VENDIM PER NJĖ SHTESĖ NĖ VENDIMIN NR. 511, DATĖ 24.10.2002, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, “PĖR KOHĖZGJATJEN E PUNĖS DHE TĖ PUSHIMIT NĖ INSTITUCIONET SHTETĖRORE”, TĖ NDRYSHUAR  

V E N D I M     PėR   NJė  SHTESė Nė VENDIMIN NR. 511, DATė 24.10.2002, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR KOHėZGJATJEN E PUNėS DHE Tė PUSHIMIT Nė INSTITUCIONET SHTETėRORE”, Tė NDRYSHUAR     Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 19, shkronja “c”,  20 shkronjat  “ė” e “g”, e 29, tė ligjit nr.8549, datė 11.11.1999, “Statusi i nėpunėsit civil”, dhe tė neneve 76-108, tė ligjit nr.7961, datė 12.7.1995, “Kodi i Punės i Republikės sė Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kėshilli i Ministrave   V E N D O S I:     Pas kreut II “Pushimet”, tė vendimit nr.511, datė 24.10.2002, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar,  shtohet kreu II/A, “Puna nė ditėt e festave zyrtare dhe tė pushimit javor”, me kėtė pėrmbajtje:   “Kreu II/A   Puna nė ditėt e festave zyrtare dhe tė pushimit javor   1. Si rregull, ditėt e festave zyrtare janė ditė pushimi. Punėmarrėsi gėzon tė drejtėn e pagės nė kėto ditė.    2. Kur festa zyrtare bie nė ditėt e punės dhe me vendim tė Kėshillit tė Ministrave ose nė kontratėn kolektive ėshtė vendosur  tė punohet, puna e kryer ditėn e festės zyrtare kompensohet me njė shtesė page, jo mė pak se 25 pėr qind ose me njė pushim tė barabartė me kohėzgjatjen e ditės sė punės sė kryer plus njė pushim shtesė, jo mė pak se 25 pėr qind tė kohėzgjatjes sė kėsaj pune, qė merret njė javė para ose pas kryerjes sė saj.   3. Kur festa zyrtare bie nė ditėt e pushimit javor, dita e hėnė ėshtė ditė pune dhe puna e kryer kompensohet me njė shtesė page prej 25 pėr qind.”.   Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.     K R Y E M I N I S T R I   SALI BERISHA03/02/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos