Prodhimi i energjisė, 5.2 miliardė kWh mė 2009

Statistikat KESH pėrjetoi periudhėn mė tė mirė prodhuese qė nga viti 2006

Reshjet e bollshme dhe lehtėsia nė menaxhimin e krijuar nga importet e konsiderueshme i mundėsuan Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare tė prodhojė 5.2 miliardė kilovat/orė energji elektrike vitin e kaluar, bėhet e ditur nga raporti vjetor i Entit Rregullator tė Energjisė, qė u dorėzua nė Kuvend pak ditė mė parė. Prodhimi ėshtė rritur me 35 pėr qind kundrejt vitit 2008, kur ishte 3.8 miliardė kWh. Shkaku i rritjes sė prodhimit tė energjisė ishte rritja e sasisė sė ujit tė disponueshme. Nė vitin 2009, KESH pati nė dispozicion 6 miliardė metėr kub ujė nga 4.12 miliardė qė kishte nė vitin 2008. Prodhimi nė vend mbuloi 80 pėr qind tė konsumit vitin e kaluar, ndėrsa njė vit mė parė, prodhimi pati mbuluar vetėm 58 pėr qind tė konsumit. ERE, i cili ėshtė edhe institucioni mbikėqyrės nė tregun e energjisė, thotė se eficienca e pėrdorimit tė ujit nėpėr lumenj ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm vitet e fundit, por KESH ka ende hapėsirė teknike pėr ta rritur edhe mė tej eficiencėn.

Niveli i konsumit tė energjisė elektrike gjatė natės nė Shqipėri ėshtė shumė i ulėt dhe ERE sugjeron qė operatorėt e tregut tė fillojnė praktikėn e importeve gjatė natės dhe eksporteve gjatė ditės. “ėshtė e rėndėsishme tė theksojmė se ‘gropa’ e madhe e ngarkesės nė orėt e natės krijon njė mundėsi tė shkėlqyer pėr KESH-in pėr tė kryer transaksione financiare fitimprurėse nėpėrmjet shitblerjes sė energjisė elektrike nė bursėn rajonale tė energjisė”, thotė raporti.

“Blerja natėn e energjisė elektrike me ēmim tė ulėt dhe akumulimi i ujit gjatė orėve tė natės pėr ta pėrdorur ditėn nė orėt e pikut, pėr tė prodhuar energji dhe pėr ta shitur nė bursė me ēmimet e pikut, pėrfaqėson njė transaksion fitimprurės qė rrit eficiencėn e burimeve tona gjeneruese”, deklaron ERE, e cila shton se pėr tė zbatuar njė praktikė tė tillė nevojiten ndryshime ligjore, si dhe krijimi i njė strukture me njerėz tė pėrgatitur nga pikėpamja profesionale.

Tregti me energjinė

Shumica dėrrmuese e energjisė elektrike nė botė prodhohet me termocentrale, gjė qė e bėn tė vėshtirė ose tė pamundur konservimin. ēmimi i energjisė qė shitet nė bursė pėr t’u konsumuar nė orėt e natės ėshtė pesė herė mė i ulėt se ēmimi i shitjes gjatė orėve tė pikut. Termocentralet hyjnė nė punė pėr periudha shumė tė gjata dhe nuk mund tė fiken gjatė natės, pra prodhojnė energji mė shumė se sa kėrkesa e rrjedhimisht ēmimi ulet. Hidrocentralet, ndryshe nga termocentralet, fiken dhe ndizen me shpejtėsi tė madhe. Sugjerimi i ERE-s ėshtė qė Shqipėria tė konsumojė gjatė natės energji tė importuar, e cila kushton lirė, ndėrkohė qė mund ta eksportojė gjatė ditės energjinė e prodhuar nė hidrocentrale me ēmim deri nė pesė herė mė tė lartė nga ai i energjisė sė importuar gjatė natės. Teorikisht njė politikė e tillė tregtare i lejon vendit tė dalė me fitime tė konsiderueshme nga hidrocentralet nė Veri me kursime qė mund tė arrijnė nė dhjetėra milionė euro nė vit. Shqipėria ka shumė hapėsira pėr tė rritur efikasitetin e pėrdorimit tė hidrocentraleve nė Drin, por deri tani nuk ka punuar shumė.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos