Tregu i pasurive tė paluajtshme nė Shqipėri ofron mundėsi pėr tė huajt



Shqipėria ėshtė vendi mė tėrheqės nė rajon pėr thithjen e investimeve nė tregun e pasurive tė paluajtshme. Mbi 40 pėrfaqėsues tė bizneseve nga vende tė ndryshme tė botės kanė shprehur interesin pėr tė investuar nė Shqipėri nė kėtė sektor. Nė ditėn e dytė tė konferencės pėr zhvillimin e pasurive tė paluajtshme, ose siē njihen nė botė, “Real Estate”, u kėrkua njė bashkėpunim mė i madh i kėtij sektori me kompanitė e sigurimeve. Tregu i Real Estate ėshtė faktori mė i rėndėsishėm i Ekonomisė, dhe nga specialistėt konsiderohet si njė “lider” pėr investimet dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės. Por ky treg nė vendin tonė mbetet ende i paorganizuar nė Shqipėri. Edhe pse ndėrtimet zėnė pjesėn kryesore tė zhvillimit ekonomik nė vend, nė kėtė treg mungojnė studimet e tregut, tė mjedisit, arkitekturės, planifikimit, urbanizimit, si modele qė zbatohen prej dhjetėra dekadash sot kudo nė botė. Nė konferencėn qė u zhvillua nė Tiranė mbi kėtė treg, ekspertėt e imobiliareve theksuan qė ky treg tė zhvillohet, “mbetet e nevojshme realizimi i disa objektivave, sikurse janė krijimi i degėve tė specializuara nė arsimin e lartė pėr pasuritė e paluajtshme, metoda tė sakta licencimi pėr kėtė treg pėr firmat qė do tė duan tė pėrfshihen nė tė, krijimi i fondeve tė financimit etj”. Zhvillimin e shoqatės Kombėtare tė Pasurive tė Paluajtshme, sė fundi e ka marrė pėrsipėr shoqėria "ikubINFO Business Advisory", sh.p.k, e cila operon nė fushėn e shėrbimeve tė Pasurive tė Paluajtshme dhe sistemeve tė menaxhimit tė informacionit. Sektori i ndėrtimit mbetet partner kryesor nė zhvillimin e kėtij sektori, pasi dhe vendi qė ai zė nė tė ardhurat kombėtare ėshtė i konsiderueshėm. Ndėrtimi kontribuon me 18 pėr qind tė PPB-sė. Pėrfshirja e tė gjithė aktorėve qė merren me kėtė sektor, do tė ndikojė nė rregullimin e tregut tė pasurive tė paluajtshme, si dhe hapjen e tij ndaj partnerėve tė huaj.


BSH nxjerr nė shitje 2.3 miliardė lekė bono thesari

Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave, pėrfundoi dje ankandin e radhės pėr shitjen e bonove tė thesarit. Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė ankand u shitėn bono me maturim 3-mujor, me vlerė 2.300.000.000 lekė, qė do tė pėrdoren pėr bankat e nivelit tė dytė dhe pėr Bankėn e Shqipėrisė. Pėr kėto bono u pranuan 6 nga 8 kėrkesat konkurruese tė paraqitura dhe vlera e shitur shėnoi 2.300.000.000 lekė nga 2.420.600.000 lekė qė u kėrkuan. Yield-i maksimal i pranuar ėshtė 6.30 pėr qind, yield-i minimal, mesatar i thjeshtė dhe ai mesatar i ponderuar, shėnuan nivelin 6.25 pėr qind. Kėto bono do tė maturohen mė 07.08.2008, bėri tė ditur BSH-ja.


INSTAT: “Importet me Gjermaninė, 5.6 miliardė lekė nė tre muaj”

Importet e mallrave me Gjermaninė gjatė tremujorit tė parė tė kėtij viti llogariten nė 5 miliardė e 694 milionė lekė, nga 4 miliardė e 642 milionė lekė qė ishin nė tė njėjtėn periudhė tė vitit 2007. Sipas tė dhėnave tė publikuara nė fund tė muajit prill nga Instituti i Statistikave, eksportet me Gjermaninė gjatė periudhės janar-mars arritėn nė 694 milionė lekė, ose 137 milionė lekė mė shumė se nė tremujorin e parė tė vitit tė kaluar. Importet nga Gjermania pėrbėhen kryesisht nga produkte kimike, makineri, pajisje dhe pjesė kėmbimi, si dhe tekstile dhe kėpucė. Vlerėn mė tė lartė tė importeve e pėrbėn grupi makineri, pajisje dhe pjesė kėmbimi, duke arritur nė 3 miliardė e 323 milionė lekė. Referuar tė dhėnave tė INSTAT-it, struktura e eksporteve pėrbėhet kryesisht nga ushqime dhe pije, artikuj tekstile dhe materiale ndėrtimi. Pėr tremujorin e parė tė kėtij viti vlerėn mė tė lartė tė eksporteve e shėnoi grupi tekstile dhe kėpucė, e cila arriti nė 428 milionė lekė.



15 Maj 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos