Floriri shqiptar, si ėshtė pėrdorur thesari shtetėror nga qeveritė ndėr vite

Historia nga qeveria “Noli” deri te vjedhja nė Kėrrabė. Tė vėrtetat dhe misteret e pasurisė monetare tė njė kombi

Ervin Koēi

Thesari i kombit shqiptar, i pėrbėrė kryesisht nga ari (floriri), por dhe metale tė tjera tė ēmuara, ka qenė njė prej elementeve mė tė forta monetare tė tij, qė mund tė konsiderohet si shteti shqiptar i nisur qė nga 1912-a. Qeveritė e ndryshme, qė nga ajo kohė, e kanė konservuar (ruajtur), shtuar ose pakėsuar kėtė thesar sipas nevojave tė tyre, qė varionin pa dyshim edhe me ngjarjet historike tė kohės. Duke qenė se kryesisht floriri, por bashkė dhe me argjendin, ishin dy metale tė cilat pėrbėnin edhe elementin bazė tė monedhės shqiptare qė qarkullonte nė atė kohė, thesari qė mbahej plus nė arkėn e shtetit, ishte veē njė element mė tepėr sigurie. Por qeveritė e ndryshme tė Shqipėrisė, sidomos ato pas viteve 1920, e kanė prekur kėtė thesar duke e pėrdorur pėr interesa tė posaēme. Edhe pse thesari nė ar, pasuria mė e madhe e popullit shqiptar, ka qenė i paprekshėm pėr kėtė tė fundit, jo e njėjta gjė mund tė mendohet pėr krerėt e ndryshėm tė qeverive tė ndryshme tė shtetit shqiptar ndėr vite. Historia tregon se ēėshtja e thesarit ėshtė ngushtėsisht e lidhur me politikėn. Dokumente tė ndryshme tregojnė se floriri ėshtė prekur nga krerėt e shtetit shqiptar nė periudha tė ndryshme historike, duke nisur nga qeveria e Fan S. Nolit e deri te vjedhja e parė publike, qė u identifikua nė vitin 2000 nė tunelin e Kėrrabės (Tiranė).

Si u krijua thesari

Qė nė periudhėn e pushtimit otoman, shqiptarėt e kanė pasur traditė tė hershme qė floririn ta mbajnė tė fshehur nė shtėpi. Vlera e kartėmonedhės nė kėtė periudhė ndryshonte shpesh, ndaj monedhat nė flori ose argjend (nė metale tė ēmuara) pėrbėnin garanci pėr ēdo shqiptar. Specialistė nga Drejtoria e Arkivit tė Shtetit tregojnė se nė kėtė periudhė qarkullonin tė gjitha monedhat e arit, por edhe kartėmonedha tė ndryshme amerikane, franceze, italiane dhe greke. Kaosi i qarkullimit tė monedhave dhe kartėmonedhave merr fund nė vitin 1920, kur Kėshilli i Ministrave i asaj kohe vendosi qė tė ardhurat e shtetit tė llogariten me franga ari. Ahmet Zogu, gjatė 25 viteve tė qeverisjes sė tij, solli ndryshime tė mėdha politike dhe ekonomike. Pėr herė tė parė Zogu zbatoi politikėn deinflacioniste, qė solli zhvlerėsimin e floririt dhe rriti vlerėn e kartėmonedhave (para letėr). Tregtarėt preferuan tė punonin me kartėmonedha, duke e depozituar floririn nė Bankėn e Shtetit.

Sa flori ka Shqipėria

Nė vitin 1922, nė njė raport tė Komisionit Financiar tė Lidhjes sė Kombeve, njė prej pėrfaqėsuesve tė tij, profesor Kalmes, tha se Shqipėria zotėron njė stok tė rėndėsishėm metalesh me vlerė 50 deri nė 100 milionė franga ari, pra minimumi rreth 320 tonė ar. Por nė vitet qė pasuan kjo shumė u mbush me mistere edhe pėr faktin se ajo disa herė u prek nga qeveritė qė pasuan. Aktualisht ndėr pikat mė tė debatuara nė lidhje me kėtė histori mbeten disa, siē mund tė jenė: askush nuk e di nėse Ahmet Zogu mori nga thesari 118 kilogramė flori, apo mė shumė. Nuk ka asnjė pėrgjegjės pėr zhdukjen e 280 tonėve ar nga thesari i shtetit, tė sekuestruar gjatė periudhės sė komunizmit, tė cilin mė pas qeveria komuniste e Enver Hoxhės e ka pėrdorur pėr shkaqe dhe nevoja tė ndryshme.

Ari pas vitit 1945

Nė janar tė vitit 1945, qeveria e dalė nga Lufta miratoi ligjin “Pėr tatimin e jashtėzakonshėm mbi fitimet e luftės”. Ky ligj godiste rėndė atė shtresė tė popullsisė qė kishte pasuri tė mėdha. Organet e Punėve tė Brendshme, njėsoj si Gestapoja e Hitlerit nė Gjermani, qė u sekuestronte hebrenjve arin dhe pasuritė me vlerė, u sekuestroi pasuritė tregtarėve dhe tė gjithė personave qė posedonin ar, duke mos u lėnė mė asgjė. Qindra familjeve tregtare nė Shkodėr, Elbasan, Korēė, Berat, Vlorė etj., iu sekuestrua e gjithė pasuria. Shumė prej tregtarėve tentuan ta fshihnin ose ta groposnin arin nė oborrin e shtėpisė, pėr ta ruajtur pasurinė e tyre tė vėnė me sa mund e sakrifica. Por njerėzit e Sigurimit tė Shtetit nuk ngurruan tė torturonin dhe burgosnin tė gjithė personat qė bėnin rezistencė, ndėrsa shumė tė tjerė u torturuan nė mėnyra ēnjerėzore derisa e treguan se ku e kishin fshehur arin. Tatimi i jashtėzakonshėm shkatėrroi plotėsisht gjendjen ekonomike tė familjeve tė pasura. Dallimi mes tatimit tė jashtėzakonshėm qė u zbatua nė Shqipėri dhe atij qė u zbatua nė vendet perėndimore, ėshtė thelbėsor. Nė Perėndim tregtarėve u merrej ajo pjesė e tatimit qė tregtarėt e kishin shumė tė lartė nė kohė lufte, sesa nė kohė paqeje. Kurse nė Shqipėri u asgjėsua tėrėsisht kapitali esencial dhe u bė nė metoda tėrėsisht jo ligjore dhe tė ashpra. Nė fund tė vitit 1948, forcat e Sigurimit tė Shtetit mendohet se kanė grumbulluar 43.816.682 monedha ari. Nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme mungon dokumentacioni i viteve 1945-1952, ndaj ėshtė shumė e vėshtirė tė konstatosh se sa ėshtė sasia e arit qė u ėshtė sekuestruar tregtarėve shqiptarė.

Blerim Ēela: “Tregtarėve u janė sekuestruar 283 tonė ar”

Ish-kryetari i Komisionit hetimor pėr Thesarin, deputeti Blerim Ēela, shprehet se ekzistojnė dokumente qė vėrtetojnė se 1700 personave iu ėshtė sekuestruar e gjithė pasuria. Sipas Ēelės, “tregtarėt kanė deklaruar se iu ėshtė marrė shumė mė tepėr flori nga sa ėshtė deklaruar nė dokumentet e depozituara nė Arkivin e Shtetit”. Nga hetimet e kryera rezultoi se nuk ka asnjė dokument pėr sekuestrimet e floririt tė bėra gjatė viteve 1946-1949, kur ka qenė edhe vala mė e madhe e sekuestrimeve. Ish-kryetari i Komisionit hetimor pėr Thesarin thotė se mendohet qė deri nė fund tė vitit 1948 forcat Sigurimit tė Shtetit mund tė kenė grumbulluar rreth 43 milionė e 816 mijė e 682 monedha ari, ose 283 tonė ar. Nė deklaratėn e 16 janarit tė vitit 1992, Ēela pohoi se “nė thesar janė futur vetėm 3 tonė ar, ose 3029 kilogramė flori”. Komisioni hetimor i ngritur nė vitin 1992 deklaroi se nuk ekziston asnjė dokument qė mund tė tregojė se ku e kanė dėrguar forcat e Sigurimit tė Shtetit arin e grumbulluar nė atė kohė nga familjet e pasura shqiptare dhe tregtarėt.



Qeveria komuniste e justifikoi vjedhjen e arit me “grabitjen” nga gjermanėt

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, qeveria shqiptare i kėrkoi palės gjermane kthimin e thesarit qė iu sekuestrua gjatė luftės. Nė prill tė vitit 1944 vėrtetohet qė njė pjesė e arit tė depozituar nė “REICH Bank” tė Berlinit ishte ar shqiptar. Historianėt qė kanė studiuar mbi kėtė ēėshtje tregojnė se nė kėtė bankė ishin depozituar 336 tonė ar, por vetėm 1.5 tonė ar i pėrkiste Shqipėrisė. Rreth 60 pėr qind e thesarit qė ndodhej nė shtetin italian u sekuestrua nga ushtria gjermane. Nė ditarin e Bankės Italiane thuhet se rreth 120 milionė franga shqiptare bankėnota u kthyen nė Shqipėri, ndėrsa floriri u mor pėr t’u ēuar nė Gjermani. Pas largimit tė mbretit, nė thesarin e shtetit shqiptar mbetėn 90 kilogramė flori. Nė vitin 1946 ndodhi incidenti i Kanalit tė Korfuzit. Dy anije britanike shpėrthejnė nė Kanalin e Korfuzit. Vriten 44 marinarė amerikanė dhe oficerė britanikė. Qeveria shqiptare konsiderohet fajtore nga britanikėt, tė cilėt kėrkojnė dėmshpėrblim nga pala shqiptare, qė lejoi vendosjen e minave nė Kanalin e Korfuzit. Por kreu komunist i asaj kohe, Enver Hoxha, nuk pranoi tė paguajė dėmshpėrblimin. Ēėshtja i kaloi Gjykatės sė Hagės, e cila na shpalli fajtorė dhe vendosi qė mos tė na jepej thesari, qė pėrbėhej prej 1.5 tonė ar. Pas 50 vjetėsh komisioni tripalėsh vendos t’i kthejė Shqipėrisė arin, por duke mbajtur pjesėn e dėmshpėrblimit dhe interesat. Nė shtator tė vitit 1998 u bė rishpėrndarja e fundit e arit tė sekuestruar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nga kjo Shqipėria mori vetėm 64 pėr qind tė sasisė sė arit, qė u mor nga gjermanėt. Tė njėjtėn pėrqindje morėn edhe vendet e tjera.


Floriri aktual dhe enigma e vjedhjes sė thesarit tė Kėrrabės

Me ardhjen e Partisė Demokratike nė pushtet vendoset qė thesari i shtetit, qė pėr 50 vjet qėndroi nė tunelet e Skraparit, tė zhvendosej nė Kėrrabė, aty ku nė vitin 2000 ndodhi edhe vjedhja e parė publike e thesarit. Nė Kuvend lideri demokrat Sali Berisha akuzoi hapur qeverinė pėr vjedhjen e thesarit tė shtetit. Berisha kėrkoi dorėheqjen e kryeministrit tė asaj kohe, Ilir Meta, dhe tė guvernatorit tė atėhershėm tė Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani. Ish-kryeministri Ilir Meta, pas akuzave tė njėpasnjėshme tė opozitės, kėrkoi qė tė evidentohet gjendja e thesarit. Rezultoi se vlera e arit qė mungonte nė thesar ishte e barasvlershme me 2 milionė e 800 mijė dollarė. Ish-kryeministri Ilir Meta deklaroi se qė nga viti 1997 nuk ishte kontrolluar gjendja fizike e thesarit dhe deri atėherė askush nuk kishte pse tė dyshonte se thesari ishte grabitur. Meta shprehej se “nuk e kuptonte se nga e dinte Partia Demokratike qė thesari ishte prekur apo grabitur?”. Sipas ish-kryeministrit Meta, ky thesar ishte cenuar nė kohė tė ndryshme dhe nė tė njėjtėn mėnyrė, dhe ka filluar shumė pėrpara vitit 2000. Meta tha se tė dhėnat tė ēojnė nė vitin 1997. Pas zbulimit tė shumės sė vjedhjes hapet dosja “Thesari”. Prokuroria ushtarake nis hetime mbi autorėt e vjedhjes sė thesarit tė Kėrrabės. Akuzohen pesė banorė tė fshatit Kėrrabė. Tuneli i fshatit Kėrrabė, ku nė vitin 2000 ndodhej thesari, sot ruhet ditė-natė nga forcat e Gardės. Pranė kėtij reparti ushtarak nuk mund tė futet askush pa lejen e Ministrisė sė Brendshme. Enigma e vjedhjes sė thesarit nė vitin 2000 vazhdon tė mbetet e tillė edhe pas 6 vjetėsh. Nuk ka asnjė pėrgjegjės pėr grabitjen e thesarit, qė ruhet nė tunelin e Kėrrabės, dyert hermetike tė tė cilit mund tė hapeshin vetėm nėpėrmjet njė kodi tė veēantė.




1 Shtator 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos