Merimangat e gjarpėrinjtė ēojnė gjashtė vetė nė spital

"Vejusha e zezė" dhe disa lloj zvarranikėsh tė rrezikshėm kanė "zaptuar" njė pjesė tė mirė tė qarkut tė Fierit. Moti i nxehtė ka risjellė nė jetė merimangėn vdekjeprurėse, pa lėnė mbrapa as gjarpėrinjtė. 

FIER / MAJLINDA RAMA

Pas rastit tė parė, ku merimanga rrezikoi jetėn e njė studenti nga fshati Afrim, kėto ditė tė nxehta numri i viktimave ėshtė rritur. Vetėm nė tri ditėt e fundit nė spitalin e Fierit janė paraqitur 6 raste tė pickimit nga vejusha e zezė. Tė prekurit kanė qenė kryesisht banorė tė zonave rurale, pasi insekti i rrezikshėm gjen strehė nė arat e mbjella si dhe nė vreshta. Mėsohet se ata janė jashtė rrezikut pėr jetėn. Rasti mė i fundit dhe qė aktualisht ndodhet nė spitalin e qyteti tė Fierit ėshtė ai i 50-vjeçarit Agrur Bora, nga fshati Roms i rrethit tė Mallakastrės. Burimet spitalore bėjnė tė ditur se Bora ka dy ditė qė qėndron i shtruar nė spital. Ai ėshtė paraqitur nė mjediset e urgjencės nė gjendje kritike pėr jetėn. Pas ekzaminimeve tė specialistėve, ėshtė konstatuar se 50-vjeçari ėshtė pickuar nė krahun e majtė nga insekti. Gjendja shėndetėsore e tij edhe dje ėshtė paraqitur e rėndė. Enjtja dhe mahisja nė krahun e pickuar i ka paralizuar shpatullėn. "Ai u paraqit nė gjendje tė rėndė nė urgjencė. Kishte mė shumė se dy orė qė ishte pickuar nga vejusha e zezė dhe kjo e rėndoi edhe mė shumė situatėn. Pasi i bėmė gjithė analizat e nevojshme filluam kurėn, duke mbajtur nėn vėzhgim tė vazhdueshėm pacientin, pasi ka luhatje tė vazhdueshme tė temperaturės dhe debulesė", tregoi pėr "Panorama", Maksi Tanaka, njė nga mjekėt e urgjencės sė spitalit tė Fierit. Por, sipas mjekut, ky nuk ėshtė rasti i parė. Duke qenė se Fieri ėshtė njė zonė bujqėsore, merimanga e zezė dhe shumė insekte e zvarranikė janė prezentė. "Ditėt e fundit janė shėnuar shumė fermerė, tė cilėt janė pickuar jo vetėm nga merimanga, por edhe nga gjarpėrinjtė. Njė fenomen i tillė ėshtė pėrhapur nė masė, ndaj dhe kujdesi duhet tė jetė maksimal", pohoi mjeku i urgjencės Tanaka. Sezoni i korrjes sė grurit dhe punėt e ndryshme nė ara, bėn qė fermerėt tė jenė tė pambrojtur dhe krejtėsisht tė pasigurt ndaj pickimit. Nė tė shumtėn e rasteve, pacientėt kanė rėnė viktima tė insekteve nė orėt e pikut, kur edhe temperatura shėnon maksimumin. Njė tjetėr fakt tepėr i rėndėsishėm dhe qė ndikon nė rritjen e kėtyre insekteve ėshtė edhe mungesa e dezinfektimit dhe spėrkatjes me insekticidė tė tokave bujqėsore. Mungesa e fondeve ka qenė njė nga faktorėt e dezinfektimit tė tokave. "Ështė e pamundur tė flasim pėr njė dezinfektim total tė tokave, pasi sipėrfaqja ėshtė shumė e madhe dhe e papėrballueshme nga ana jonė. Jemi mundur qė tė hedhim insekticide nė parcela tė ndryshme qė shihen si vatra infeksioni, por nuk mund tė pretendojmė eliminimin e plotė tė vejushės sė zeza apo tė zvarranikėve", u shprehėn burime pranė Drejtorisė sė Bujqėsisė Fier.


Rastet e fundit

P.A., 10 vjeç, nga fshati Agim i komunės Libofshė, pickohet nga vejusha e zezė
A.L., 12 vjeç, nga Pertova e rrethit tė Fierit pickohet nga merimanga e zezė
Mariglen Shano, 36 vjeç, nga Visoka e Mallakastrės, pickohet nga gjarpri
Anita Duka, 23 vjeç, nga Mbyeti i Fierit pickohet nga vejusha e zezė
Stir Nakuçi, 70 vjeç, nga fshati Suk, pickohet nga njė gjarpėr i llojit nepėrkė
Agrur Bora, 50 vjeç nga fshati Roms u pickua nga merimanga e zezė



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos