Akademia, hapen regjistrimet pėr kandidatėt e Shkollės sė Policisė

TIRANE – Fillon ditėn e sotme, procesi i pranimit tė kandidatėve tė rinj qė do tė ndjekin studimet pranė Shkollės sė Policisė pėr “Patrullėn e Pėrgjithshme”. 

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, procesi i regjistrimit pėr aplikim fillon sot mė 21 maj 2008 dhe mbyllet mė 25 qershor 2008. “Konkurrimi me shkrim do tė bėhet nė datėn 10 korrik 2008 nė ambientet e Pallatit tė Kongreseve, nė orėn 08.00. Kuota e pranimit nė Shkollėn e Policisė do tė jetė 150 persona”, thanė burimet zyrtare nga policia. Sipas saj, kriteret e domosdoshme pėr pėrzgjedhjen e njė kandidati si punonjės i Policisė sė Shtetit janė: tė jetė shtetas i Republikės sė Shqipėrisė, tė ketė zotėsi tė plotė pėr tė vepruar, tė jetė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe i aftė fizikisht pėr tė kryer detyrėn, tė ketė mbaruar shkollėn e mesme, tė japė informacionin e kėrkuar nė lidhje me punėn e tij tė mėparshme ose ndonjė çėshtje tjetėr qė lidhet me pranimin e tij nė shėrbimin policor, tė mos jetė dėnuar penalisht me vendim tė formės sė prerė, tė ketė dėshmi tė aftėsisė sė drejtimit tė automjetit tė tipit B. Burimet zyrtare thanė se, nuk ka tė drejtė tė aplikojė pėr t`u pranuar nė polici personi ndaj tė cilit ėshtė marrė masa disiplinore e pėrjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga shėrbimi civil. Zyra e shtypit e policisė deklaroi se, dokumentet e nevojshme pėr aplikimin, tė cilat dorėzohen pranė Drejtorive tė policisė nė qarqet pėrkatėse janė: formulari i plotėsuar i aplikimit, tė pėrcaktuar nga struktura qendrore e personelit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, fotokopje e pasaportės ose certifikatė lindjeje me fotografi, kopje origjinale ose fotokopje tė noterizuar tė diplomės sė shkollės sė mesme, dėshmi penaliteti, fotokopje tė dėshmisė sė aftėsisė sė drejtimit tė automjetit tė tipit B. “Trajnimi tė cilit do t`i nėnshtrohen aplikantėt fitues do tė pėrbėhet nga njė trajnim policor bazė 20-javor pranė Akademisė sė Policisė “Arben Zylyftari”. Gjatė trajnimit bazė policor aplikantėt do tė trajnohen pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrat e njė punonjėsi policie, duke pėrfshirė patrullimin parandalues, hetimin paraprak tė krimeve, kontrollin dhe zbatimin e rregullave tė qarkullimit rrugor, policimin nė komunitet dhe zbatimin e strategjive bashkėkohore tė zbatimit tė ligjit”, thanė burimet zyrtare.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos