Vendimi i plotė i Gjykatės Kushtetuese pėr ligjin e dosjeve

Vendimi nr. 9, datė 32.03.2010
(V – 9/10)

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga: Vladimir Kristo, Kryetar, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Xhezair Zaganjori,Petrit Plloēi,Vitore Tusha, Sokol Sadushi, Admir Thanza, Sokol Berberi, anėtarė, me sekretare Blerina ēinari, nė datė 07.05.2009 mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen me nr.5/2 Akti, qė i pėrket:

K ė R K U E S: NJė GRUP DEPUTETėSH Tė KUVENDIT Tė REPUBLIKėS Sė SHQIPėRISė, pėrfaqėsuar nga Shega Ligori dhe Arian Salati, me autorizim.
SHOQATA KOMBėTARE E PROKURORėVE, pėrfaqėsuar nga Dashamir Kore, me autorizim.
KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, pėrfaqėsuar nga Vasilika Hysi, me autorizim.

SUBJEKTE Tė INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKėS Sė SHQIPėRISė, pėrfaqėsuar nga Lulzim Lelēaj, me autorizim.
KėSHILLI I MINISTRAVE, pėrfaqėsuar nga Viktor Gumi dhe Marsida Xhaferllari, me autorizim.
PRESIDENTI I REPUBLIKėS, nė mungesė.
GJYKATA E LARTė, nė mungesė.
KėSHILLI I LARTė I DREJTėSISė, nė mungesė.
PROKURORI I PėRGJITHSHėM, nė mungesė.

O B J E K T I: a) Shpallja si e papajtueshme me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė e Ligjit nr. 10034, datė 22.12.2008 “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė tė zgjedhurve”;
b) Pezullimi i zbatimit tė ligjit deri nė shpalljen e vendimit pėrfundimtar tė Gjykatės Kushtetuese.

BAZA LIGJORE: Nenet 3, 4, 7, 30, 34, 45, 71, 81, 87, 90, 92, 98, 107, 115, 116, 124, 127, 128, 131; 134, 135, 137, 138, 139, 140, 145, 147, 149 dhe 169 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.

GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dėgjoi relatorin e ēėshtjes, Sokol Berberi; pėrfaqėsuesit e kėrkuesve,njė grup deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Shoqata e Prokurorėve tė Shqipėrisė dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, qė kėrkuan pranimin e kėrkesės; pėrfaqėsuesit e subjekteve tė interesuara, Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė (Kuvendi) dhe Kėshillit tė Ministrave (KM), qė kėrkuan rrėzimin e kėrkesės; u kėshillua me mendimin “Amicus Curiae” tė Komisionit tė Venecias, si dhe shqyrtoi ēėshtjen nė tėrėsi,

V ė R E N:
I
1. Mė datė 22.12.2008, Kuvendi miratoi Ligjin nr.10034 “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė tė zgjedhurve” (Ligji pėr pastėrtinė e figurės ose Ligji). Ligji u miratua me shumicė tė thjeshtė tė deputetėve. Objekti i kėtij ligji ėshtė pėrcaktimi i subjekteve dhe funksioneve tė larta shtetėrore, tė cilat janė tė papajtueshme me veprimtarinė publike tė zyrtarit, pėr shkak tė qenies anėtar, drejtues apo bashkėpunėtor nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės sė proletariatit apo tė ish-Sigurimit tė Shtetit, pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri mė 8 dhjetor 1990, i rasteve tė papajtueshmėrisė, i procedurave tė verifikimit dhe pasojave tė kėtyre procedurave (neni 2).
2. Njė Grup Deputetėsh tė Kuvendit, Shoqata Kombėtare e Prokurorėve (SHKP) dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i janė drejtuar Gjykatės Kushtetuese me kėrkesė pėr shpalljen si tė papajtueshme me Kushtetutėn e RSH tė Ligjit pėr pastėrtinė e figurės si dhe, pezullimin e zbatimit tė kėtij ligjit deri nė shpalljen e vendimit pėrfundimtar tė Gjykatės Kushtetuese.
3. Mbledhja e Gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, bazuar nė nenin 1, pika 2, tė Ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese” dhe nėnenin 57 tė Kodit tė Procedurės Civile (KPC), vendosi bashkimin e shqyrtimit tė ēėshtjeve tė paraqitura nga kėrkuesit, pėr shkak tė objektit tė njėjtė tė tyre.

4. Grupi i deputetėve ka parashtruar kėto argumente nė mbėshtetje tė kėrkesės:
4.1 Dispozita tė caktuara tė ligjit normojnė njė shkak tė ri pėr shkarkimin e organeve tė parashikuara nga Kushtetuta, duke cenuar urdhėrimet e epėrme kushtetuese. Nė kėtė mėnyrė, kėto rregullime cenojnė pavarėsinė e institucioneve si: Presidenti i Republikės, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartė, organet e pushtetit vendor, si dhe gjyqėsorin e prokurorinė nė tėrėsi (nenet, 65, 70, 71, 90, 109, 115, 125, 127, 136, 138, 139, 140, 145, 147, 149).
4.2 Rregullimet e Ligjit tejkalojnė, gjithashtu, garancitė ligjore tė parashikuara nė disa ligje tė pėrforcuara (tė quajtura ndryshe “ligje organike”), tė cilat kėrkojnė pėr miratim njė shumicė tė cilėsuar tė deputetėve. Nė kėtė mėnyrė, duke prekur parimin e rezervės ligjore organike, norma tė veēanta tė ligjit bien ndesh me nenin 81, pika 2 tė Kushtetutės. Antikushtetutshmėria e dispozitave tė ligjit nė shqyrtim reflektohet edhe pėr funksiont qė parashikohen nė nenin 3 dhe 4 tė ligjit pėr funksionarėt qė gėzojnė statusin e nėpunėsit civil. Ligji pėr statusin e nėpunėsit civil ėshtė ligj i cili kėrkon shumicė tė cilėsuar (3/5 e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit).
4.3 Cenohet rėndė parimi i ndarjes dhe balancimit tė pushteteve, parashikuar nga neni 7 i Kushtetutės pėr arsye se: Autoriteti i Kontrollit tė Figurės ėshtė shndėrruar nė njė organ me kompetenca mbikushtetuese, duke njohur kompetenca qė i takojnė Presidentit tė Republikės, Kėshillit tė Ministrave, Gjykatės Kushtetuese, Gjykatės sė Lartė, Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ky Autoritet, referuar nė procedurėn e zgjedhjes sė tij sipas ligjit, nuk plotėson asnjė standard nė lidhje me pavarėsinė e tij nga politika dhe pushteti ekzekutiv. Neni 23/3 i ligjit, qė parashikon se procedura e paragrafit 2 nuk pezullohet me ankimin nė gjykatė derisa vendimi i gjykatės tė marrė formė tė prerė, ėshtė njė ndėrhyrje nė kompetencat gjyqėsore. Ndalimi i pezullimit tė procedurės shkakton dėm tė menjėhershėm dhe tė pariparueshėm. Pajisja e Autoritetit tė Kontrollit tė Figurės me kompetenca tė natyrės kushtetuese krijon mosmarrėveshje kompetencash ndėrmjet pushteteve, nė kuptim tė nenit 131/ē tė Kushtetutės.
4.4 Cenohet e drejta pėr punė e parashikuar nga neni 49 i Kushtetutės pėr kėto arsye: Ligji pėr pastėrtinė e figurave vendos kufizime tė tė drejtės sė punės duke mosrespektuar kėrkesat e parashikuara nga nenet 17 dhe 18 tė Kushtetutės. Ligji nuk plotėson kriteret e interesit publik nė kuptimin e domosdoshmėrisė nė njė shoqėri demokratike dhe kufizimet e vndosura prej tij nuk pėrligjen nė mėnyrė tė arsyeshme dhe objektive. Ligji shkel rėndė parimin e njohur tė sė drejtės se nuk ka dėnim kolektiv. Dėnimi ėshtė individual pasi tė jenė analizuar dhe provuar tė gjitha akuzat nė respekt tė njė procesi tė rregullt ligjor. Ligji u mohon shtetasve qė bien nė veprimin e nenit 3 tė tij ēdo lloj mundėsie pėr t’u rehabilituar nė shoqėrinė demokratike.
4.5 Cenohet dinjiteti njerėzor dhe jeta private pėr kėto arsye: Neni 25 i ligjit bie ndesh me nenin 3 tė Kushtetutės sipas tė cilit, ndėr tė tjera, dinjiteti i njeriut ėshtė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė ta respektojė dhe mbrojė. Ky nen shkel edhe nenin 35 tė Kushtetutės dhe nenin 8 tė KEDNJ qė parashikojnė, se askush nuk detyrohet pėrveē kur e kėrkon ligji, tė bėjė publike tė dhėna qė lidhen me personin e tij; kufizimi nuk justifikohet nga asnjė interes publik, nuk ėshtė i arsyeshėm dhe proporcional.
4.6 Ligji cenon parimin e mosdėnimit dy herė pėr tė njėjtėn vepėr, garantuar nga neni 34 i Kushtetutės.
4.7 Cenohet e drejta pėr t’u zgjedhur, parashikuar nga nenet 45 dhe 68 tė Kushtetutės: Neni 14 i ligjit pėr pastėrtinė e figurės parashikon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk regjistron kandidatin nėse ky person nuk paraqet dėshminė e verifikimit.

5. Shoqata Kombėtare e Prokurorėve pretendon se disa nene tė ligjit cenojnė tė drejtat dhe interesat e ligjshme tė prokurorėve dhe ka parashtruar kėto shkaqe pėr mbėshtetjen e kėrkesės:
5.1 Nenet 3 dhe 4 tė ligjit cenojnė parimin e kushtetutshmėrisė, parimin e ligjshmėrisė dhe tė shtetit tė sė drejtės nė aspektin e sigurisė juridike, tė sanksionuara nga nenet 4, 6, 7, 15, 17, 18, 30, 49, 81 e 149 tė Kushtetutės. Prokurorėt pranė gjykatave dhe prokurorėt e tė gjitha niveleve e kanė fituar statusin e tyre ligjor pėr tė qenė prokurorė, nė pėrputhje me normat e shprehura kushtetuese dhe ato tė ligjit organik pėrkatės, i cili ėshtė ligj i pėrforcuar. Gjithashtu, ligji shkel parimin e njohur tė shtetit tė sė drejtės, parim qė ndalon dhėnien e dėnimeve kolektive.
5.2 Ushtrimi i veprimtarisė kushtetuese e ligjore tė prokurorėve nuk mund tė kufizohet ose tė ndėrpritet nė kundėrshtim me pėrcaktimet e qarta, tė bėra nė nenin 149 tė Kushtetutės dhe me dispozitat e ligjit organik, miratuar me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Sipas nenit 3 tė ligjit objekt shqyrtimi, subjekte tė verifikimit janė edhe prokurorėt pranė gjykatave tė tė gjitha niveleve.
5.3 Neni 4 i ligjit bie nė kundėrshtim me nenin 18 tė Kushtetutės ku pėrcaktohet se “askush nuk mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si gjinia ... gjendja ekonomike, arsimore, etj” .
5.4 Ligji nuk mund tė pėrcaktojė mėnyrėn dhe rastet e shkarkimit tė prokurorėve nga detyra, pasi kjo bie ndesh me nenet 149, pikat 2 dhe 3 tė Kushtetutės, tė cilat sanksionojnė se Prokurori i Pėrgjithshėm shkarkohet nga Presidenti i Republikės me propozimin e Kuvendit, apo prokurorėt e tjerė emėrohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikės me propozim tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
5.5 Kufizimet qė vendosen nga ligji nuk respektojnė kushtet e kėrkuara nga neni 17 i Kushtetutės: Kufizime tė tilla cenojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė shtetasve, tė pėrcaktuara nė nenet 18 dhe 49/1 tė Kushtetutės.
5.6 Largimi i prokurorėve nga detyra pėr papajtueshmėri cenon dhe parimin e prezumimit tė pafajėsisė, sanksionuar nė nenin 30 tė Kushtetutės.
5.7 Neni 6 i ligjit, i cili parashikon “Autoritetin e Kontrollit tė Figurės”, ėshtė haptazi nė kundėrshtim me Kushtetutėn, pasi i njeh kėtij organi kompetenca ekstra kushtetuese e ligjore dhe nė procedurėn e zgjedhjes sė tij nuk garanton paanshmėrinė dhe pavarėsinė. Kėto rregullime bien ndesh dhe me parimin e ndarjes dhe balancimit tė pushteteve tė sanksionuar nė nenin 7 tė Kushtetutės.
5.8 Mėnyra e procedimit tė Autoritetit tė Verifikimit tė Figurės si dhe dėshmia e verifikimit, parashikuar nga neni 20, pika 1, germa “b”, bie ndesh me nenin 42 tė Kushtetutės qė kėrkon gjykim tė drejtė dhe proces tė rregullt ligjor.
5.9 Pėr shkak tė papajtueshmėrive sipas nenit 4, prokurorėt preken dhe nga e drejta e kandidimit nė zgjedhjet pėr organet e qeverisjes vendore apo tė Kuvendit, e drejtė kjo e garantuar dhe e mbrojtur nga neni 45 i Kushtetutės.

6. Komiteti Shqiptar i Helsinkit pretendon se Ligji pėr pastėrtinė e figurės cenon njė sėrė tė drejtash kushtetuese duke dhėnė kėto argumente:
6.1 Neni 13, shkronja “c” dhe 14 pikat 2 dhe 3 tė ligjit, ku parashikohet, ndėr tė tjera, se KQZ-ja nuk duhet t’i regjistrojė si kandidatė personat e interesuar nė rast se nuk paraqesin dėshminė e verifikimit, cenojnė njė nga tė drejtat themelore tė shtetasve, tė drejtėn pėr t’u zgjedhur, duke shkelur nenin 45 tė Kushtetutės.
6.2 Cenohet neni 18 i Kushtetutės, ku sanksionohet barazia para ligjit dhe ndalimi i diskriminimit, pėr arsye se ky ligj vendos kufizime qe nuk reflektojnė elementėt dhe kėrkesat e nenit 17 tė Kushtetutės. Kufizimet e parashikuara nga ligji nuk janė tė domosdoshme dhe proporcionale nė shoqėrinė demokratike nė konsolidim dhe bien ndesh edhe me orientimet e Kėshillit tė Evropės.
6.3 Ligji objekt shqyrtimi bie ndesh edhe me ligjet qė rregullojnė organizimin dhe funksionimin e organeve tė parashikuara nė Kushtetutė dhe qė janė miratuar me tri tė pestat e tė gjithė deputetėve (nenet 6 dhe, 81, pika 2 tė Kushtetutės).
6.4 Ligji pėr pastėrtinė e figurės vendos njė shkak tė ri pėr ndėrprerjen e mandatit pėr deputetėt, tė zgjedhurit nė gjykatė dhe prokurori, tė cilėt janė zgjedhur nė bazė tė Kushtetutės dhe tė ligjeve tė miratuara me tri tė pestat. Nė kėtė mėnyrė, ligji cenon garancitė e institucioneve kushtetuese.
6.5 Duke u parashikuar njė shkak i ri pėr largimin nga puna ligji cenon tė drejtat e tė emėruarve nė administratėn publike nė bazė tė ligjit mbi shėrbimin civil dhe Kodit tė Punės, tė miratuar me tri tė pestat e anėtarėve tė Kuvendit.
6.6 Ligji nuk shmang nga verifikimi pėr pastėrtinė e figurės as subjekte qė i janė nėnshtruar verifikimit sipas ligjit tė mėparshėm. Nė kėtė mėnyrė, ligji cenon parimin e mosdėnimit dy herė pėr tė njėjtėn ēėshtje dhe pėr tė njėjtat fakte.
6.7 Neni 4, germa “dh”, ku bėhet fjalė pėr papajtueshmėrinė, pėrmend edhe tė dėnuarit me vendim penal tė formės sė prerė pėr veprat penale tė shpifjes, tė kallėzimit tė rremė ose dėshmisė sė rreme nė procese gjyqėsore politike. Njė formulim i tillė ėshtė i pakuptueshėm pasi, nė procese politike, dėnime tė tilla mund tė merren edhe si pozitive pėr tė dėnuarit, ndėrsa ligji objekt shqyrtimi i etiketon si elementė papajtueshmėrie. Edhe shkronja “g” e kėtij neni, qė parashikon denoncuesit ose dėshmitarėt e akuzės nė proceset gjyqėsore politike, pėrbėn njė vlerėsim pėrgjithėsues dhe kolektiv, sepse apriori tė gjithė kėta persona konsiderohen fajtorė pavarėsisht faktit se ēfarė kanė denoncuar, duke cenuar kėshtu parimin e prezumimit tė pafajėsisė. Pėrgjegjėsia ėshtė individuale, jo e supozuar dhe as kolektive dhe, njė person nuk mund qė nė ēdo rast tė prezumohet se ka dėshmuar nė mėnyrė tė rreme apo ka bėrė kallėzim tė rremė.
6.8 Parashikimi i nenit 5 ėshtė arbitrar pėr faktin se njė ligj i zakonshėm, siē ėshtė ligji objekt shqyrtimi, nuk mund tė urdhėrojė apo udhėzojė mosqenien pjesė e trupave gjyqėsore qė do tė shqyrtojnė kėtė ligj apo ēėshtje qė lidhen me zbatimin e tij, tė personave qė ndodhen nė kushtet e papajtueshmėrisė sė ligjit. Gjykatat nė ushtrimin e funksioneve tė tyre zbatojnė Kushtetutėn, ligjin e tyre organik dhe Kodin e Procedurės Civile, tė cilat parashikojnė shprehimisht rastet e pėrjashtimit tė gjyqtarit nga trupi gjykues.
6.9 Neni 21 i ligjit objekt shqyrtimi, ku thuhet se: “...dėshmia e verifikimit sipas germės “b” tė nenit 20 tė kėtij ligji ka fuqi tė plotė provuese mbi faktin e pastėrtisė sė figurave tė ēdo funksionari publik tė zgjedhur ose tė emėruar”, bie ndesh me nenin 42, pika 2 tė Kushtetutės qė sanksionon tė drejtėn pėr njė proces tė rregullt ligjor.

7. Kėrkuesit kanė kėrkuar dhe pezullimin e ligjit me pretendimin se pasojat qė vijnė nga zbatimi i tij prekin interesa tė rėndėsishme shtetėrore, shoqėrore, por edhe tė individėve. Zbatimi i kėtij ligji, sipas tyre, mund tė sjellė bllokimin e institucioneve kushtetuese nėpėrmjet pėrfundimit tė mandateve kushtetuese, largim apo moskualifikim nė pozicione tė zgjedhura apo tė emėruara.

8. Pėrfaqėsuesit e subjekteve tė interesuara, Kuvendit dhe Kėshillit tė Ministrave, kėrkuan pėrpara Gjykatės Kushtetuese rrėzimin e kėrkesės, duke parashtruar:

9. Pėrfaqėsuesi i Kuvendit:
9.1 Gjykata Kushtetuese ėshtė vėnė nė lėvizje dhe po procedon nė kėtė gjykim kushtetues pa garantuar respektimin e parimit universal dhe kushtetues tė paanėsisė nė gjykim. Anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese janė subjekte, qė nė bazė tė ligjit objekt shqyrtimi, i nėnshtrohen procesit tė verifikimit. Nė kėto kushte, bazuar nė nenin 36, pika 1, germa “b” tė Ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese”, gjyqtari nuk mund tė shqyrtojė njė ēėshtje qė lidhet drejtpėrdrejt me personin e tij.
9.2 Kėrkuesit kėrkojnė shpalljen si antikushtetues tė tė gjithė ligjit, por nė tė vėrtetė nė argumentimet e tyre ata kufizohen vetėm nė njė nen tė tij, nė nenin 24, tė cilin e lexojnė tė lidhur me nenet 3 dhe 4 tė ligjit.
9.3 Ligji nuk vendos njė shkak tė ri pėr shkarkimin e organeve tė parashikuara nė Kushtetutė. Shkaqet kushtetuese tė shkarkimit tė zyrtarit lidhen me aktet e kryera prej tij gjatė ushtrimit tė funksionit kushtetues apo ligjor. Ligji i kundėrshtuar evidenton fakte dhe rrethana qė lidhen me periudhėn pėrpara fillimit tė mandatit, tė lidhura me qenien e tij si njė ndėr subjektet e parashikuara nga neni 4 i ligjit. Evidentimi i kėtyre fakteve nuk mund ta bėjė nė asnjė rast ligjin antikushtetues.
9.4 Ligji nuk ka si objekt tė tij gjykimin apo vlerėsimin e veprimeve tė organeve kushtetuese dhe as tė zyrtarėve tė lartė tė shtetit dhe si i tillė, objektivisht, nuk shkakton cenim tė pavarėsisė sė kėtyre organeve.
9.5 Ligji nuk zgjeron kompetencėn e gjykatave tė zakonshme kur merr nė shqyrtim ankime nga subjektet e kėtij ligji. ėshtė e vėrtetė qė Kushtetuta parashikon si instrument mbrojtės pėr disa kategori zyrtarėsh tė lartė imunitetin, por imuniteti nuk pėrjashton qė ata t’i nėnshtrohen juridiksionit administrativ apo atij gjyqėsor. Parashikimi i ligjit qė kėta zyrtarė t’i nėnshtrohen juridiksioneve tė mėsipėrme nuk pėrbėn cenim tė pavarėsisė sė organeve kushtetuese qė ata pėrfaqėsojnė.
9.6 Ligji nuk bie ndesh me nenin 81/2 tė Kushtetutės. Pavarėsisht se ligji parashikon njė kategori subjektesh qė verifikohen, ky proces nuk ėshtė pjesė e parashikimeve tė ligjeve organike tė institucioneve kushtetuese pasi nuk ka pėr objekt asnjė komponent tė organizimit dhe funksionimit tė tyre.
9.7 Ligji nuk cenon parimin e ndarjes dhe balancimit ndėrmjet pushteteve. Ligji nuk i jep Autoritetit tė Verifikimit tė Figurės asnjė kompetencė kushtetuese, por i atribuon kėtij Autoriteti njė kompetencė thjesht administrative. Akti pėrfundimtar qė nxjerr ky autoritet ėshtė jo urdhėrues, ka natyrė administrative, pasqyron faktin juridik tė ekzistencės sė rrethanave tė parashikuara me ligj dhe, pėr mė tepėr, ėshtė i kontrollueshėm nga gjykatat. Ligji, gjithashtu, nuk shkakton asnjė lloj mosmarrėveshje kompetencash ndėrmjet pushteteve apo organeve shtetėrore. Kompetencat e Autoritetit janė tė qarta dhe tė parashikuara nė ligj. Asnjė organ tjetėr kushtetues apo ligjor nuk ka nė kompetencė tė tij verifikimin e figurės sė zyrtarėve tė shtetit.
9.8 Ligji parashikon njė proces mbledhje faktesh dhe rrethanash tė mbėshtetura nė dokumentacionin zyrtar, por njėherėsh ai garanton njė proces tė rregullt ligjor. Personat qė verifikohen marrin pjesė aktivisht nė procesin e verifikimit. Atyre u krijohet i gjithė aksesi i nevojshėm pėr njohjen e dokumentacionit, paraqitjen e pretendimeve tė tyre si dhe e drejta pėr t’iu drejtuar gjykatės.
9.9 Nuk cenohet e drejta pėr t’u zgjedhur. Verifikimi i pastėrtisė sė figurės sė personave qė kandidojnė nė zgjedhje dhe pasojat qė vijnė prej tij janė nė pėrputhje tė plotė me nenin 17 tė Kushtetutės. Dhe nėse pranojmė se pasojat e njė verifikimi tė tillė pėrbėjnė kufizim tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut ato janė bėrė me ligj, pėr njė interes publik dhe pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe liritė e njerėzve. Kufizimet e vendosura janė gjithashtu proporcionale me gjendjen e diktuar. Ligji pėrfshin kategori tė kufizuara zyrtarėsh, periudha nė tė cilėn e shtrin procesin e verifikimit ėshtė parashikuar nė limite kohore tė arsyeshme dhe ka veprim tė pėrkohshėm.
9.10 Nuk cenohet e drejta pėr punė. Kėrkuesit gabojnė kur parashikojnė si tė drejtė kushtetuese emėrimin e njė personi nė njė funksion publik.
9.11 Ligji nuk cenon dinjitetin njerėzor dhe jetėn private. Procesi i verifikimit ėshtė konfidencial dhe krijon tė gjithė standardet e ruajtjes sė informacionit.
9.12 Pezullimi i zbatimit tė ligjit, objekt i shqyrtimit gjyqėsor, ėshtė bėrė kryesisht nga Gjykata dhe kjo vendimmarrje nuk i ėshtė nėnshtruar njė procesi tė rregullt ligjor, nuk ėshtė respektuar parimi i kontradiktorialitetit. Pėr mė tepėr, ky ligj nuk sjell pasoja qė prekin interesa shtetėrorė, shoqėrorė apo tė individėve.

10 Pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Ministrave:
10.1 Ligji pėr pastėrtinė e figurės ėshtė njė nga instrumentet qė ka pėrdorur ēdo shoqėri ish komuniste pėr tė rikuperuar tė kaluarėn. ēdo shoqėri, pėr tė njohur identitetin e vet ka tė drejtė tė njohė tė kaluarėn e saj historike dhe njėherėsh, tė pėrpiqet tė rikuperojė pasojat negative tė saj. Nė kėtė proces, ky ligj ėshtė njė element transparence i hapėsirės publike dhe njė kusht moral themelor pėr vetėdije publike tė shėndetshme.
10.2 Ligji mbėshtetet nė disa parime kushtetuese siē janė, zbatimi nė realitet i parimit tė pastėrtisė sė jetės publike dhe i tė drejtės sė ēdo qytetari pėr tė pasur akses nė aktivitetin e shtetit tė vet, liria e kėrkimit historik, siguria shtetėrore, mbrojtja e rendit kushtetues dhe e vlerave tė njė shoqėrie demokratike si dhe kėrkesa permanente e drejtėsisė si njė e tėrė.
10.3 Miratimi i njė modeli tė veēantė “lustracioni” ngelet dhe duhet tė konsiderohet kushtetutshmėrisht si ekskluzivitet i legjislatorit dhe i autonomisė sė tij nė ushtrimin e pushtetit legjitim. Si parim, njė gjykatė kushtetuese nuk mund tė vlerėsojė qėllimet apo mjetet e miratuara nga legjislatori, nė kėndvėshtrimin politik tė fjalės.
10.4 Nuk shtohet aspak njė kategori tė re nė listėn e kushteve qė deklarojnė mbarimin e mandatit tė institucioneve kushtetuese, nė tė kundėrt, ligji pėr pastėrtinė e figurės shtjellon nė mėnyrė procedurale vetėm njė aspekt tė cenimit tė rėndė tė figurės, atė tė akteve e sjelljeve diskredituese tė kėtyre organeve, parashikuar si nnjė nga shkaqet e mbarimit tė mandatit tė “zyrtarit tė institucionit nė fjalė”.
10.5 Ligji nuk bie ndesh me nenin 81/2 tė Kushtetutės, i cili ka pėrcaktuar nė njė listė tė fundme ligjet tė cilat miratohen me 3/5 e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nė nenin 81 tė Kushtetutės pėrfshihen vetėm ligjet qė vendosin rregullat pėr organizimin dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese. Kjo do tė thotė qė kjo dispozitė nuk pėrmbledh ēdo ligj qė pėrmend organet kushtetuese apo ēdo ligj qė zbėrthen materialisht konceptet qė pėrdoren nė ligjet organike.
10.6 Nuk shkelet neni 90 i Kushtetutės, i cili parashikon si njė nga shkaqet e shkarkimit tė Presidentit shkeljen e rėndė tė Kushtetutės. Nė rastin kur Presidenti i Republikės deklaron se nuk dėshiron tė japė dorėheqjen nga funksioni, megjithėse ėshtė provuar tė ketė qenė i pėrfshirė nė njė nga detyrat/cilėsitė e papajtueshme me pastėrtinė e figurės morale, atėherė ai ka shkelur rėndė Kushtetutėn sepse nuk i bindet ligjeve tė vendit, nuk respekton tė drejtat dhe liritė themelore tė shtetasve tė tij dhe nuk i shėrben interesit tė pėrgjithshėm dhe pėrparimit tė popullit shqiptar.
10.7 Ligji nuk bie ndesh me nenet 65/1, 70 dhe 71/2 tė Kushtetutės, qė i referohen mbarimit tė mandatit tė deputetit. Rėndėsia e pastėrtisė morale me funksionin e deputetit jepet si nga normat kushtetuese ashtu edhe nga dispozitat e ligjit “Pėr statusin e deputetit”. Deputeti ėshtė pėrfaqėsues i popullit nė organin mė tė lartė ligjvėnės, ai vepron nė emėr tė Kushtetutės dhe tė ligjeve dhe i pėrmbahet betimit tė tij si deputet.
10.8 Kėrkuesit nuk paraqesin asnjė argument pėr pretendimin pėr cenimin e neneve109/1 dhe 115 tė Kushtetutės, qė lidhen me organet e qeverisjes vendore. Ky pretendim ėshtė i pabazuar me arsyetim analog me atė tė Presidentit tė Republikės.
10.9 Ligji nuk bie ndesh me nenet 125/1, 127 dhe 128 tė Kushtetutės, nene qė i referohen mbarimit tė mandatit dhe shkarkimit tė gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese. Sipas nenit 128 tė Kushtetutės, gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese mund tė shkarkohet pėr akte a sjellje qė diskretitojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit. Nė rastin kur gjyqtari kushtetues deklaron se nuk dėshiron tė japė dorėheqjen, megjithėse ėshtė provuar tė ketė qenė i pėrfshirė nė njė nga detyrat/cilėsitė e papajtueshme me pastėrtinė e figurės morale, kjo sigurisht pėrbėn akt apo sjellje qė diskretiton rėndė pozitėn dhe figurėn e tij.
10.10 Me tė njėjtin arsyetim ky ligj nuk bie ndesh as me nenin 140 tė Kushtetutės qė parashikon rastet e shkarkimit tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė, dhe as me nenin 147 tė Kushtetutės qė parashikon rastet pėr shkarkimin e gjyqtarėve tė gjykatave tė apelit dhe gjykatave tė rretheve gjyqėsore.
10.11 Ligji nuk bie ndesh me nenin 149 tė Kushtetutės. Prokurorėt nuk gėzojnė mbrojtje kushtetuese dhe bazuar nė ligjin organik ata shkarkohen nga detyra kur kryejnė veprime qė diskreditojnė rėndė figurėn. Jemi para njė rasti tė tillė kur prokurori deklaron se nuk dėshiron tė japė dorėheqjen, megjithėse ėshtė provuar tė ketė qenė i pėrfshirė nė njė nga detyrat/cilėsitė e papajtueshme me pastėrtinė e figurės morale.
10.12 Nuk cenohet e drejta pėr punė. Nė tė gjitha vendet e Europės Lindore kufizimi i vendosur pėr punėsimin ėshtė i parashikuar me ligj dhe pėrbėn njė mbrojtje tė interesave domethėnės publikė duke respektuar njėkohėsisht parimin e proporcionalitetit. Po ashtu, GJEDNJ, nė jurisprudencėn e saj, ka deklaruar se kufizimet e vendosura pėr anėtarė apo tė punėsuar tė ish komiteteve tė sigurimit shtetėror do tė konsiderohen tė nevojshme pėr tė mundėsuar sigurimin shtetėror, mirėqenien si dhe mbrojtjen e tė drejtave tė individėve tė tjerė.
10.13 Nė lidhje me pretendimin e cenimit tė jetės private, publikimi i emrave sipas procesit tė “lustracionit” nuk duhet tė konsiderohet si i tillė. Nė tė vėrtetė ky proces pėrbėn realizim tė nenit 23 tė Kushtetutės, i cili garanton tė drejtėn e informimit.

II
A. Lidhur me legjitimimin
11. Kėrkuesi, Grupi i deputetėve, ėshtė legjitimuar nė kėtė gjykim kushtetues, bazuar nė nenet 131, gėrma “a” dhe 134, gėrma “c” tė Kushtetutės. Ky subjekt (jo mė pak se njė e pesta e deputetėve), pėr kontrollin e kushtetutshmėrisė sė normės, ka tė drejtė tė vėrė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese pėr arsye tė njė interesi publik, pa u kushtėzuar me njė interes subjektiv konkret.
12. Shoqata Kombėtare e Prokurorėve (SHKP) dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) janė legjitimuar nė kėtė gjykim kushtetues, bazuar nė nenin 134, pika 1, gėrma “f” dhe pika 2, tė Kushtetutės. Sipas kėsaj dispozite “organizatat” janė subjekte qė ushtrojnė nė mėnyrė tė kushtėzuar tė drejtėn pėr tė iniciuar gjykime tė kontrollit tė kushtetutshmėrisė sė normės, duke pasur legjitimitet kushtetues vetėm pėr ēėshtjet qė lidhen me interesat e tyre. Nė kėtė kuptim, ato duhet tė provojnė lidhjen e drejtpėrdrejtė midis misionit pėr tė cilin janė krijuar apo veprimtarisė qė ato kryejnė dhe pasojave qė rrjedhin nga dispozitat, qė kėrkojnė tė shpallen si tė papajtueshme me Kushtetutėn (shih vendimet e Gjykatės Kushtetuese nr. 9, datė 19.03.2008 dhe nr. 17, datė 25.07.2008). SHKP dhe KSHH legjitimohen ratione personae t’i drejtohet Gjykatės, pėr arsye se tė dy subjektet janė”organizatė’ nė kuptimin qė e pėrdor neni i sipėrcituar i Kushtetutės, tė regjistruara si person juridik nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė. Gjithashtu ato, bazuar nė statutet dhe aktet e tyre tė themelimit, arritėn tė provojnė lidhjen e drejtpėrdrejtė midis misionit pėr tė cilin janė krijuar dhe pasojave qė rrjedhin nga dispozitat e ligjit, objekt shqyrtimi, qė kėrkojnė tė shpallen si tė papajtueshme me Kushtetutėn.
13. Nė lidhje me kategorinė e subjekteve tė interesuara qė thirren nė ēėshtje me interes publik, Gjykata ėshtė shprehur edhe mė parė, se ėshtė nė diskrecionin e saj pėrcaktimi i kėtyre subjekteve. Gjykata, nė kėtė drejtim, niset nga interesi qė ka thirrja e tyre pėr tė kontribuar nė vendimmarrjen e kėsaj Gjykate pėr ēėshtjen qė shqyrtohet. Vlerėsimi i legjitimimit tė subjektit tė interesuar bazohet jo vetėm nė interes tė subjektit, por dhe tė gjykimit kushtetues. Nė kėtė vėshtrim, nė gjykimet kushtetuese legjitimohen si subjekte tė interesuara ato subjekte qė, pėr shkak tė veprimtarisė apo rrethanave, mund tė kontribuojnė nė shqyrtimin e ēėshtjes qė po gjykohet, pavarėsisht nėse thirren nė gjykim me kėrkesėn e kėrkuesit apo dhe kryesisht nga Gjykata. (shih vendimin e GJK 29/2009) Nė ēėshtjen objekt shqyrtimi, mbi bazėn e kėtyre kritereve, Gjykata ka pėrcaktuar dhe thirrur subjektet e interesuara.

B. Lidhur me kėrkesėn pėr pezullimin e ligjit pėr pastėrtinė e figurės
14. Kėrkuesit, krahas pretendimeve pėr papajtueshmėrinė me Kushtetutėn tė dispozitave tė ligjit nr. 10034, datė 22.12.2008 “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė tė zgjedhurve”, kanė parashtruar dhe argumenta ligjorė lidhur me pasojat qė mund tė sjellė pėr interesat shtetėrore, shoqėrore ose tė individėve zbatimi i menjėhershėm i ligjit, para marrjes sė vendimit pėrfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
15. Sipas kėrkuesve, nga zbatimi i menjėhershėm i ligjit interesave tė rėndėsishme shtetėrore u shkaktohet njė dėm shumė serioz dhe vėshtirėsisht i riparueshėm; krijohen dukshėm mosmarrėveshje kompetencash ndėrmjet organeve kushtetuese dhe njė autoriteti tė krijuar me ligj tė zakonshėm; cenohet apo kufizohet ushtrimi i veprimtarisė kushtetuese tė Presidentit tė Republikės, Kuvendit, Kėshillit tė Ministrave, Gjykatės Kushtetuese, Gjykatės sė Lartė, Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Prokurorit tė Pėrgjithshėm si dhe i tė gjithė institucioneve tė tjera tė administratės publike, nga veprimtaria e Autoritetit tė Kontrollit tė Figurave; krijohet vakum institucional deri nė bllokim tė veprimtarisė kushtetuese tė organit shtetėror; pėrfundojnė marrėdhėniet e punės pėr funksionarėt e lartė tė shtetit, tė cilėt kanė status kushtetues.
16. Gjykata Kushtetuese, shkaqet e parashtruara nga kėrkuesit lidhur me kėrkesėn pėr pezullimin e ligjit, nė kuptim tė nenit 45 tė ligjit organik tė saj, i ka vlerėsuar si shkaqe tė pėrligjura pėr tė argumentuar parandalimin e pasojave qė mund t’i vijnė funksionimit normal tė shtetit tė sė drejtės si dhe tė drejtave dhe lirive themelore tė individėve dhe mbi kėtė arsyetim vendosi pezullimin e ligjit deri nė dhėnien e vendimit tė saj pėrfundimtar.

C. Lidhur me kėrkesėn pėr pėrjashtimin e disa anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese nga shqyrtimi i ēėshtjes me pretendimin pėr shmangien e konfliktit tė interesave
17. Subjektet e interesuara, Kuvendi dhe Kėshilli i Ministrave, kanė pretenduar se disa anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese, pėr shkak se mund tė jenė subjekte tė mundshme tė ligjit pėr pastėrtinė e figurės, nuk duhet tė marrin pjesė nė shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė kėtij ligji, pėr tė shmangur konfliktin e interesit. Sipas tyre, paanėsia e trupės gjyqėsore, si parim themelor dhe universal nė ēdo gjykim, pėrfshirė dhe atė kushtetues, nėnkupton paanėsinė e ēdo gjyqtari.
18. Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur nė jurisprudencėn e saj se, nė kuadrin e parimeve kushtetuese qė qėndrojnė nė themel tė njė procesi tė rregullt gjyqėsor, respektimi i parimit tė paanshmėrisė mundėson krijimin e besimit qė gjykatat duhet tė gėzojnė nė njė shoqėri demokratike dhe nė njė shtet tė sunduar nga ligji. Paanshmėria e gjyqtarėve (nemo iudex in causa sua) kėrkon qė drejtėsia jo vetėm tė bėhet, por dhe tė shihet qė bėhet. Nė demokraci, ligjshmėria e rolit tė gjyqtarit varet jo vetėm nga qenia e tij, por dhe nga shfaqja e tij i paanshėm dhe i pavarur, duke qenė roli i tij nė mėnyrė esenciale pasiv dhe super partes (shih vendimin nr.23/2008 tė Gjykatės Kushtetuese).
19. Parimi i paanshmėrisė imponon, ndėr tė tjera, vendosjen e procedurave dhe mekanizmave ligjorė qė synojnė shmangien e konfliktit tė interesave. Pėr kėtė qėllim, ligji nr. 8577, datė 10.02.2000 “Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė” (kėtu e nė vazhdim referuar si ligji i GJK-sė), nė nenin 36, parashikon se gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese duhet tė heqė dorė nga shqyrtimi i ēėshtjes kur: a) ka marrė pjesė nė hartimin e aktit objekt shqyrtimi; b) pėr shkak tė lidhjeve fisnore apo lidhjeve tė tjera me pjesėmarrėsit nė gjykim vihet nė dyshim objektiviteti i tij; c) nė ēdo rast tjetėr kur vėrtetohen arsye serioze njėanshmėrie. Kėrkesa pėr dorėheqjen e gjyqtarit mund tė lindin si nė rastin e kontrollit konkret, ashtu edhe nė rastin e kontrollit abstrakt tė ligjeve. Dorėheqja e gjyqtarit nga shqyrtimi i njė ēėshtjeje konkrete, derisa ēėshtja nuk ka kaluar nė seancė plenare, miratohet nga Kryetari i Gjykatės Kushtetuese. Mė pas, ajo vendoset me shumicėn e votave tė gjyqtarėve pjesėmarrės nė proces. Sipas nenit 37 tė ligjit tė sipėrpėrmendur “Pjesėmarrėsit nė gjykim kanė tė drejtė tė kėrkojnė pėrjashtimin e gjyqtarit nė ēdo fazė tė zhvillimit tė gjykimit kur ekziston njė nga rastet e parashikuara nė nenin 36 tė kėtij ligji dhe gjyqtari nuk heq dorė nga shqyrtimi i ēėshtjes”.
20. Ligji pėr pastėrtinė e figurės pėrmban njė dispozitė tė veēantė qė iu referohet gjyqtarėve, e cila synon shmangien e konfliktit tė interesave: “Asnjė person, qė ndodhet nė kushtet e papajtueshmėrisė sė funksioneve, sipas nenit 4 tė kėtij ligji ... nuk mund tė jetė pjesė nė trupa gjyqėsore qė marrin nė shqyrtim kėtė ligj ose ēėshtje qė lidhen me zbatimin e tij”. Kjo dispozitė pėrjashton gjyqtarin pa iu referuar dorėheqjes ose largimit tė tij/saj. Njė gjyqtar, i cili ėshtė i pėrjashtuar me ligj nga shqyrtimi i njė ēėshtjeje, nuk ka asnjė mundėsi pėr tė vendosur mbi dorėheqjen e tij/saj, dhe Gjykata nuk ka mundėsi tė vendosė mbi pėrjashtimin e tij/saj.
21. Gjykata ēmon se, pėr tė vlerėsuar nėse ekziston njė nga rastet pėr pranimin e kėrkesės pėr pėrjashtimin e njė ose disa gjyqtarėve duhet tė mbėshtetet nė rregullimet e ligjit pėr GJK, pa marrė nė konsideratė parashikimet e ligjit pėr pastėrtinė e figurės. Ligji pėr GJK ėshtė miratuar sipas nenit 81/2 tė Kushtetutės me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit (ligj i pėrforcuar), kurse ligji pėr pastėrtinė i figurės ėshtė miratuar sipas rregullit tė pėrgjithshėm tė parashikuar nga neni 78 i Kushtetutės. Kushtetuta u jep ligjeve tė pėrforcuara fuqi tė veēantė juridike nė krahasim me aktet e zakonshme tė ligjvėnėsit. Pėr kėtė arsye, nė hierarkinė e akteve, ligjet e pėrforcuara renditen para ligjeve tė zakonshme tė Kuvendit (shih vendimin e Gjykatės Kushtetuese nr.19, datė 03.05.2007).
22. Gjykata ēmon, se parashikimet e nenit 36 tė Ligjit pėr GJK nuk kėrkojnė domosdoshmėrisht “prova” pėr faktin e pėrfshirjes sė njė ose disa gjyqtarėve nė njė nga kategoritė e pėrcaktuara nė nenin 4 tė ligjit pėr pastėrtinė e figurės; mjafton qė tė ketė tė dhėna qė mund tė ngrenė shqetėsime serioze pėr cenimin e paanshmėrisė. Qėllimi i normave tė ngjashme me nenet 36 e 37 tė ligjit pėr GJK nuk ėshtė mbrojtja e gjyqtarėve nga pretendimet pėr njėanshmėri, por tė mbrojtja e legjitimitetit tė Gjykatės Kushtetuese si njė organ i paanshėm. Pėr kėtė arsye, dyshimi bindės pėr paanshmėri duhet tė jetė i mjaftueshėm pėr pranimin e kėrkesės pėr pėrjashtimin e gjyqtarit/gjyqtarėve.
23. Gjykata Kushtetuese, paraprakisht, merr nė konsideratė situatėn qė mund tė krijohet nė qoftė se disa anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese, tė cilėt mund tė jenė subjekte tė ligjit pėr pastėrtinė e figurės, pėrjashtohen nga shqyrtimi i ēėshtjes sipas kėrkesės sė subjekteve tė interesuara. Sipas nenit 133/2 tė Kushtetutės, Gjykata Kushtetuese vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė saj. Ndėrsa neni 32 i ligjit tė GJK-sė kėrkon qė nė seancėn plenare tė Gjykatės Kushtetuese duhet tė jenė tė pranishėm jo mė pak dy tė tretat e anėtarėve tė saj (6 anėtarė). Pėrjashtimi i gjyqtarėve do tė ēonte nė mosarritjen e numrit tė nevojshėm pėr shqyrtimin e ēėshtjes nė seancė plenare (kuorumit) nga Gjykata dhe, pėr rrjedhojė, ajo do tė bllokohej pėr tė vazhduar shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė ligjit pėr pastėrtinė e figurės.
24. Ligjvėnėsi, duke pėrfshirė anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese nė kategorinė e subjekteve qė do t’i nėnshtrohen verifikimit sipas nenin 3, germa “d” tė ligjit pėr pastėrtinė e figurės duhet tė konsideronte nevojėn pėr tė shmangur bllokimin institucional dhe pėr kėtė arsye duhet tė kishte bėrė rregullime tė veēanta kushtetuese dhe ligjore qė do t’i krijonin mundėsinė kėsaj Gjykate tė kontrollonte kushtetutshmėrinė e ligjeve. Kuvendi nuk parashikoi njė zgjidhje pėr tė tejkaluar njė bllokim tė tillė tė mundshėm, bllokim qė krahas tė tjerave sjell pėr pasojė qė edhe ligji pėr pastėrtinė e figurės tė mos i nėnshtrohet gjykimit mbi kushtetutshmėrinė e tij. Kjo bie nė kundėrshtim me nenin 124 tė Kushtetutės. Ky qėndrim nė parim, pėr analogji, ėshtė shprehur edhe nė vendime tė mėparshme tė kėsaj Gjykate (shih vendimet nr 21, datė 01.10.2008 dhe nr.4, datė 02.06.1995). Nė kėto kushte, gjykimi lidhur me kėrkesėn pėr pėrjashtimin e disa gjyqtarėve duhet tė mbėshtetet nė vlerėsimin e rėndėsisė qė ka paanshmėria e gjyqtarėve, por edhe nė nevojėn pėr kontrollin e ligjeve tė Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese.
25. Gjykata, nė lidhje me ēėshtjet ligjore qė janė ngritur nė kėtė gjykim kushtetues, vlerėson nėse gjykimi i kėtyre ēėshtjeve lejon hapėsirė dhe diskrecion pėr gjyqtarėt, nė atė masė sa ata mund tė jenė tė prirur tė mbajnė njė qėndrim tė njėanshėm. Nė shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė ligjit pėr pastėrtinė e figurės mund tė ketė pretendime pėr tė cilat mund tė arrihen vlerėsime tė ndryshme lidhur me kushtetutshmėrinė ose jo, ndėrsa pėr disa tė tjera bazueshmėria e tyre ėshtė e qartė, pa pasur nevojėn e ndonjė gjykimi vlerėsues.
26. Njė nga pretendimet e kėrkuesve lidhet me ndėrprerjen e mandateve tė institucioneve kushtetuese, sipas parashikimeve tė ligjit pėr pastėrtinė e figurės. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė cenim haptazi tė garancive kushtetuese. Gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese janė anėtarė tė njė prej institucioneve tė mbrojtura nga Kushtetuta. Siē do tė argumentohet dhe mė poshtė, ligji pėr pastėrtinė e figurės, nė kėtė aspekt, vjen nė kundėrshtim tė dukshėm me Kushtetutėn. Tė gjykosh pėr antikushtetutshmėrinė e dispozitave pėrkatėse tė kėtij ligji lidhur me ndėrprerjen e mandateve nuk ėshtė ēėshtje e diskrecionit apo e gjykimit vetjak tė gjyqtarit. Pėr kėtė arsye, njėanshmėria e mundshme e gjyqtarit nuk mund tė ndikojė nė vendimin e tij. Sa i takon dispozitave tė tjera, pėr tė cilat ėshtė kėrkuar kontrolli kushtetues nuk ka asnjė konflikt interesi pėr sa kohė qė gjyqtari nuk do tė jetė subjekt i mundshėm i kėtyre parashikimeve tė ligjit pėr pastėrtinė e figurės. Si rrjedhojė, nuk vėrtetohen arsye serioze pėr njėanshmėri.
27. Bazuar nė argumentet e mėsipėrme, Gjykata ēmon se kėrkesa pėr pėrjashtimin e disa gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese nga shqyrtimi i kushtetutshmėrisė sė ligjit pėr pastėrtinė e figurės, nuk ėshtė e mbėshtetur. Pėr kėtė arsye, gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese, nuk ndalohen pėr tė shqyrtuar dhe vendosur mbi ēėshtjen objekt gjykimi.

III

A. Legjislacioni pėr pastėrtinė e figurės (lustracionit) nė Shqipėri
28. Gjykata, pėr vlerėsimin e ēėshtjes objekt shqyrtimi, ka parasysh kontekstin historik nė Shqipėri qė ka imponuar dhe marrjen e masave pėr t’u pėrballur me tė shkuarėn komuniste. Nė Shqipėri, pas rėnies sė regjimit komunist, si nė tė gjitha vendet e Europės Lindore dhe Qendrore, janė bėrė pėrpjekje pėr t’u shkėputur nga e kaluara totalitare. Kėto pėrpjekje janė shprehur nė njė sėrė masash ligjore, institucionale dhe financiare, tė cilat pėrfshihen nė konceptin e “drejtėsisė tranzitore”. Njė nga instrumentet e pėrdorura nė kėtė kuadėr ėshtė dhe legjislacioni pėr pastėrtinė e figurės (lustracioni).
29. Parlamenti shqiptar, nėpėrmjet Ligjit nr. 7514, datė 30.09.1991 “ Pėr pafajėsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė” ka deklaruar qėndrimet politike dhe ligjore pėr trajtimin e tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė si dhe aspiratat pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė lirė dhe demokratike, qė respekton dhe mbron tė drejtat njerėzore bazė. Nė preambulėn e kėtij ligji, ndėr tė tjera, pranohet se “...gjatė 45 vjetėve, shumė qytetarė shqiptarė janė akuzuar, gjykuar, dėnuar dhe burgosur, internuar apo pėrndjekur pėr shkelje tė natyrės politike duke dhunuar tė drejtat e tyre civile, sociale, morale dhe ekonomike.” Po nė kėtė pjesė, Parlamenti “...u jep ish tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė pafajėsinė” dhe nė emėr tė shtetit juridik u kėrkon falje kėtyre njerėzve pėr dėnimet politike dhe vuajtjet qė kanė pėsuar nė tė kaluarėn.
30. Ligji nr. 7666, datė 26.01.1993 “Pėr krijimin e komisionit pėr rivlerėsimin e lejeve pėr ushtrimin e avokatisė dhe pėr njė ndryshim nė Ligjin nr. 7541, datė 18.12.1991 “Pėr Avokatinė nė Republikėn e Shqipėrisė ka pasur pėr objekt pastrimin e figurės nė funksionin e avokatisė. Ky ligj ndalonte ushtrimin e avokatisė nga persona qė kishin qenė ish oficerė tė Sigurimit tė Shtetit dhe bashkėpunėtorė tė tyre; ish anėtarė tė komiteteve tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, si dhe punonjės tė aparateve tė tyre nė qendėr, rrethe e rajone; ish drejtues tė organeve shtetėrore nė qendėr dhe rrethe; ish punonjės tė burgjeve dhe kampeve tė vuajtjes sė dėnimit. Gjithashtu, ndalimi shtrihej edhe tek personat qė kishin mbaruar studimet nė Fakultetin e Drejtėsisė mbi bazėn e arsimit tė shkollės sė lartė tė partisė; qė kishin qenė ish kryetarė tė zyrave tė kuadrit tė tė gjitha niveleve; qė kishin marrė pjesė si hetues, prokurorė ose gjyqtarė nė proceset politike speciale, tė montuara; qė kishin kryer funksione tė larta drejtuese nė organet qendrore tė drejtėsisė; qė kishin pėrdorur dhunė fizike ose psikike gjatė hetimeve apo veprimeve tė tjera; qė kishin marrė pjesė nė vrasjet nė kufi. Ndalimi pėr ushtrimin e avokatisė pėr personin qė prekej nga ligji ishte 5 vjet. Kundėr vendimit tė marrė sipas kėtij ligji mund tė bėhej ankim nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė.
31. Kushtetutshmėria e ligjit tė pėrmendur mė sipėr u bė objekt shqyrtimi nė Gjykatėn Kushtetuese, mbi bazėn e kėrkesės sė Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste. Gjykata Kushtetuese e deklaroi ligjin nė fjalė antikushtetues. Kjo Gjykatė, ndėr tė tjera, u shpreh se rivlerėsimi i lejeve tė ushtrimit tė profesionit binte nė kundėrshtim me dispozitat kushtetuese pėr sistemin gjyqėsor, tė cilat parashikojnė se avokatia ishte njė profesion i lirė e rrjedhimisht, i vetėadministrueshėm. Mė tej, Gjykata mbajti qėndrimin se ndalimet e ligjit cenonin kriterin demokratik tė vlerėsimit individual dhe jo kolektiv tė figurės dhe cilėsive tė avokatėve, tė drejtėn kushtetuese pėr tė zgjedhur profesionin dhe vendin e punės si dhe parimet e ndarjes sė pushteteve dhe prezumimit tė pafajėsisė (shih vendimin e Gjykatės Kushtetuese (GJK) nr.8, datė 21.05.1993).
32. Nė vitin 1995 u miratuan dy ligje qė lidhen me pastėrtinė e figurės: Ligji nr. 8001, datė 22.09.1995 “Pėr genocidin dhe krimet kundėr njerėzimit kryer nė Shqipėri gjatė sundimit komunist pėr motive politike, ideologjike dhe fetare” (Ligji pėr genocidin) dhe Ligji nr. 8043, datė 30.11.1995 “Pėr kontrollin e figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik” (Ligji pėr verifikimin e figurave). Ligji pėr genocidin kishte si qėllim pėrshpejtimin e ēėshtjeve penale qė lidheshin me krimet kundėr njerėzimit pėr motive politike, ideologjike, klasore dhe fetare, organizuar dhe kryer nga shteti komunist si dhe tė ndalonte qė ish drejtues tė lartė nė funksione politike, tė zgjedhura, ekzekutive e gjyqėsore gjatė sistemit komunist si dhe bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit tė mund tė zgjidheshin nė organet qendrore dhe lokale tė pushtetit apo tė emėroheshin nė administratėn e lartė tė shtetit, nė sistemin gjyqėsor dhe nė masmedia, deri nė 31 dhjetor 2001.
33. Qėllimi i ligjit pėr verifikimin e figurave ishte sigurimi i pastėrtisė sė jetės demokratike tė shtetit shqiptar nė periudhėn e tranzicionit postkomunist. Sipas kėtij ligji, organet dhe funksionet qė do t’i nėnshtroheshin verifikimit tė figurės ishin: Presidenti i Republikės, tė zgjedhurit, funksionet drejtuese nė ekzekutiv dhe nė administratėn shtetėrore, drejtues nė Forcat e Armatosura dhe forcat e policisė, ndihmėsgjyqtarė, gjyqtarė, prokurorė dhe policia gjyqėsore. Gjithashtu, verifikimit do t’i nėnshtroheshin dhe drejtuesit e redaktorėt nė RTSH dhe ATSH; gazetarėt dhe punonjėsit me detyrėn mė tė lartė nė gazetat me tirazh mbi 3000 kopje; funksionet drejtuese nė bashkėsitė ekonomike, institucionet shtetėrore financiare dhe tė sigurimeve, si dhe nė bankat shtetėrore; rektorėt dhe drejtorėt nė universitete dhe shkolla tė larta. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, pėr tė shėrbyer nė funksionet e mėsipėrme, personi duhej qė, gjatė gjithė periudhės 28.11.1944 gjer mė 31.03.1991, tė mos kishte qenė drejtues nė strukturat politike tė Partisė sė Punės, i zgjedhur, drejtues nė ekzekutiv ose nė administratėn shtetėrore, oficer dhe bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit apo i ndonjė shėrbimi tė huaj analog, denoncues ose dėshmitar i rremė nė proceset politike, hetues, prokuror ose gjyqtar nė procese politike speciale.
34. Grupi Parlamentar i Partisė Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisė Social Demokrate paraqitėn kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese pėr deklarimin antikushtetues tė dy ligjeve tė sipėrpėrmendura. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e datės 31.01.1996, nė tėrėsi, rrėzoi kėrkesat e kėtyre dy subjekteve (me pėrjashtim tė pretendimit pėr jokushtetutshmėrinė e dispozitės qė parashikonte qė gazetarėt e gazetave i nėnshtroheshin kontrollit dhe dispozitės sipas tė cilės Ministri i Drejtėsisė lejohej tė bėnte kėrkesė pėr verifikimin e kryesive tė partive dhe shoqatave politike) (vendimi i GJK nr.1/1996). Sipas Gjykatės, dy ligjet pėrcaktonin kufizime tė arsyeshme dhe iu pėrgjigjeshin kėrkesave morale tė shoqėrisė demokratike nė Shqipėri.
35. Sipas parashikimeve tė ligjit pėr verifikimin e figurave, pėr zbatimin e tij, ngrihej njė komision shtetėror i pėrbėrė nga 7 anėtarė. Kundėr vendimit tė Komisionit personi qė i nėnshtrohej verifikimit mund tė ankohej nė Gjykatėn e Kasacionit brenda 7 ditėve nga dita e komunikimit. Komisioni i ngritur sipas ligjit ushtroi veprimtarinė e tij deri nė fund tė vitit 2001.
36. Duke filluar nga viti 1996, ligjit pėr verifikimin e figurave iu bėnė disa ndryshime, tė cilat, kryesisht, ngushtuan fushėn e veprimit tė tij. Kėshtu, me Ligjin nr.8151, datė 12.09.1996, u pėrjashtuan nga verifikimi i figurės tė zgjedhurit dhe kandidatėt pėr t’u zgjedhur nė organet e pushtetit vendor. Ndryshimi i dytė, nė maj tė vitit 1997 (Ligji nr.8280, datė 13.05.1997), ngushtoi rrethin e pozicioneve dhe cilėsive tė mbajtura gjatė sistemit komunist qė konsideroheshin si kusht pengues pėr tė shėrbyer nė funksionet publike tė pėrcaktuara sipas ligjit (nė ndryshim nga ligji bazė fakti qė njė person kishte qenė i zgjedhur, nė funksione politike jo tė larta, nė funksione ekzekutive, gjyqtar, prokuror ose hetues etj., gjatė sistemit komunist nuk pėrbėnte njė kusht pengues...). Dy ndryshimet e fundit ligjore (ligjet nr.8232, datė 19.08.1997 dhe nr.8280, datė 15.01.1998) kufizuan edhe mė tej fushėn e veprimit tė ligjit dhe bėnė disa ndėrhyrje nė procedurat e funksionimit dhe vendimmarrjes sė Komisionit pėr kontrollin e figurės. Ligji pėr verifikimin e figurave, sipas parashikimit fillestar, i pushoi efektet nė 31 dhjetor 2001.
37. Mė datė 22.12.2008, Kuvendi miratoi Ligjin nr. 10034 “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė tė zgjedhurve”, i cili ėshtė objekt i kėtij gjykimi kushtetues.

B. Standarde kushtetuese dhe ndėrkombėtare lidhur me legjislacionin pėr pastėrtinė e figurės (lustracionin)
38. Pėr tė shqyrtuar ēėshtjen, objekt shqyrtimi, Gjykata bazohet nė standardet kushtetuese dhe ndėrkombėtare, tė cilat duhet tė respektohen nga ligjvėnėsi nė marrjen e masave legjislative pėr pastėrtinė e figurės (lustracionin). Nė esencė kėto dokumente kėrkojnė qė ligjet e lustracionit tė jenė nė pėrputhje me parimet e shtetit tė sė drejtės (neni 4 i Kushtetutės) dhe pėr kėtė arsye, tė plotėsojnė disa kushte. Mbi tė gjitha, lustracioni duhet tė fokusohet tek kėrcėnimet qė mund tė vijnė prej zbatimit tė tij nė tė drejtat themelore tė njeriut dhe proceset demokratike; hakmarrja nuk mund tė jetė asnjėherė qėllimi i kėtyre ligjeve si dhe, nuk duhet tė lejohet keqpėrdorimi shoqėror ose politik i rezultateve tė procesit tė lustracionit. Q&e

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos