tė organizuar pranė Akademisė, nuk konfirmohen pėr pėrfundimin me sukses tė periudhės sė provės.  14. Bordi, nė pėrputhje me natyrėn e akademisė dhe pėr ēėshtje tė lidhura me objektin e punės sė Ministrisė sė Financave dhe tė organeve, nė varėsi tė saj, mund tė vendosė edhe organizimin e programeve tė tjera me karakter fakultativ. Kėto programe nuk janė tė detyrueshme dhe mund tė ndiqen nga persona, qė dėshirojnė tė bėhen pjesė e administratės tatimore apo nga nėpunės tė administratės shtetėrore, tė cilėt dėshirojnė tė thellojnė njohuritė nė fusha specifike tatimore apo doganore. 15. Trajnimi mund tė organizohet pranė Akademisė apo nė mjedise tė tjera tė organizuara nė bazė qarku, nė tė gjithė Shqipėrinė. 16. Struktura dhe organika e Akademisė miratohen me urdhėr tė Kryeministrit, me propozimin e ministrit tė Financave. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA    16/12/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos