Shpėrthim vullkani nė Islandė

Autoritetet kanė evakuuar me qindra njerėz, pas shpėrthimit tė njė vullkani nė jug tė Islandės, ka njoftuar sot agjencia islandeze pėr mbrojtje civile, por fillimisht nuk kishte njoftime pėr dėme apo tė lėnduar.

Shpėrthimi ndodhi tė shtunėn nė mbrėmje, nė afėrsi tė glaserit Eyjafjallajokull, tė pestin mė tė madhin nė Islandė.

“Shpėrthimi ėshtė i vogėl, por ne megjithatė vendosėn qė tė evakuojmė banorėt”, tha Agust Gunnar Gylfason, analist nė Departamentin pėr Mbrojtje Civile.

Autoritetet evakuuan rreth 450 persona, nga rajoni qė gjendet rreth 160 km nė juglindje tė kryeqytetit Reykjavik.

Gjendja e jashtėzakonshme ėshtė shpallur nė komunitetet qė gjenden nė afėrsi tė glaserit, ndėrsa Kryqi i Kuq ka hapur tri qendra nė fshatin Hilla, pėr tė strehuar personat e evakuuar.

Si ishull vullkanik nė Atlantikun Verior, Islanda nė pjesėn mė tė madhe ėshtė njė shkretėtirė arktike, me male, glaserė dhe vullkane, si dhe me toka bujqėsore nė rajonet nė afėrsi tė bregdetit.

Shpėrthimi i fundit i njė vullkani nė Islandė ka ndodhur nė vitin 1820.

Nė ndėrkohė, aviacioni civil i Islandės ka anuluar tė gjitha fluturimet e brendshme dhe disa fluturime ndėrkombėtare, duke detyruar udhėtarėt qė tė presin nėpėr aeroporte.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos