Vlora e vjetėr nė 100 foto

Ashtu siç ka qenė dikur dhe siç nuk do tė jetė mė asnjėherė. Janė 100 foto tė realizuara mė shumė se 100 vjet mė parė, qė sjellin pėr qytetarėt vlonjatė, Vlorėn e dikurshme, sot tė “zaptuar” nga vrulli i kohės. Ekspozita “Vlora, ky qytet…”, e realizuara nga arkitekti Pirro Stefa mblodhi mbrėmjen e sė premtes, intelektualė nga Vlora, e qytete tė tjera shqiptare, tė apasionuar pas fotografisė.

Veç pasionit pėr foton e vjetėr, tre kanė qenė arsyet qė kanė nxitur arkitektin Pirro Stefa pėr tė mbledhur fotot e Vlorės sė vjetėr dhe ekspozuar mė pas nė “Vlora, ky qytet”. “Unė vij nga njė familje vlonjate, gjyshėrit, prindėrit, vetė unė, madje edhe im bir, kemi lindur kėtu. Jam arkitekt, njė profesion mjaft i lidhur me fatin e qytetit, i cili tė lejon tė bėhesh dėshmitar i ndryshimeve, tė cilat realizohen pothuaj para syve. Nė kėto vite tė tranzicionit kam jetuar e punuar pėr disa vite jashtė vendit;kjo s’ka bėrė gjė tjetėr veçse me ka shtuar mallin dhe dashurinė pėr kėtė qytet, si dhe shtuar energjitė dhe pėrgjegjėsinė pėr tė kontribuar”. Ekspozita pėrmban rreth 100 foto tė vjetra tė Vlorės, qė pasqyrojnė jetėn qytetare, objektet e kultit, objekte arkitektonike, pazarin, rrugėn Vlorė-Skelė, Sheshin e Flamurit, bregdetin dhe portin, panoramat e qytetit etj. Fotoja mė e vjetėr daton nga viti 1905 dhe ėshtė pikėrisht njė pamje nga Skela dhe deti. Mė pas fotot vijnė nė kohė tė ndryshme, nė vitet 1920, apo 1939 dhe 1940. Stefa tregon se kėto fotografi janė realizuar nga fotografė tė talentuar, por qė mbetėn anonimė, tė cilėt, pa dyshim, nuk jetojnė mė, por qė me aparatet e tyre tė njė teknologjie tė thjeshtė tė fillimshekullit tė shkuar, i kanė bėrė njė shėrbim tė madh kujtesės sė kėtij qyteti. Ata kanė fiksuar Xhaminė e Muradies, Sahatin e Bashkisė, Obeliskun e Flamurit, Shtėpinė e Vlorajve, varrin e Ismail Qemalit, Rrugėn tregtare tė Hebrenjve, rrugėn historike “Justin Godart”, godinėn e Bashkisė, ish-Prefekturėn, bulevardin Vlorė-Skelė, Muzeun e Pavarėsise, klubin “Labėria”, Bankėn e vjetėr, Shatėrvanin e Katėr Topave, etj. “Punė disa vjeçare pėr t’i gjetur”,- pohon arkitekti, i cili pėr mėnyrėn si janė gjetur, preferon tė pėrgjigjet shkurt: “Kush kėrkon gjen”. Stefa thotė se kjo ekspozitė ėshtė njė homazh pėr Vlorėn, pėr fotografėt e vjetėr, por edhe pėr ata arkitektė qė realizuan projektet e atyre ndėrtesave, qė sot quhen tė vjetra, por qė i rezistuan kohės. Qerim Vrioni, njohės i fotografisė, nėnvizoi faktin qė “fotot e kėsaj ekspozite janė njė dokument i rėndėsishėm pėr tė njohur vlerat e vjetra tė qytetit, tė cilat fotografia i dėshmon si njė dokument pėr tė njohur transformimin e madh qė ka pėsuar qyteti nė rrjedhėn e kohės”. Specialistė dhe koleksionistė vlerėsuan punėn plot pasion tė arkitektit koleksionist Pirro Stefa pėr realizimin e fotoekspozitės.

Tė pranishmit gjithashtu kanė mirėpritur edhe njė dokumentar tė shoqėroi ekspozitėn, me tė njėjtin emėr, me skenar tė Dezdemona Stefės, bashkėshortes sė arkitektit Stefa. Dokumentari evokon tė kaluarėn dhe vjen tek e sotmja. Vlerėsohet zhvillimi i vrullshėm i qytetit, sidomos vitet e fundit, por gjithnjė me merakun e ruajtes sė traditės sė atyre pak objekteve tė mbetura nga e kaluara. “Bashkėqytetarėt e mi dhe unė do tė ishim edhe mė krenarė pėr kėtė qytet, nėse bashkė me kėtė arkitekturė tė re qė ndėrtojmė sot intensivisht, e jo rrallė herė brutale, do tė bashkėjetonte edhe kalaja e famshme e Vlorės, pallatet e bejlerėve tė saj perėndimorė, objektet e kultit – xhamitė e kishat - kinematė e paraluftės, parqet, pazari i vjetėr, sahatet, hanet, hotelet, shatėrvanėt, rrugėt tregtare, varrezat, monumentet, disa nga shtėpitė e vjetra, rrugicat e mėhallat e fqinjėsisė sė mirė, ashtu siç duken natyrshėm dhe nė kėto foto. Pėr tė treguar se ky ėshtė njė qytet me rrėnjė, me tė shkuar, qė ka ditur tė tregojė rrugėn e krenarisė dhe detyrimeve ndaj atdheut, duke mbajtur lart armėt e shenjta nė betejėn e madhe pėr njė besim tė ri, pėr njė atdhe tė lirė e tė mosvarur. Se ky qytet ėshtė i stėrgjyshėrve tanė, i gjyshėrve, i baballarėve, i yni por edhe i atyre qė do tė vijnė pas nesh, tė cilėt, me tė drejtė, do tė pyesin dhe do tė duan tė dinė mė shumė nesėr pėr tė parėt e tyre dhe qytetin ku kanė lindur”, - thotė Stefa.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos