V E N D I M PĖR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PĖR PĖRDORIMIN DHE SHFRYTĖZIMIN E TOKAVE BUJQĖSORE TĖ PAKULTIVUARA”

V E N D I M

PėR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PėR PėRDORIMIN DHE SHFRYTėZIMIN E TOKAVE BUJQėSORE Tė PAKULTIVUARA”

Nė mbėshtetje tė neneve 81, pika 1 dhe 100, tė Kushtetutės, me propozimin e ministrit tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit dhe tė ministrit tė Drejtėsisė, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Pėr pėrdorimin dhe shfrytėzimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara”, pėr shqyrtim dhe miratim nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė, sipas tekstit dhe relacionit qė i bashkėlidhen kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ


PėR

PėRDORIMIN DHE SHFRYTėZIMIN E TOKAVE BUJQėSORE Tė PAKULTIVUARA

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83, pika 1, tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA Tė PėRGJITHSHME

Neni 1
Qėllimi

Ky ligj ka pėr qėllim tė pėrcaktojė rregullat dhe procedurat pėr pėrdorimin dhe shfrytėzimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara, pėr tė garantuar funksionin social tė pronės, nė kuadrin e zhvillimit tė qėndrueshėm bujqėsor dhe rural.

Neni 2
Objekti

Objekt i kėtij ligji janė:

a) Tokat bujqėsore, nė pronėsi private, tė zėrit kadastral “arė”, qė figurojnė si tė tilla nė regjistrat kadastralė shtetėrorė, nė seksionin e administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, (mė poshtė SAMT), nė qark;
b) Tokat bujqėsore, nė pronėsi private, tė zėrit kadastral “vreshta”, “pemėtore” dhe “ullishte”, qė figurojnė si tė tilla nė regjistrat kadastralė shtetėrorė, nė SAMT, nė qark, por qė nga verifikimet e kryera, sipas dispozitave vijuese tė kėtij ligji, nuk rezultojnė tė kenė bimė hardhie, drurė frutorė dhe ullinj.
c) Tokat nė pėrdorim, sipas pėrcaktimit tė nenit 15, tė ligjit nr.7501, datė 19.7.1991, “Pėr tokėn”, tė ndryshuar.

Neni 3
Pėrkufizime

Nė kėtė ligj, termat e mėposhtėm kanė kėto kuptime:

a) “Tokė bujqėsore”, ka kuptimin e pėrcaktuar nė pikėn 3, tė nenit 2, tė ligjit nr.9244, datė 17.6.2004, “Pėr mbrojtjen e tokės bujqėsore”;
b) “Tokė bujqėsore e zėrit kadastral “arė””, ka kuptimin e tė gjithė sipėrfaqes sė tokės bujqėsore tė destinuar pėr t’u mbjellė me bimė arash dhe qė figuron si e tillė nė regjistrat kadastralė shtetėrorė;
c) “Tokė bujqėsore e zėrit kadastral “vreshta”, “pemėtore” dhe “ullishte””, ka kuptimin e tė gjithė sipėrfaqes sė tokės bujqėsore tė mbjellė me hardhi, dru frutorė dhe ullinj dhe qė figuron si e tillė nė regjistrat kadastralė shtetėrorė;
d) “Pėrdorim dhe shfrytėzim i tokės bujqėsore”, ėshtė veprimtaria, qė ushtron pėr ēdo vit pronari ose poseduesi i ligjshėm i tokės, pėr punimin, mbjelljen dhe kultivimin e bimėve bujqėsore, nė pėrputhje me praktikat e mira bujqėsore, pėr marrjen e produkteve tė dobishme prej tyre;
e) “Tokė bujqėsore e pakultivuar” ėshtė toka bujqėsore e cila nuk ėshtė pėrdorur dhe shfrytėzuar pėr qėllime bujqėsore, nga pronari ose poseduesi i ligjshėm, pėr tė paktėn 2 vjet.


KREU II
EVIDENTIMI DHE PėRCAKTIMI I TOKAVE Tė PAKULTIVUARA

Neni 4
Komisioni i evidentimit tė tokave tė pakultivuara

Pėr evidentimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara, pranė ēdo komune dhe/ose bashkie, krijohet dhe funksion komisioni, me kėtė pėrbėrje:

- pėrgjegjėsi i zyrės sė menaxhimit dhe mbrojtjes sė tokės,
(ZMMT), tė komunės dhe/ose bashkisė kryetar;
- pėrfaqėsuesi i drejtorisė rajonale tė bujqėsisė, ushqimit
dhe mbrojtjes sė konsumatorit (DRBUMK), anėtar;
- kryetari i fshatit pėrkatės, anėtar.


Neni 5
Mėnyra e evidentimit tė tokave tė pakultivuara

Komisioni bėn ēdo vit, brenda 15 shtatorit, verifikimin e sipėrfaqeve tė tokave tė pakultivuara pėr ēdo fshat. Verifikimi bėhet duke u bazuar nė kėqyrjen fizike tė sipėrfaqes sė tokės, nė tė dhėnat kadastrale dhe nė informacionin e siguruar nga vetė pronari i saj. Nė mungesė tė pronarit, komisioni mund tė siguroje informacion nga pronarėt kufitarė, tė afėrm tė tij apo banorė tė tjerė tė fshatit.

Rezultatet e verifikimit, pėr ēdo pronar ose posedues tė ligjshėm, pasqyrohen nė njė dokument, forma dhe pėrmbajtja e tė cilit pėrcaktohen me udhėzim tė ministrit tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit.

Dokumenti i verifikimit i paraqitet kryetarit tė komunės dhe/ose bashkisė brenda datės 30 shtator tė ēdo viti.


Neni 6
Shpallja e listės sė tokave tė pakultivuara dhe paraqitja e ankesave

Kryetari i komunės dhe/ose bashkisė publikon, brenda datės 15 tetor tė ēdo viti, listėn emėrore tė pronarėve ose poseduesve tė ligjshėm me sipėrfaqet pėrkatėse tė tokave, tė evidentuara si tė pakultivuara nė ēdo fshat. Kjo listė afishohet, pėr njė afat prej 45 ditėsh, nė qendėr tė komunės dhe nė fshatin pėrkatės.

Pėr efekt tė zbatimit tė kėtij ligji, afishimi i listės sė mėsipėrme pėrbėn njoftim zyrtar tė ēdo pronari ose poseduesi tė ligjshėm.

Brenda kėsaj periudhe, pronarėt, emrat e tė cilėve pėrfshihen nė listė, kanė tė drejtė tė paraqesin ankesė, me shkrim, pranė kryetarit tė komunės dhe/ose bashkisė, pėr saktėsinė e evidentimit tė kryer nga komisioni.

Kryetari i komunės dhe/ose bashkisė shqyrton ankesat e paraqitura, rast pas rasti, brenda 5 ditėve nga marrja e ankesės.

Neni 7
Vendimi pėr klasifikimin e tokave tė pakultivuara

Kryetari i komunės dhe/ose bashkisė pėrgatit dokumentacionin e evidentimit tė tokave tė pakultivuara dhe ia paraqet kėshillit tė komunės dhe/ose bashkisė pėr shqyrtim dhe vendimmarrje pėr klasifikimin e tyre si tė tilla. Shqyrtimi bėhet brenda 15 janarit tė vitit pasardhės.
Kėshilli i komunės dhe/ose bashkisė merr vendimet pėrkatėse pėr ēdo fshat, tė cilat pėrmbajnė identitetin e pronarit ose poseduesit tė ligjshėm dhe sipėrfaqen pėrkatėse tė tokės, qė klasifikohet e pakultivuar.

Vendimi i kėshillit tė komunės dhe/ose bashkisė pėrbėn njėkohėsisht autorizim pėr kryetarin e komunės dhe/ose bashkisė pėr t’ua dhėnė me qira kėto toka subjekteve kėrkuese.

Vendimi i kėshillit tė komunės dhe/ose bashkisė publikohet (shpallet) nė vende tė dukshme nė qendėr tė komunės dhe/ose bashkisė si dhe nė qendėr tė ēdo fshati. Kur ėshtė e mundshme kėto vendime publikohen edhe nė median lokale.


KREU III

RIFILLIMI I KULTIVIMIT Tė TOKėS NGA PRONARI OSE POSEDUESI I LIGJSHėM

Neni 8
Kėrkesa e pronarit dhe poseduesit tė ligjshėm pėr tė kultivuar tokėn

Pronari ose poseduesi i ligjshėm i sipėrfaqeve tė tokave tė pakultivuara, tė pėrfshira nė vendim, mund t’i paraqesė njė kėrkesė me shkrim komunės dhe/ose bashkisė, brenda 31 janarit, nė tė cilėn merr pėrsipėr detyrimin pėr tė kultivuar kėtė tokė, duke i bashkėlidhur kėrkesės njė plan pėr pėrdorimin e tokės, pėrfshirė kulturėn bujqėsore, sipėrfaqen dhe afatet e kultivimit.

Neni 9
Miratimi i kėrkesės

Kryetari i komunės dhe/ose bashkisė, brenda 5 ditėve nga paraqitja e kėrkesės, ia pėrcjell pėr miratim kėshillit tė komunės dhe/ose bashkisė, i cili bėn korrigjimin pėrkatės nė listėn e tokave tė pakultivuara, pėr sipėrfaqen e kėrkuar pėr t’u mbjellė.

Neni 10
Pasojat e mosrealizimit tė planit tė pėrdorimit tė tokės

Komisioni i evidentimit tė tokave tė pakultivuara ndjek realizimin e planit tė pėrdorimit tė tokės dhe informon kryetarin e komunės dhe/ose bashkisė.

Kur pronari ose poseduesi i ligjshėm i tokės nuk realizon planin e pėrdorimit tė tokės brenda afateve tė pėrcaktuara, toka konsiderohet e klasifikuar si e pakultivuar.


KREU IV
RREGULLAT PėR DHėNIEN ME QIRA TE TOKAVE BUJQėSORE Tė PAKULTIVUARA

Neni 11
Dhėnia me qira pėr mbjellje dhe afati

Tokat e klasifikuara si toka tė pakultivuara, sipas pėrcaktimeve tė neneve 7 dhe 10, tė kėtij ligji, u jepen me qira tė tretėve, vetėm pėr kultivimin e bimėve tė arave, pėr jo mė shumė se 5 vjet.

Pėr tokat objekt i shkronjės “c”, tė nenit 2, tė kėtij ligji, afati i qiradhėnies ėshtė njėvjeēar, me tė drejtė pėrsėritjeje.

Pronari ose poseduesi i ligjshėm i tokės nuk ka drejtė tė bėjė kėrkesė pėr kultivimin e kėsaj toke deri nė pėrfundim tė afatit tė pėrcaktuar nė kontratėn pėrkatėse tė qirasė.

Me mbarimin e kontratės sė qirasė, komuna dhe/ose bashkia ka tė drejten e qiradhėnies sė kėsaj toke, nėse pronari ose poseduesi i ligjshėm nuk ka ushtruar kėrkesė pėr kultivimin e saj.

Neni 12
Autoriteti qiradhėnes dhe procedurat

Komuna dhe/ose bashkia ėshtė autoriteti qiradhėnes i tokave bujqėsore tė pakultivuara, tė pėrcaktuara nė nenin 7, tė kėtij ligji.

Pėr dhėnien me qira tė kėtyre tokave pranė ēdo kumune dhe/ose bashkie krijohet bordi i qiradhėnies (BQ) me kėtė pėrbėrje:
- kryetari i komunės dhe/ose bashkisė kryetar;
- njė pėrfaqėsues i DRBUMK-sė anėtar;
- njė pėrfaqesues tė SAMT-sė nė qark anėtar;
- pėrgjegjesi i zyrės sė financės tė komunės dhe /ose bashkisė
ose njė jurist anėtar;
- pėrgjegjėsi i ZMMT-sė nė komunė dhe /ose bashki sekretar.

Detyrat, pėrgjegjėsitė e BQ-sė, procedurat e dhėnies me qira tė tokave tė pakultivuara dhe kontrata tip pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.


Neni 13
Subjektet qiramarrėse tė tokave bujqėsore tė pakultivuara

Subjekte tė qiramarrjes sė tokave bujqėsore tė pakultivuara janė personat fizikė e juridikė, vendas dhe tė huaj, qė shprehin interes, me shkrim, pėr kėtė veprimtari, pranė komunės dhe /ose bashkisė pėrkatėse.

Shprehja e interesit pėrmban pėrshkrimin e veprimtarisė bujqėsore qė subjekti do tė kryejė. Subjekti qiramarrės ka pėr detyrim ta pėrdorė tokėn bujqėsore nė pėrputhje me praktikat e mira bujqėsore dhe tė shfrytėzimit tė saj, sipas pėrcaktimeve tė neneve 16, 17 dhe 18, tė ligjit nr.9244, datė 17.6.2004, “Pėr mbrojtjen e tokės bujqėsore”.

Neni 14
Mėnyrat e dhėnies me qira tokave bujqėsore tė pakultivuara

Mėnyrat e dhėnies me qira tokave bujqėsore tė pakultivuara janė:
a) pa ankand, nė rastin kur paraqitet njė kėrkesė e vetme;
b) me ankand, nė rastin kur paraqitet mė shume sė njė kėrkesė.

Neni 15
ēmimi minimal i dhėnies sė tokės me qira

ēmimi minimal, pėr dhėnien me qira tė tokės bujqėsore tė pakultivuar, tė jetė 30% mė i ulėt se vlera e qirasė vjetore tė tokave bujqėsore, tė pėrcaktuar nė pikėn 2, tė vendimit nr.830, datė 28.12.1998, tė Kėshillit tė Ministrave, “Pėr kriteret e llogaritjes sė vlerės vjetore tė qirasė sė tokave bujqėsore, pyjore, me bimė pyjore, livadheve dhe kullotave, pasuri shtetėrore”.

Neni 16
Pagesa e qirasė

Qiramarrėsi paguan vlerėn e qirasė pėr ēdo vit pranė komunės dhe/ose bashkisė. Pagesa e parė bėhet me nėnshkrimin e kontratės, pagesat e tjera bėhen mbas ēdo viti.

Neni 17
Pėrdorimi i tė ardhurave tė krijuara nga qiradhėnia

Tė ardhurat, qė krijohen nga qiradhėnia e tokave tė pakultivuara, ndahen, si mė poshtė vijon:
a) 80 pėr qind, nė dobi tė pronarit apo poseduesit tė ligjshėm tė tokės; nga shuma e sė cilės komuna dhe/ose bashkia mban vlerėn e taksės vjetore mbi tokėn;
b) 20 pėr qind, nė dobi tė komunės dhe/ose bashkisė pėr mbulimin e shpenzimeve administrative qė lidhen me zbatimin e kėtij ligji dhe akteve nėnligjore nė zbatim tė tij.

Rregullat pėr administrimin dhe shpėrndarjen e kėtyre tė ardhurave pėrcaktohen me udhėzim tė ministrit tė Financave.

Neni 18
Njoftimi i pronarit ose poseduesit tė ligjshėm

Mbas lidhjes sė kontratės ndėrmjet qiradhėnėsit dhe qiramarrėsit, komuna dhe/ose bashkia bėn njoftimin zyrtar tė pronarit ose poseduesit tė ligjshėm tė tokės bujqėsore tė pakultivuar.

Njoftimi pėrmban identitetin e qiramarrėsit, llojin e veprimtarisė qė ai do tė kryejė, ēmimin e qiradhėnies dhe kohėzgjatjen e kėsaj kontrate.


KREU V
INFORMIMI DHE MONITORIMI

Neni 19
Detyrimi pėr informim

Kryetari i komunės dhe/ose bashkisė dėrgon pranė DRBUMK dhe kėshillit tė qarkut, brenda muajit janar, informacion me shkrim pėr vitin paraardhės, pėr pėrdorimin dhe shfrytėzimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara. Forma dhe pėrmbajtja e informacionit pėrcaktohen me urdhėr tė ministrit tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit.

Neni 20
Monitorimi

Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit monitoron procesin e pėrdorimit dhe shfrytėzimit tė tokave tė pakultivuara.

Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, mbi bazėn e informacioneve tė marra dhe kontrolleve periodike tė ushtruara nga strukturat vartėse, i propozon Kėshillit tė Ministrave dhe organeve tė tjera pėrkatėse marrjen e masave tė nevojshme pėr zbatimin e dispozitave tė kėtij ligji.


KREU VI
KUNDėRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 21
Kundėrvajtjet administrative dhe sanksionet

1. Sipas kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrbėjnė kundėrvajtje administrative shkeljet e mėposhtme:

a) mospjesėmarrja nė veprimtaritė e komisionit tė evidentimit tė tokave tė pakultivuara, sipas pėrcaktimit tė nenit 4, tė kėtij ligji.
b) mospėrmbushja e rregullt e detyrimeve tė pėrcaktuara nė nenin 5, tė kėtij ligji.

2. Kryetari i komunės dhe/ose bashkisė:

a) vendos gjobė nga 10 000 (dhjetė mijė) - 40 000 (dyzet mijė) lekė pėr kryetarin e fshatit, pėr kundėrvajtje administrative, tė pėrcaktuara nė shkronjėn “a” dhe “b” tė pikės 1, tė kėtij neni;
b) i propozon kryetarit tė kėshillit tė qarkut dhe drejtorit tė DRBUMK – sė vendosjen e gjobės nga 10 000 (dhjetė mijė) - 40 000 (dyzet mijė) lekė ndaj pėrfaqėsuesve tė kėtyre institucioneve, nė pėrbėrje tė komisionit tė evidentimit tė tokave tė pakultivuara, pėr kundėrvajtje administrative, tė pėrcaktuara nė shkronjėn “a” dhe “b”, tė pikės 1, tė kėtij neni.
Kryetari i kėshillit tė qarkut dhe drejtori i DRBUMK janė tė detyruar tė miratojnė propozimin e kryetarit tė komunės dhe /ose bashkisė pėr vendosjen e gjobės.

Neni 22
Ankimimi

Kundėrvajtėsi, brenda 30 ditėve nga marrja e vendimit pėr vendosjen e gjobės, mund tė bėjė ankim nė gjykatėn e rrethit gjyqėsor.
Ekzekutimi i vendimeve kryhet sipas procedurave tė pėrcaktuara nė ligjin nr.7697, datė 7.4.1993, “Pėr kundėrvajtjet adminsitrative”, tė ndryshuar.

KREU VII
DISPOZITA KALIMTARE DHE Tė FUNDIT

Neni 23
Fillimi i ushtrimit tė kompetencave

Fillimi i ushtrimit tė kompetencave, nė vitin e parė mbas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, ėshtė si vijon:

1. Pėr efekt tė zbatimit tė nenit 4, tė kėtij ligji, kryetari i komunės dhe/ose bashkisė krijon komisionin e evidentimit tė tokave tė pakultivuara brenda 2 muajve nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.

2. Pėr efekt tė zbatimit tė nenit 5, tė kėtij ligji, komisioni i evidentimit tė tokave tė pakultivuara kryen verifikimin e pėrdorimit dhe shfrytėzimit tė tokės bujqėsore nga pronarėt dhe poseduesit e ligjshėm tė saj pėr vitet 2008 dhe 2009. Verifikimi, evidentimi dhe dorėzimi i dokumentacionit te kryetari i komunės dhe/ose bashkisė bėhet brenda 2 muajve nga data e krijimit tė komisionit.

3. Pėr efekt tė zbatimit tė nenit 6, tė kėtij ligji, kryetari i komunės dhe/ose bashkisė, brenda 15 ditėve nga dorėzimi i dokumentacionit nga komisioni, bėn shpalljen e listės sė pronarėve me sipėrfaqet pėrkatėse tė tokave tė pakultivuara, me kohėzgjatje tė afishimit prej 45 ditėsh.

4. Pėr efekt tė zbatimit tė nenit 7, tė kėtij ligji, kryetari i komunės dhe/ose bashkisė, 5 ditė pas pėrfundimit tė afatit tė shpalljes, i paraqet pėr shqyrtim dhe vendimmarrje kėshillit tė komunės dhe/ose bashkisė dokumentacionin e evidentimit tė tokave tė pakultivuara, tė shqyrtuar prej tij, pėrfshirė edhe ankesat e mundshme tė pronarėve ose tė posedueve tė ligjshėm.

5. Pėr efekt tė zbatimit tė nenit 7, tė kėtij ligji, kėshilli i komunės dhe/ose bashkisė shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe merr vendime pėr klasifikimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara, brenda njė muaji nga data e marrjes sė tij. Vendimi i jepet pėr ekzekutim kryetarit tė komunės dhe/ose bashkisė.

Neni 24
Nxjerja e akteve nėnligjore

Ngarkohet Kėshilli i Ministrave, qė brenda 30 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė nxjerrė aktin nėnligjor nė zbatim tė nenit 12, tė kėtij ligji.
Ngarkohet ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, qė brenda 30 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė nxjerrė aktet nėnligjore nė zbatim tė neneve 5 dhe 19, tė kėtij ligji.

Ngarkohet ministri i Financave, qė brenda 2 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji tė nxjerrė aktin nėnligjor nė zbatim tė nenit 17, tė kėtij ligji.

Neni 25
Hyrja nė fuqi e ligjit

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


***

V E N D I M


PėR

DISA NDRYSHIME Nė VENDIMIN NR. 377, DATė 31.5.2001, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR SIGURIMIN E INFORMACIONIT Tė KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETėROR” Nė MARRėDHėNIET NDėRKOMBėTARE”, Tė NDRYSHUAR

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 25 e 31, tė ligjit nr.8457, datė 11.2.1999, “Pėr informacionin e klasifikuar “Sekret shtetėror””, tė ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:


Nė vendimin nr.377, datė 31.5.2001, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar, tė bėhen kėto ndryshime:

1. Shkronja “b”, e pikės 3, shfuqizohet.

2. Pika 4 shfuqizohet.

3. Nė pikėn 5, fjalėt “...njė person apo organizėm...” shfuqizohen.

4. Pika 6 shfuqizohet.

5. Pika 8 ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“8. DSIK-ja autorizon, me shkrim, hapjen, nė ministri dhe nė institucione shtetėrore, tė zyrave tė nėnregjistrit tė informacionit tė klasifikuar tė NATO-s, mbikėqyr veprimtarinė e tyre dhe, kur e gjykon tė nevojshme, vendos mbylljen e tyre.

Shkėmbimi i informacionit tė klasifikuar me NATO-n kryhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga zyrat e nėnregjistrit tė informacionit tė klasifikuar tė NATO-s, tė ngritura pranė ministrive dhe institucioneve shtetėrore.”.

6. Pika 9 ndryshohet, si mė poshte vijon:

“9. Transmetimi, transportimi dhe transferimi i informacioneve e i materialeve tė klasifikuara tė NATO-s shteteve dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare tė kryhen vetėm pėrmes personave, rrugėve e mjeteve tė pėrcaktuara dhe tė certifikuara pėrshtatshmėrisht.”.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***


V E N D I M


PėR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Nė VENDIMIN NR.5, DATė 5.1.2002, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR MIRATIMIN E RREGULLORES PėR PUNėN ME INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETėROR” DHE Tė NATO-s”, Tė NDRYSHUAR

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe neneve 25 e 31, tė ligjit nr.8457, datė 11.2.1999, “Pėr informacionin e klasifikuar “sekret shtetėror””, tė ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Nė kreun I, “Rregulla tė pėrgjithshme”, tė rregullores, qė i bashkėlidhet vendimit nr.5, datė 5.1.2002, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar, tė bėhen kėto shtesa dhe ndryshime:

1. Nė pikėn 1, bėhen kėto ndryshime:

a) Shkronja “b” shfuqizohet.

b) Shkronja “c” ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“c) Dėrgimin nė Regjistrin Qendror tė DSIK-sė tė regjistrimeve (rekordeve) pėr informacionet e shkėmbyera drejtpėrdrejt nga zyrat pėrkatėse, marrėse dhe dėrguese, nė njė afat jo mė vonė se 24 orė nga kryerja e veprimeve, sipas modelit tė formatuar nga DSIK-ja.”.

2. Pas paragrafit tė parė, tė pikės1/1, shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:

“Shkėmbimi i drejtpėrdrejtė i informacionit tė klasifikuar tė NATO-s nga Zyra e Nėnregjistrit tė Jashtėm tė Informacionit tė Klasifikuar tė NATO-s, nė Pėrfaqėsinė e Pėrhershme tė Republikės sė Shqipėrisė, pranė Selisė sė NATO-s nė Bruksel, nga Zyra e Nėnregjistrit tė Informacionit tė Klasifikuar tė NATO-s, nė Pėrfaqėsinė Kombėtare Ushtarake, nė SHAPE, pėr tek zyrat e Nėnregjistrit tė Informacionit tė Klasifikuar tė NATO-s, nė ministri e institucione shtetėrore.”.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M


P ė R

NJė SHTESė Nė VENDIMIN NR. 864, DATė 5. 12. 2007, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR HAPJEN E PROGRAMEVE Tė STUDIMEVE Tė DOKTORATėS, Nė INSTITUCIONET PUBLIKE Tė ARSIMIT Tė LARTė, DHE PėRCAKTIMIN E KUSHTEVE, Qė DUHET Tė PLOTėSOJė STUDENTI, PėR MARRJEN E DIPLOMėS PėR GRADėN SHKENCORE “DOKTOR”, Tė NDRYSHUAR”

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 26 e 42, tė ligjit nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikės 5, tė vendimit nr.864, datė 5.12.2007, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar”, shtohet pika 5/1, si mė poshtė vijon:

“5/1. Promovimi i pėrshpejtuar i shkencėtarėve tė rinj tė talentuar

a) Kandidatėt, qė kanė diplomė universitare tė nivelit tė dytė (DND) ose diplomė universitare tė integruar tė nivelit tė dytė (DIND) dhe kanė botuar, si autor i parė, sė paku tre artikuj shkencorė, nė revista tė huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanė tė drejtė t’i paraqesin dekanit tė fakultetit dhe, pėr dijeni, rektorit tė institucionit tė arsimit tė lartė, qė ofron studime tė doktoratės, njė kėrkesė pėr mbrojtjen e doctorates, mbi bazėn e artikujve shkencorė tė botuar (disertacion kumulativ). Kėrkesa duhet tė jetė e shoqėruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorė, tė vendit ose tė huaj, qė vlerėsojnė se vėllimi dhe cilėsia e punimeve shkencore tė pėrfunduara me botimet e sipėrpėrmendura, plotėsojnė kushtet pėr kėrkimin e gradės shkencore “Doktor” dhe i propozojnė kėshillit tė profesorėve e dekanit ngritjen e jurisė pėr provimin e doktoratės.

b) Dekani i fakultetit ia kalon kėrkesėn menjėherė kėshillit tė profesorėve, pėr shqyrtim. Kėshilli i profesorėve shprehet, brenda njė muaji nga marrja e kėrkesės, pėr ngritjen e jurisė pėr provimin e doktoratės dhe dekani nxjerr urdhėr pėr ngritjen e saj.

c) Juria, brenda njė muaji, vlerėson provimin e doktoratės sė kandidatit, sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.864, datė 5. 12. 2007, “Pėr hapjen e programeve tė studimeve tė doktoratės, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe pėrcaktimin e kushteve, qė duhet tė plotėsojė studenti, pėr marrjen e diplomės pėr gradėn shke ncore “Doktor”, tė ndryshuar.

ē) Kandidatėt, qė nuk janė nė marrėdhėnie pune nė njė institucion tė arsimit tė lartė, i dėrgojnė kėrkesė dekanit tė fakultetit tė institucionit tė arsimit tė lartė, qė zhvillon studime tė doktoratės nė fushėn ku ėshtė kryer kėrkimi shkencor dhe ėshtė pėrgatitur teza e disertacionit nė formė kumulative.

d) Nė rastet kur dekani dhe kėshilli i profesorėve, tė fakultetit, shprehen negativisht pėr kėrkesėn e kandidatit/es, ai/ajo ka tė drejtė tė ankohet, tek rektori i institucionit tė arsimit tė lartė dhe tek ministri i Arsimit dhe Shkencės, dhe tė kėrkojė njė rivlerėsim tė kėrkesės.”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe institucionet e arsimit tė lartė pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PėR

NJė SHTESė Nė VENDIMIN NR.1070, DATė 21.10.2009, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR PėRCAKTIMIN E KUOTAVE Tė PRANIMIT DHE Tė TARIFAVE Tė SHKOLLIMIT Nė PROGRAMET E STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT Tė DYTė”, Nė INSTITUCIONET PUBLIKE Tė ARSIMIT Tė LARTė, PėR VITIN AKADEMIK 2009 – 2010, DHE PėR NJė NDRYSHIM Nė VENDIMIN NR.829, DATė 29.7.2009, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR HAPJEN E PROGRAMEVE Tė STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT Tė DYTė”, Nė FAKULTETIN E MUZIKėS, Tė AKADEMISė Sė ARTEVE, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE Tė TARIFAVE PėR KėTO PROGRAME”

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 34 e 75, tė ligjit nr. 9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Nė vendimin nr.1070, datė 21.10.2009, tė Kėshillit tė Ministrave, pas pikės 2, shtohet pika 2/1, me kėtė pėrmbajtje:

“2/1. Kuotat e paplotėsuara rishpėrndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.”.

2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė dhe botohet nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***


V E N D I M


PėR

KRIJIMIN E UNIVERSITETIT Tė SPORTEVE Tė TIRANėS


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 5, 9, 10, 41, 76 e 77, tė ligjit nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave


V E N D O S I:


I. Krijimi dhe misioni i Universitetit tė Sporteve tė Tiranės (UST):

1. Krijimin e Universitetit tė Sporteve tė Tiranės (nė vijim UST), mbi bazėn e Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. UST-ja ėshtė institucion publik i arsimit tė lartė.

2. UST-ja ka pėr mision:

a) formimin universitar tė studentėve e tė specialistėve nė tė gjitha ciklet e studimeve.
b) kualifikimin e punonjėsve akademikė e shkencorė nė fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisė fizike, shėndetit dhe rekreacionit.
c) nxitjen e kėrkimeve e tė studimeve nė fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisė fizike, shėndetit dhe rekreacionit.
ē) ofrimin e shėrbimeve pėr tė tretėt dhe konsulenca nė fushėn e sporteve, veprimtarisė fizike, shėndetit dhe rekreacionit.

II. Struktura e UST-sė:

1. Nė strukturėn e UST-sė pėrfshihen kėto njėsi kryesore:

a) Fakulteti i Shkencave tė Lėvizjes, me kėtė pėrbėrje, si njėsi bazė:

i) Departamentin e mjekėsisė sportive;
ii) Departamentin e shkencave sociale dhe tė edukimit;
iii) Departamentin e sportit.

b) Fakulteti i Veprimtarisė Fizike dhe i Rekreacionit, me kėtė pėrbėrje, nė njėsi bazė:

i) Departamentin e veprimtarisė fizike rekreative dhe tė turizmit;
ii) Departamentin e organizimit dhe tė menaxhimit;
iii) Departamentin e lėvizjes dhe shėndetit.

c) Instituti i Kėrkimit Shkencor tė Sportit, me kėtė pėrbėrje, nė njėsi bazė:

i) Departamentin e kėrkimit tė lėvizjes sė aplikuar;
ii) Departamentin e kėrkimit nė veprimtarinė fizike, shėndetin dhe rekreacionin;
iii) Departamentin e kėrkimit dhe tė studimit tė tregut tė punės dhe tė transferimit tė teknologjisė.

III. Programet e studimeve tė UST-sė:

UST-ja ofron tė gjitha programet e studimit nė tė tria ciklet e studimit, qė ka ofruar deri tani Akademia e Edukimit fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe ēdo program tjetėr, tė miratuar nė pėrputhje me aktet, ligjore dhe nėnligjore.

IV. Organet dhe autoritetet drejtuese

1. Organet dhe autoritetet drejtuese, tė zgjedhura pėr strukturat e Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, vazhdojnė mandatet e tyre, kur njėsitė nuk pėsojnė ndryshim. Organet dhe autoritetet drejtuese, pėr njėsitė e reja tė krijuara tė UST-sė, emėrohen nė pėrputhje me ligjin nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

2. Autoritetet drejtuese tė UST-sė janė:

a) Rektori;
b) Dekanėt e fakulteteve / Drejtori i Institutit tė Kėrkimit Shkencor tė Sportit;
c) Pėrgjegjėsit e departamenteve tė kėrkimit.

3. Rektori i Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, ėshtė rektor i UST-sė deri nė pėrfundim tė mandatit tė fituar nė zgjedhjet e fundit sipas pikės 3, tė nenit 21, tė ligjit nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

4. Autoritetet drejtuese tė zgjedhura tė strukturave ekzistuese kryejnė funksionet pėrkatėse nė pėrputhje me ligjin nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, si dhe me statutin e UST-sė.

5. Autoritetet e tjera drejtuese emėrohen dhe funksionojnė nė pėrputhje me nenin 23, tė ligjit nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

V. Organika dhe financimi

1. Nė organikėn e UST-sė pėrcaktohet numri i punonjėsve tė njėsive, qė integrohen nė kėtė universitet dhe qė pėrfshihen nė numrin total tė punonjėsve, qė janė miratuar pėr vitin 2010, pėr Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.

2. Pėr vitin 2010, financimi i UST-sė bėhet nga:

a) Buxheti i planifikuar pėr Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”;
b) Nga burime tė tjera tė ligjshme.

3. Universiteti i Sporteve tė Tiranės ruan tė drejtėn mbi tė gjitha asetet dhe fondet buxhetore, qė zotėron dhe disponon ish-Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.

4. Universiteti i Sporteve tė Tiranės ka selinė nė Tiranė, nė ndėrtesėn e ish-Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.


VI.Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencės, Ministria e Financave dhe Universiteti i Sporteve i Tiranės pėr zbatimin e kėtij vendimi.

VII. Vendimi nr.266, datė 25.5.2000, i Kėshillit tė Ministrave, “Pėr ndryshimin e emrit zyrtar tė Institutit tė Lartė tė Kulturės Fizike “Vojo Kushi” nė Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi””, shfuqizohet.


Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

VENDIM


PėR

HAPJEN E PROGRAMEVE Tė STUDIMIT Tė CIKLIT Tė PARė, Nė UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORė


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 26 dhe 42, tė ligjit nr.9741, datė 21.5.2007, “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, nė Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorė, tė programeve tė studimit, tė ciklit tė parė, nė Fakultetin e Shkencave Teknike, si mė poshtė :

a) “Biologji”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet “Diplomė e nivelit tė parė”, DNP, nė biologji.
b) “Fizikė”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet “Diplomė e nivelit tė parė”, DNP, nė fizikė.
c) “Kimi”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet “Diplomė e nivelit tė parė”, DNP, nė kimi.
d) “Ekonomiks”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet “Diplomė e nivelit tė parė”, DNP, nė ekonomiks.
e) “Financė ”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet “Diplomė e nivelit tė parė”, DNP, nė financė.
f) “Inxhinieri elektrike”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet “Diplomė e nivelit tė parė”, DNP, nė inxhinieri elektrike.
2. Kėto programe studimi tė ciklit tė parė realizohen me 180 kredite dhe kohėzgjatja normale e tyre ėshtė tre vite.

3. Programet e studimit “Biologji”, “Fizikė”, “Kimi”, “Ekonomiks“, “Financė” dhe “Inxhinieri elektrike“ tė fillojnė veprimtarinė mėsimore nė vitin akademik 2010-2011.

4. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, tė pėrballohen nga buxheti i Universitetit tė Vlorės, pa efekte buxhetore shtesė.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorė, pėr zbatimin e kėtij vendimi.


Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M


PėR


MIRATIMIN E KALIMIT Tė PRONėSISė Sė DISA PARCELAVE NDėRTIMORE Nė FAVOR Tė POSEDUESVE Tė OBJEKTEVE INFORMALE

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 17, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, tė ndryshuar, tė nenit 4, shkronja “ē”, tė ligjit nr.7980, datė 27.7.1995, “Pėr shitblerjen e trojeve”, tė ndryshuar, dhe tė nenit 175, paragrafi i tretė, tė ligjit nr.7850, datė 29.7.1994, “Pėr Kodin Civil tė Republikės sė Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kalimit nė pronėsi tė poseduesve tė objekteve informale, tė sipėrfaqeve tė parcelave ndėrtimore, tė zėna, sipas listės dhe planvendosjeve pėrkatėse, qė i bashkėlidhen kėtij vendimi, nė:

a) qarkun Tiranė, 2 307 (dy mijė e treqind e shtatė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 709 462, 32 (shtatėqind e nėntė mijė e katėrqind e gjashtėdhjetė e dy presje tridhjetė e dy) m²;
b) qarkun Durrės, 494 (katėrqind e nėntėdhjetė e katėr) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 183 693, 96 (njėqind e tetėdhjetė e tre mijė e gjashtėqind e nėntėdhjetė e tre presje nėntėdhjetė e gjashtė) m²;
c) qarkun Shkodėr, 80 (tetėdhjetė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 14 604, 92 (katėrmbėdhjetė mijė e gjashtėqind e katėr presje nėntėdhjetė e dy) m²;
ē) qarkun Lezhė, 120 (njėqind e njėzet) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 39 977, 50 (tridhjetė e nėntė mijė e nėntėqind e shtatėdhjetė e shtatė presje pesėdhjetė) m²;
d) qarkun Berat, 1 (njė) parcelė ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 19, 89 (nėntėmbėdhjetė presje tetėdhjetė e nėntė) m²;
dh) qarkun Fier, 107 (njėqind e shtatė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 22 405, 27 (njėzet e dy mijė e katėrqind e pesė presje njėzet e shtatė) m²;
e) qarkun Dibėr, 33 (tridhjetė e tre) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 9 726, 58 (nėntė mijė e shtatėqind e njėzet e gjashtė presje pesėdhjetė e tetė) m²;
ė) qarkun Elbasan, 204 (dyqind e katėr) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 34 745, 70 (tridhjetė e katėr mijė e shtatėqind e dyzet e pesė presje shtatėdhjetė) m²;
f) qarkun Gjirokastėr, 28 (njėzet e tetė) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 4 304 (katėr mijė e treqind e katėr) m²;
g) qarkun Vlorė, 320 (treqind e njėzet) parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 113 823, 04 (njėqind e trembėdhjetė mijė e tetėqind e njėzet e tre presje katėr) m²;

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale pėr kryerjen e procedurave tė kalimit tė pronėsisė sė parcelave ndėrtimore tė objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndėrtimit pa leje.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***


V E N D I M

PėR

KALIMIN E TITULLIT Tė PRONėSISė Sė SIPėRFAQES, Qė DO Tė TJETėRSOHET, Nė FAVOR Tė SUBJEKTIT KėRKUES “CITY PARK”, SH.P.K., PėR LLOGARI Tė FONDIT Tė KOMPENSIMIT FINANCIAR

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 6 e 23, tė ligjit nr.9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės” tė ndryshuar, dhe tė neneve 3 e 4, tė ligjit nr.7980, datė 27.7.1995, “Pėr shitblerjen e trojeve”, me propozimin e ministrit tė Drejtėsisė, Kėshilli I Ministrave


V E N D O S I:

1. Kalimin e tė drejtės sė pronėsisė sė pasurisė sė paluajtshme me nr.696, zona kadastrale 1167, Bėrxullė, Tiranė, me sipėrfaqe 866 (tetėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė) m2, tė regjistruar nė zyrėn vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, Tiranė, nė favor tė subjektit kėrkues “CITY PARK”, sh.p.k.

2. Vlera e sipėrfaqes, qė tjetėrsohet, tė pėrllogaritet sipas vendimit nr.139, datė 13.2.2008, tė Kėshillit tė Ministrave, “Pėr miratimin e ēmimeve tė trojeve, tė pėrcaktuara nė hartat pėrkatėse, pėr qarqet e Fierit, tė Elbasanit, Tiranės, Vlorės, Durrėsit dhe Shkodrės”, duke pasur parasysh edhe vlerėn e kaparit, tė paguar nga subjekti kėrkues.


3. Vlera e sipėrfaqes, qė tjetėrsohet, tė paguhet nga subjekti kėrkues “CITY PARK”, sh.p.k., para lidhjes sė kontratės dhe tė derdhet pėr llogari tė fondit tė kompensimit financiar, tė hapur pranė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave.


4. Autorizohet drejtori I Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pėr lidhjen e kontratės tė kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė.

5. Ngarkohen inistry I Drejtėsisė, drejtori I Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe kryeregjistruesi I Pasurive tė Paluajtshme tė Republikės sė Shqipėrisė pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė dhe botohet nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***


V E N D I M


PėR

NJė SHTESė FONDI Nė BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PėR MINISTRINė E FINANCAVE, PėR KRYERJEN E RIKONSTRUKSIONIT Tė AKADEMISė Sė TRAJNIMEVE Tė ADMINISTRATėS TATIMORE DHE DOGANORE

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 5 e 45, tė ligjit nr.9936, datė 26.6.2008, “Pėr menaxhimin e sistemit buxhetor tė Republikės sė Shqipėrisė”, dhe tė nenit 13, tė ligjit nr.10190, datė 26.11.2009, “Pėr buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisė sė Financave, nė buxhetin e miratuar pėr vitin 2010, t’i shtohet fondi 18 348 300 (tetėmbėdhjetė milionė e treqind e dyzet e tetė mijė e treqind) lekė, pėr kryerjen e rikonstruksionit tė Akademisė sė Trajnimeve tė Administratės Tatimore dhe Doganore.

2. Ky fond tė pėrballohet nga fondi rezervė i buxhetit tė shtetit tė vitit 2010.

3. Ngarkohet Ministria e Financave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M

PėR

DHėNIEN Nė PėRDORIM AGJENCISė Sė KėRKIMIT, TEKNOLOGJISė DHE INOVACIONIT, Tė NJė PJESE Tė NDėRTESėS Sė ISH-MINISTRISė Sė TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 10 e 13, tė ligjit nr.8743, datė 23.2.2001, “Pėr pronat e paluajtshme tė shtetit”, me propozimin e Kryeministrit, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Dhėnien nė pėrdorim Agjencisė sė Kėrkimit, Teknologjisė dhe Inovacionit, tė katit tė dytė teknik tė ndėrtesės sė ish-Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacioneve, sipas vendndodhjes sė pėrcaktuar nė planimetrinė, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

2. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M


PėR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Nė VENDIMIN NR.478, DATė 18.7.2007, Tė KėSHILLIT Tė MISTRAVE, “PėR MIRATIMIN E STRUKTURėS DHE Tė NIVELEVE Tė PAGAVE Tė NėPUNėSVE Tė DISA INSTITUCIONEVE, Nė VARėSI Tė MINISTRAVE Tė LINJėS”, TE NDRYSHUAR

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 5/1, tė ligjit nr.8487, datė 13. 5.1999, “Pėr kompetencat pėr caktimin e pagave tė punės”, tė ndryshuar, dhe tė ligjit nr.10190, datė 26.11.2009, “Pėr buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm dhe ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Nė vendimin nr.478, datė 18.7.2007, tė ndryshuar, tė bėhen shtesat dhe ndryshimet si mė poshtė vijon:

a) Nė fund tė shkronjės “a”, tė pikės 1, tė shtohen emėrtesat “Qendra Ndėrinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe Agjencia Kombėtare e Planifikimit tė Territorit”.

b) Nė shkronjėn “b”, tė pikės 1:

- tė shfuqizohet emėrtesa “Instituti i Studimeve tė Urbanistikės”,
- tė shtohet emėrtesa “Zyra e Shėrbimit Turistik”.
2. Pagat e punonjėsve tė tjerė mbėshtetės tė Qendrės Ndėrinstitucionale Operacionale Detare, Agjencisė Kombėtare tė Planifikimit tė Territorit dhe Zyrės sė Shėrbimit Turistik, tė pėrcaktohen sipas vendimit pėr pagat e punonjėsve mbėshtetės tė institucioneve buxhetore.

3. Efektet financiare, pėr vitin 2010, tė pėrballohen nga fondet e planifikuara pėr kėto institucione pėr kėtė vit.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data e emėrimit tė nėpunėsve dhe punonjėsve nė detyrė.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M


PėR

MIRATIMIN, Nė PARIM, Tė PROTOKOLLIT, NDėRMJET KėSHILLIT Tė MINISTRAVE Tė REPUBLIKėS Sė SHQIPėRISė DHE QEVERISė Sė REPUBLIKėS Sė PORTUGALISė, PėR ZBATIMIN E MARRėVESHJES, MES REPUBLIKėS Sė SHQIPėRISė DHE KOMUNITETIT EUROPIAN, PėR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QėNDRIM Tė PAAUTORIZUAR

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 5 e 7, tė ligjit nr.8371, datė 9.7.1998, “Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin, nė parim, tė protokollit, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės sė Portugalisė, pėr zbatimin e marrėveshjes, mes Republikės sė Shqipėrisė dhe Komunitetit Europian, pėr ripranimin e personave me qėndrim tė paautorizuar.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M


PėR


MIRATIMIN E LISTėS PėRFUNDIMTARE Tė PRONAVE Tė PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETėRORE, Qė TRANSFEROHEN, Nė PRONėSI OSE Nė PėRDORIM ,Tė KOMUNėS KURJAN, Tė QARKUT Tė FIERIT

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe neneve 2, 3 e 17, tė ligjit nr.8744, datė 22.2.2001, “Pėr transferimin e pronave tė paluajtshme publike tė shtetit nė njėsitė e qeverisjes vendore”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave


VENDOSI:

1. Miratimin e listės pėrfundimtare tė pronave tė paluajtshme publike shtetėrore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ tė komunės Kurjan, tė qarkut tė Fierit, qė transferohen, nė pronėsi ose nė pėrdorim, tė kėsaj komune, sipas lidhjes 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

Lista e inventarit me 31 (tridhjetė e njė) fletė, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, pėrfundon me numrin rendor 125 (njėqind e njėzetė e pesė).

2. Ngarkohen ministri i Brendshėm, kryeregjistruesi i Pasurive tė Paluajtshme tė Republikės sė Shqipėrisė dhe komuna Kurjan pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M


PėR

MIRATIMIN E LISTėS PėRFUNDIMTARE Tė PRONAVE Tė PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETėRORE, Qė TRANSFEROHEN, Nė PRONėSI OSE Nė PėRDORIM, Tė KOMUNėS NIKėL, Tė QARKUT Tė DURRėSIT

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 3 e 17, tė ligjit nr.8744, datė 22.2.2001, “Pėr transferimin e pronave tė paluajtshme publike tė shtetit nė njėsitė e qeverisjes vendore”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listės pėrfundimtare tė pronave tė paluajtshme publike, shtetėrore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ tė komunės Nikėl, tė qarkut tė Durrėsit, qė transferohen, nė pronėsi ose nė pėrdorim, tė kėsaj komune, sipas lidhjes 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

Lista e inventarit me 101 (njėqind e njė) fletė, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, pėrfundon me numrin rendor 541 ( pesėqind e dyzet e njė).

2. Ngarkohen ministri i Brendshėm, kryeregjistruesi i Pasurive tė Paluajtshme tė Republikės sė Shqipėrisė dhe komuna Nikėl pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PėR

MIRATIMIN E LISTėS PėRFUNDIMTARE Tė PRONAVE Tė PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETėRORE, Qė TRANSFEROHEN, Nė PRONėSI OSE Nė PėRDORIM, Tė KOMUNėS PERONDI, Tė QARKUT Tė BERATIT

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve, 3 e17, tė ligjit nr.8744, datė 22.2.2001, “Pėr transferimin e pronave tė paluajtshme publike tė shtetit nė njėsitė e qeverisjes vendore”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listės pėrfundimtare tė pronave tė paluajtshme publike, shtetėrore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ tė komunės Perondi, tė qarkut tė Beratit, qė transferohen, nė pronėsi ose nė pėrdorim, tė kėsaj komune, sipas lidhjes 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

Lista e inventarit me 232 (dyqind e tridhjetė e dy) fletė, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, pėrfundon me numrin rendor 1529 (njėmijė e pesėqind e njėzet e nėntė).

2. Ngarkohen ministri i Brendshėm, kryeregjistruesi i Pasurive tė Paluajtshme tė Republikės sė Shqipėrisė dhe komuna e Perondi pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PėR

MIRATIMIN E LISTėS PARAPRAKE Tė PRONAVE Tė PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETėRORE, Qė TRANSFEROHEN, Nė PRONėSI OSE Nė PėRDORIM, Tė KOMUNėS RRAJCė, Tė QARKUT Tė ELBASANIT


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 2, 3 e 17, tė ligjit nr.8744, datė 22.02.2001, “Pėr transferimin e pronave tė paluajtshme publike tė shtetit nė njėsitė e qeverisjes vendore”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listės paraprake tė pronave tė paluajtshme publike, shtetėrore, qė transferohen, nė pronėsi ose nė pėrdorim, tė komunės Rrajcė, tė qarkut tė Elbasanit, sipas lidhjes nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kėrkesave tė kėshillit tė kėsaj komune, ėshtė pjesė e listės sė inventarit tė pronave tė paluajtshme publike, shtetėrore, qė janė brenda juridiksionit territorial dhe administrativ tė komunės Rrajcė, tė qarkut tė Elbasanit, miratuar me vendimin nr.924, datė 2.7.2008, tė Kėshillit tė Ministrave, “Pėr miratimin e listės sė inventarit tė pronave tė paluajtshme shtetėrore nė komunėn Rrajcė, tė qarkut tė Elbasanit ”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Rrajcė pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


KRYEMINISTRI

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PėR

NJė NDRYSHIM Nė VENDIMIN NR.88, DATė 15.2.2006, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR PėRCAKTIMIN E PėRBėRJES STRUKTURORE DHE SHPėRBLIMIN E KėSHILLIT KOMBėTAR Tė SPORTIT”, Tė NDRYSHUAR

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikės 3, tė nenit 9, tė ligjit nr.9376, datė 21.4.2005, “Pėr sportin”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 1, e vendimit nr.88, datė 15.2.2006, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar, ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“1. Miratimin e pėrbėrjes strukturore tė Kėshillit Kombėtar tė Sportit, i cili tė kryesohet nga zėvendėsministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe nė pėrbėrje tė ketė 14 anėtarė, si mė poshtė vijon:

- Zėvendėsministrin e Financave anėtar;
- Zėvendėsministrin e Arsimit dhe Shkencės anėtar;
- Zėvendėsministrin e Shendetėsisė anėtar;
- Zėvendėsministrin e Brendshėm
- Zėvendėsministrin e Ekonomisė, Tregtisė
dhe Energjetikės
- Drejtorin e Sportit, nė Ministrinė eTurizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve,
- Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar
- Presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit
- Rektorin e Akademisė sė Edukimit Fizik
dhe Sporteve “Vojo Kushi”
- Tri personalitete me kontribut tė shquar nė fushėn e sportit
- Pėrfaqėsuesin e medias sportive
- Pėrfaqėsuesin e shoqatės sė personave me aftėsi tė kufizuara
- Njė specialist tė Drejtorisė sė Sportit, nė
Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, anėtar;

anėtar;
anėtar;

anėtar;
anėtar;

anėtar;
anėtarė;

anėtar;

anėtar;


sekretar/koordinator.

Personalitetet me kontribut tė shquar nė fushėn e sportit, pėrfaqėsuesi i medias sportive dhe pėrfaqėsuesi i shoqatės sė personave me aftėsi tė kufizuar emėrohen nga ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, sipas propozimeve tė organizatave sportive kombėtare.”.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

U DH ė Z I M


PėR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Nė UDHėZIMIN NR.1, DATė 13.6.2000, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR STRUKTURėN E RENDITJES Sė PUNėVE Nė SHėRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINė PėRKATėSE DHE PėRSHKRIMIN PėRGJITHėSUES Tė ROLIT Tė SEKRETARIT Tė PėRGJITHSHėM Nė KėTė SHėRBIM”, Tė NDRYSHUAR


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 11, tė ligjit nr.8549, datė 11.11.1999, “Statusi i nėpunėsit civil”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Nė udhėzimin nr.1, datė 13.6.2000, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar, tė bėhen kėto shtesa dhe ndryshime:

1. Nė fund tė titullit “Klasa I – nėpunės civilė tė nivelit tė lartė drejtues”, tė aneksit nr.2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje:

“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallėve 19, 21 e 22, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND), ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barazvlefshme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė.”.

2. Nė fund tė titullit “Klasa II – nėpunės civilė tė nivelit tė mesėm drejtues”, tė aneksit nr. 2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje:
“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallėve 16 e 18, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND), ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barazvlefshme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė.”.

3. Nė titullin “Klasa III – nėpunės civilė tė nivelit tė ulėt drejtues”, tė aneksit nr.2, tė bėhen ndryshimet dhe shtesat e mėposhtme:

a) Paragrafi i parė ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“Nė kėtė klasė pėrfshihen shkallėt: 12, 13 dhe 14”.

b) Nė fund tė titullit “Klasa III – nėpunės civilė tė nivelit tė ulėt drejtues”, tė aneksit nr.2, shtohet njė pragraf, me kėtė pėrmbajtje:

“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallėve 13 e 14, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND), ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barazvlefshme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė, ndėrsa nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallės 12, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė parė” (DNP), ose diploma tė barazvleshme me kėtė diplomė, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė, sė bashku me njė diplomė ”Master tė nivelit tė parė” (MNP).”.

c) Nė fund tė titullit ”Klasa IV – nėpunės civilė tė nivelit ekzekutues”, tė aneksit nr.2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje:

“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallėve 8 e 10, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė parė” (DNP), ose diplomė tė barazvlefshme me tė, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė.”.

Ky udhėzim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA



17/02/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos