Sigurimet shėndetėsore, 290 mijė libreza tė reja

Skema e sigurimeve shendetesore ka pesuar ndryshime gjate vitit 2009. Fundi i kėtij viti, shenon nje numer me te larte te atyre qe paguajne sigurime, dhe kete e dėshmon dhe fakti i hapjes se librezave te reja. Keshtu u shpreh drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana, gjate analizes nje vjetore me perfaqesues te qendrave shendetsore, te sistemit parėsor. Ky numer shkon mbi 290 mije libreza. "Hapja e librezave te reja qe ka arritur ne numrin 296 mije per vitin 2009, ne te gjithe Shqiperine, pjesa me e madhe eshte hapur ne Tirane, qe tregon per nje interesim shume te madh te popullates per skemen e sigurimeve te kujdesit shendetesor, duke hequr dore nje pjese e madhe nga pagesat informale qe kryejne ne drejtim te mjekut, qofte ne paresor, qofte ne spitalor", u shpreh Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se. Nderkohe, Hana u shpreh se prirotet do te mbetet mjeku i familjes, i cili eshte i pari qe diagnostikon sėmundjet tek pacientet. "Do te vazhdojme qe ti japim nje hapesire me te madhe mjekut te pergjithshem ne menyre qe te marr me shume hapesire parandalimi i semundjeve se sa trajtimi i tyre ne nivele te tjera", vijoi Hana. ISKSH nderkohe po harton politika per rimbursimin e barnave, ku pėrqendrimi me i madh mbetet tek sėmundjet kronike, te cilat ne rajonin e Tiranes, jane te larta. Rimbursimi tek kroniket shkon ne masen 98 per qind. Per vitin 2009, jane shenuar 11.419 raste, me nje efekt rimbursimi 90 milione leke. Edlira Sulejmani  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos